|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 | 3 - Dhome keshillimi
10:00 -14:00 2023.05.03 Ditën e mërkurë, më datë 03.05.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 367, datë 16.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
15:00 -16:00 2023.05.03 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar në regjistrin e kërkesave të tjera procedurale të juridiksionit të rivlerësimit ankimi me nr. 60/2023 (JR), datë 28.04.2023, që i përket subjektit ankues Maksim Sota me objekt “Rivendosje në afat e të drejtës për ankim ndaj Vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”. Sot, në datën 03.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ************************* Sot, më datë 03.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit nr. 381, datë 06.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
15:00 -18:00 2023.05.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 367, datë 16.04.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 367, datë 16.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.05.2023.
| 4 - Njoftim
11:00 -14:00 2023.05.04 Ditën e martë, më datë 06.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 37/2021, datë 07.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ramazan Avdiu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 381, datë 06.05.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 5 | 6 | 7 |
8 - Njoftim
10:00 -15:00 2023.05.08 Më datë 08.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit nr. 293, datë 10.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 12, datë 05.05.2023, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62, datë 22.12.2020, ka këtë përbërje: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi
| 9 - Njoftim
10:00 -16:00 2023.05.09 Ditën e enjte, më datë 08.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2020, datë 22.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artur Gaxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 293, datë 10.09.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -16:00 2023.05.09 Ditën e hënë, më datë 12.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 16/2023, datë 24.04.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 03.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Cengu. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 10 - Njoftim
10:00 -16:00 2023.05.10 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 17/2023, datë 05.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Xhembulla kundër vendimit nr. 645, datë 11.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 10.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
| 11 - Seancë publike
10:00 -15:00 2023.05.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.05.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2021, datë 26.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit në lidhje me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, duke kërkuar lënien në fuqi, ose në mënyrë alternative, ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020. Subjekti i rivlerësimit znj. Irena Brahimi dha shpjegime lidhur me ankimin e saj kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe paraqiti kundërshtimet lidhur me ankimin e Komisionerit Publik. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020 dhe konfirmimin në detyrë. Pas debatit gjyqësor, në kuadër të kërkesave respektive të Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit drejtuar Kolegjit në funksion të shqyrtimit të çështjes, pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi: -çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit bashkëngjitur parashtrimeve në seancën e sotme gjyqësore. -me shumicë votash, kryerjen e një analize financiare paraprake të lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe pretendimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë. Kjo analizë financiare do t’u përcillet palëve, për njohje, brenda datës 25 maj 2023. -vendosjen në dispozicion, subjektit të rivlerësimit të një informacioni mbi një publikim të një portali mediatik, pjesë e ankimit të Komisionerit Publik në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale. Ky informacion do t’i përcillet subjektit të rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, për të mbajtur një qëndrim gjatë seancës së ardhshme gjyqësore, e cila do të zhvillohet më datë 05.06.2023, ora 10:00. Po në këtë seancë, edhe trupi gjykues do të shprehet lidhur me informacionin mbi publikimin e portalit mediatik. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 12 - Njoftim
10:00 -11:00 2023.05.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit nr. 630, datë 03.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 12.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz - Njoftim
10:00 -11:00 2023.05.12 Më datë 12.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Sokol Çomo, i caktuar gjyqtar i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, që i përket kërkuesit Shtjefën Lleshi kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014. Zëvendësimi i gjyqtarit Sokol Çomo është bërë pas kërkesës së gjyqtarit për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 1, datë 11.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje: Relatore e çështjes: Albana Shtylla Gjyqtare: Ina Rama Gjyqtare: Natasha Mulaj
| 13 | 14 |
15 | 16 - Seancë publike
10:00 -16:00 2023.05.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.05.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2022, datë 01.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 535, datë 26.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Bledar Bejko. Gjatë paraqitjes së ankimit, për të cilin deklaroi se është bërë brenda afateve të përcaktuara në ligj, Komisionerja Publike vlerësoi se konstatohen mangësi për kriterin e vlerësimit të pasurisë, problematika në kontrollin e figurës dhe të aftësive profesionale dhe se qëndrimi i Komisionit, sipas të cilit, subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm për të trija kriteret e vlerësimit, nuk është i mbështetur në një vlerësim të drejtë të fakteve, provave dhe legjislacionit të zbatueshëm. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 535, datë 26.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Bledar Bejko. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisioneres Publike, duke pretenduar se është bërë përtej afatit ligjor 15 – ditor. Ndërsa prapësoi shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit, subjekti i rivlerësimit deklaroi se ato nuk qëndrojnë dhe se janë të pabazuara në ligj e në prova. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur parashtrimeve të tij, të identifikuara gjatë seancës së sotme gjyqësore. Bazuar në parimin e barazisë para ligjit, të kushtetueshmërisë, parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 535, datë 26.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lidhur me denoncimet e publikut, Komisionerja Publike u shpreh se e konsideron të panevojshëm mbajtjen e një qëndrimi, pasi rrethana e të dhëna rreth tyre janë të përfshira në shkaqet e ankimit, të cilat janë të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit. Relatorja e çështjes i drejtoi disa pyetje sqaruese subjektit të rivlerësimit lidhur me denoncimet, për një prej të cilave, ai kërkoi kohë të mjaftueshme për t’u përgjigjur. Me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe administrimin në cilësinë e provës të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, përveç dy akteve, të cilat janë tashmë të administruara në dosje. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 17 maj 2023, ora 11:00. Gjatë kësaj séance, trupi gjykues do të shpallë vendimin lidhur me denoncimet e publikut si dhe do të shprehet lidhur me kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme lidhur me pyetjen e relatores së çështjes. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 17 - Seancë publike
11:00 -16:00 2023.05.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.05.2023, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2022, datë 01.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 535, datë 26.05.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Bledar Bejko. Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rilerësimit bashkëlidhur prapësimeve të depozituara në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit më datë 15.05.2023. Trupi gjykues shpalli gjithashtu, vendimin lidhur me denoncimet e publikut: – Lidhur me dy denoncime, trupi gjykues vendosi të mos kryejë hetime të mëtejshme. Për njërin prej tyre, për arsye se aktet e administruara në dosje janë të mjaftueshme për të bërë një vlerësim; ndërsa për tjetrin, sepse nuk përmban fakte dhe rrethana të mjaftueshme për hetime të mëtejshme. -Lidhur me tri denoncime të tjera, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi t’i drejtohet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për informacion shtesë në funksion të hetimeve të mëtejshme rreth tyre. Në pritje të mbërritjes së këtyre informacioneve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 19 qershor 2023, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftime
12:00 -15:00 2023.05.17 Sot, më datë 17.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit nr. 317, datë 20.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi **************************** Sot, më datë 17.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla **************************** Më datë 17.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar gjyqtare e Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, që i përket kërkuesit Shtjefën Lleshi kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (ish-KLD), për Procedimin Disiplinor (JD) me Nr. 100, datë 16.07.2014. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua unanimisht me vendimin nr. 2, datë 17.05.2023, nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryetare), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë), trupi gjykues i Kolegjit të shqyrtimit paraprak në çështjen (JD) nr. 1/2023, datë 15.02.2023, ka këtë përbërje: Relatore e çështjes: Albana Shtylla Gjyqtare: Ina Rama Gjyqtare: Mimoza Tasi
| 18 | 19 | 20 | 21 |
22 | 23 - Njoftim
10:00 -12:00 2023.05.23 Sot, më datë 23.05.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz
| 24 | 25 - Njoftim
10:00 -11:00 2023.05.25 Ditën e martë, më datë 20.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 290, datë 10.08.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -14:00 2023.05.25 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 632, datë 08.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia. Në datën 25.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
| 26 | 27 | 28 |
29 - Njoftim
10:00 -11:00 2023.05.29 Ditën e mërkurë, më datë 21.06.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 5/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albano Çepele kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 317, datë 20.11.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
13:00 -14:00 2023.05.29 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2023, datë 19.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota. Në datën 29.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
| 30 - Njoftim
10:00 -15:00 2023.05.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit nr. 635, datë 13.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim
10:00 -14:00 2023.05.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit nr. 636, datë 15.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi - Njoftim
12:00 -16:00 2023.05.30 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta. Në datën 30.05.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama
| 31 | Qershor | Qershor | Qershor | Qershor |