|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | 1 - Njoftim
All day 2023.12.01 Ditën e mërkurë, më datë 10.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 33/2023, datë 20.07.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 671, datë 14.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 | 3 |
4 - Njoftim
All day 2023.12.04 Ditën e mërkurë, më datë 20.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 - Dhomë këshillimi
All day 2023.12.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 03.11.2023, ora 10:00, në dhomë këshillimi çështjen që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Rovena Gashi (JR) nr. 10-20/2018, datë 07.04.2021; (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; nr. 204/232 prot., datë 27.10.2023, të cilat kanë të njëjtin objekt, “Rishikimin e vendimit nr. 12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u caktua për t’u zhvilluar në datën 06.12.2023, ora 10:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.12.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, unanimisht për kërkesat me nr. “i”, “ii”, “iii” dhe “v” dhe me shumicë votash vetëm për kërkesën nr. “iv”, vendosi:
Mospranimin e kërkesave të kërkueses Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, te regjistruara si më poshtë:
(i) (JR) nr.10-20/2018, datë 07.04.2021; (ii) (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (iii) (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (iv) (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; (v) nr. prot. 204/232, datë 27.10.2023.
U shpall në Tiranë, më datë 06.12.2023. - Njoftim
All day 2023.12.06 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 704, datë 09.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Në datën 06.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla
| 7 - Seancë publike
All day 2023.12.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.12.2023, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Kryesuesja e seancës bëri me dije se subjekti i rivlerësimit kishte risjellë në Kolegj në formën e kërkuar nga ligji disa akte, sipas detyrës së ngarkuar nga trupi gjykues gjatë seancës së mëparshme. Trupi gjykues vendosi pranimin në cilësinë e provës të këtyre akteve, ndërsa lidhur me denoncimet vendosi të mos vijohej me hetimin e mëtejshëm të tyre, për shkak se nuk përmbushin kriteret e përcaktuara nga neni 53, i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale,dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Komisioneri Publik, duke i qëndruar të gjitha shkaqeve të ankimit, i kërkoi Kolegjit vlerësimin e problematikave të evidentuara për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, ndërsa, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe nuk ka arritur të provojë të kundërtën e ankimit gjatë gjykimit të çështjes në Kolegj. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Subjekti i rivlerësimit kundërshoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për të dyja kriteret e rivlerësimit, kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe atë të pasurisë, duke pretenduar se nuk qëndrojnë e nuk janë të bazuara në ligj dhe në prova. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 15.12.2023, ora 09:15. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2023.12.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.12.2023, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2023, datë 19.05.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të, ndodhen në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm, ndërsa lidhur me kriterin e aftësive profesionale, i kërkoi Kolegjit të vlerësojë mangësitë e evidentuara në shkaqet e ankimit. Përfundimisht, Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Naim Tota. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, duke deklaruar se nuk janë të mbështetura në ligj e në prova, por në vlerësime subjektive dhe dyshime të paprovuara. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 13.12.2023, ora 14:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 8 | 9 | 10 |
11 | 12 - Dhomë këshillimi
All day 2023.12.12 Ditën e martë, më datë 12.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.12.12 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 449, datë 22.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gina. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.12.2023. - Njoftime
All day 2023.12.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi. Në datën 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ****************************************************************************** Në datë 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare e trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit nr. 368, datë 19.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 35, datë 07.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ***************************************************************************** Në datë 12.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit 437, datë 10.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
| 13 - Njoftim vendimi
All day 2023.12.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 20/2023, datë 19.05.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Naim Tota. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 13.12.2023. - Njoftim
All day 2023.12.13 Ditën e martë, më datë 16.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 12/2023, datë 15.03.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 606, datë 21.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 14 | 15 - Dhomë këshillimi
All day 2023.12.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2023, ora 10:00, seancën plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 15.12.2023, ora 09:30, me qëllim njoftimin personalisht të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) dhe të përfaqësuesve të saj sipas prokurës së posaçme, av. Juljan Hashorva dhe av. Erhart Dedja. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.12.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 15.12.2023, në Tiranë. - Njoftim
All day 2023.12.15 Ditën e mërkurë, më datë 17.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 16 | 17 |
18 | 19 - Dhomë këshillimi
All day 2023.12.19 Ditën e martë, më datë 19.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2023.12.19 Ditën e enjte, më datë 18.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.12.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
• Lënien në fuqi të vendimit nr. 368, datë 19.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj. • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.12.2023.
| 20 - Dhomë këshillimi
All day 2023.12.20 Ditën e mërkurë, më datë 20.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.12.20 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 315, datë 16.11.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Brahim Dragjoshi pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.12.2023.
| 21 | 22 - Njoftim
All day 2023.12.22 Ditën e mërkurë, më datë 24.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 23 | 24 |
25 | 26 - Njoftime
All day 2023.12.26 Sot, më datë 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit nr. 337, datë 18.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 20/2021, datë 21.04.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ina Rama ****************************** Sot, më datë 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit nr. 357, datë 18.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ******************************* Sot, më datë 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 693, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 41, datë 19.12.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2023.12.26 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 57/2023, datë 20.12.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kujtim Bashaj kundër vendimit nr. 705, datë 18.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |