|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Qershor | Qershor | Qershor | Qershor | Qershor | 1 | 2 |
3 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.03 Ditën e hënë, më datë 03.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
10:00 -14:00 2023.07.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 38/2021, datë 14.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 369, datë 21.04.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 369, datë 21.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 03.07.2023, në Tiranë.
| 4 - Seancë publike
10:00 -16:00 2023.07.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.07.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2023, datë 06.04.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik pretendoi se subjekti i rivlerësimit rezulton në përpjekje për të fshehur pasurinë, sipas nenit D, pika 5 e Aneksit të Kushtetutës, duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia, sipas nenit 61, pika 5 e ligjit 84/2016. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë dhe në mbështetje të pretendimeve të tij depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të pranoheshin si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit kohë të mjaftueshme, në pritje të një përgjigjeje nga ambasada shqiptare në NATO, pas kërkesës së bërë prej tij për vënien në dispozicion të një dokumenti mbi të ardhurat financiare nga puna pranë kësaj organizate, të një personi të lidhur me të. Pas disa pyetjeve në funksion të shqyrtimit të çështjes të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe të njërës prej gjyqtareve anëtare, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Për sa i përket denoncimeve të ardhura në adresë të subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vlerësoi se ato nuk përmbajnë rrethana të mjaftueshme për hetime të mëtejshme, në kuptim të nenit 53, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi vendosi të pranonte kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme në pritje të përgjigjes nga përfaqësia diplomatike shqiptare pranë NATO-s, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19 korrik 2023, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 5 - Njoftim
08:00 -14:00 2023.07.05 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 26/2023, datë 29.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa kundër vendimit nr. 649, datë 24.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 05.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ******** Më datë 05.07.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 9/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 318 datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kujtim Luli. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 9/2021, datë 02.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ******** Më datë 05.07.2023 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit nr. 418, datë 09.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.05 Ditën e mërkurë, më datë 05.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
12:00 -16:00 2023.07.05 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 339, datë 19.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.07.2023
| 6 - Seancë publike
10:00 -16:00 2023.07.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 05.06.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2021, datë 26.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në fillim të seancës gjyqësore, subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, depozitoi një akt të shërbimit postar lidhur me kohën e paraqitjes së ankimit të saj kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, akt që u pranua si provë nga trupi gjykues. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 11.05.2023, palët debatuan rreth analizës financiare paraprake të kryer nga Kolegji, lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, si dhe me pretendimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë. Subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi kërkoi kohë shtesë për të mbajtur qëndrim lidhur me disa pika në parashtrimet e sotme të Komisionerit Publik, që sipas saj, tejkalojnë ankimin. Lidhur me këtë kërkesë, trupi gjykues vlerësoi se subjekti i rivlerësimit mund të ridebatojë rreth kësaj çështjeje gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare. Kolegji pranoi në cilësinë e provës dy akte të reja, të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, në mbështetje të pretendimeve të saj lidhur me analizën financiare paraprake. Po në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së datës 11.05.2023, subjekti i rivlerësimit mbajti qëndrim lidhur me informacionin mbi një publikim të një portali mediatik, pjesë e ankimit të Komisionerit Publik në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues të mos pranojë të shqyrtojë më tej këtë informacion, pasi nuk përmbush kriteret e një denoncimi, sipas nenit 53 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Në këtë kuadër, në funksion të hetimit gjyqësor, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me qëllim administrimin e dosjes gjyqësore së një çështjeje penale në pritje për t’u shqyrtuar pranë kësaj gjykate, që lidhet me informacionin e publikuar nga media. Trupi gjykues e pranoi këtë kërkesë të Komisionerit Publik dhe në pritje të dokumentacionit si dhe përcjelljes së tij palëve, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 6 korrik 2023, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim
10:00 -17:00 2023.07.06 Ditën e hënë, më datë 24.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 296, datë 16.09.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
10:00 -16:00 2023.07.06 Ditën e martë, më datë 25.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 9/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 318, datë 03.12.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 7 - Njoftim
08:00 -15:00 2023.07.07 Ditën e enjte, më datë 27.07.2023, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2023, datë 05.05.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Xhembulla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 645, datë 11.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
08:00 -14:00 2023.07.07 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 660, datë 16.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea. Në datën 07.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi ****** Njoftim Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit nr. 658, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 07.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama
| 8 | 9 |
10 - Njoftim
14:00 -16:00 2023.07.10 Ditën e enjte, më datë 27.07.2023, ora 11:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 54/2021, datë 24.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 415, datë 07.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.11 Ditën e martë, më datë 11.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
14:00 -16:00 2023.07.11 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 303, datë 05.10.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 303, datë 05.10.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Silvana Pani. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.07.2023.
| 12 - Seancë Publike
10:30 -16:00 2023.07.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12.07.2023, ora 10:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2021, datë 10.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Subjekti i rivlerësimit parashtroi në mënyrë të detajuar argumentet e tij lidhur me shkeljen procedurale të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, atë të pasqyrimit në vendim të një konkluzioni për pasurinë e tij, apartament banimi në Lezhë, me dy shtesa anësore, konkluzion ky, që nuk ishte i shumicës, por i relatorit të çështjes. Në vijim të këtyre argumenteve, subjekti i rivlerësimit deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 290, datë 10.08.2020, është marrë në shkelje të rëndë të ligjit.
Në vijim, subjekti i kërkoi Kolegjit marrjen në cilësinë e provës të disa akteve që ka depozituar bashkëngjitur ankimit, si dhe aksesimin e disa informacioneve nga burime të hapura.
Pas disa pyetjeve të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe pasi u konsultua, trupi gjykues, bazuar në nenin 47 të ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar dhe në nenin 49, pika 6, shkronja “a” të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi të mos lejojë marrjen si provë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit.
Lidhur me kërkesën për të aksesuar informacione nga burime të aksesueshme dhe të hapura, trupi gjykues vlerësoi që ato mund të konsultohen prej tij në kuadër të këtij gjykimi.
I pyetur nga kryesuesja rreth kërkimit përfundimtar, subjekti i rivlerësimit deklaroi se i qëndron kërkimit përfundimtar të përfshirë në ankim.
Trupi gjykues, i konsultuar në vend, deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 14.07.2023, ora 13.00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 13 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.13 Ditën e enjte, më datë 13.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 402, datë 17.06.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
14:00 -16:00 2023.07.13 Ditën e hënë, më datë 25.09.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 418, datë 09.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
14:00 -16:00 2023.07.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 45/2021, datë 16.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 402, datë 17.06.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 402, datë 17.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Agim Dalipaj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.07.2023.
| 14 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.14 Ditën e premte, më datë 14.07.2023, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 60/2023, datë 28.04.2023, për kërkesën e kërkuesit Maksim Sota, për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr.510, datë 17.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
12:00 -14:00 2023.07.14 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 290, datë 10.08.2020. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 290, datë 10.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 14.07.2023, në Tiranë. - Njoftim vendimi
13:00 -14:00 2023.07.14-2023.07.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 60/2023, datë 28.04.2023 që i përket kërkesës së kërkuesit Maksim Sota për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi: 1. Mospranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 2. Të njoftohet kërkuesi Maksim Sota për këtë vendim. U shpall në Tiranë, më datë 14.07.2023
| 15 | 16 |
17 | 18 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.18 Ditën e martë, më datë 18.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 340, datë 01.02.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
15:00 -16:00 2023.07.18 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 340, datë 01.02.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 340, datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.07.2023.
| 19 - Seancë publike
08:00 -11:00 2023.07.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.07.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2023, datë 06.04.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit bëri me dije përgjigjen e përfaqësisë diplomatike shqiptare pranë NATO-s lidhur me kërkesën e bërë prej subjektit të rivlerësimit për vënien në dispozicion të një dokumenti mbi të ardhurat financiare nga puna pranë kësaj organizate, të një personi të lidhur me të. Nëpërmjet kësaj përgjigjeje, subjekti i rivlerësimit, z. Erarbër Madhi informohej se Departamenti i Burimeve Njerëzore pranë Sekretariatit të NATO-s, edhe për shkak të konfidencialitetit të të dhënave, nuk kishte sjellë informacion lidhur me kërkesën. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës këtë dokument. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se palët kërkuan kohë të arsyeshme për përgatitjen e tyre, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 25.07.2023, ora 13:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftime
11:00 -12:00 2023.07.19 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit nr. 659, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 19.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi ************************************************ Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 675, datë 16.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla. Në datën 19.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz - Seancë publike
11:30 -16:00 2023.07.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.07.2023, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2021, datë 26.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe se nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e saj. Në lidhje me kriterin e aftësive profesionale, Komisioneri Publik vlerësoi se duhet të evidentohet nga ana e Kolegjit, mangësia e arsyetimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pjesën e dispozitivit që lidhet me çështjen civile të transferuar për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, çështje, ku subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, ka qenë në cilësinë e anëtares së trupit gjykues.
Lidhur me informacionin e publikuar në portalin mediatik, Komisioneri Publik përsëriti qëndrimin e mbajtur në seancën paraardhëse, duke vlerësuar se nuk ka elementë që ndikojnë në vlerësimin profesional ose tërësor të subjektit të rivlerësimit.
Përfundimisht, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit nr. 276, datë 21.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik për kriterin e pasurisë, duke deklaruar se mbulon me burime të ligjshme investimet, kursimet dhe shpenzimet e kryera, duke arritur nivel të besueshëm për këtë kriter. Subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, dha shpjegime e mbajti qëndrim lidhur dhe me ankimin e saj kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi mbajti të njëjtin qëndrim me Komisionerin Publik.
Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit, znj. Irena Brahimi, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e saj në detyrë.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 24.07.2023, ora 09:30.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 20 | 21 | 22 | 23 |
24 - Njoftim vendimi
09:30 -15:00 2023.07.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 6/2021, datë 26.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe të subjektit të rivlerësimit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 24.07.2023, në Tiranë. - Njoftim vendimi
11:00 -12:00 2023.07.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 4/2021, datë 21.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alket Mersini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 296, datë 16.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 296, datë 16.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alket Mersini.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.07.2023. - Njoftime
12:00 -13:00 2023.07.24 Ditën e mërkurë, më datë 27.09.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 49/2022, datë 22.11.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 566, datë 28.09.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ******************************************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit nr. 652, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 24.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ****************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa kundër vendimit nr. 664, datë 24.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 24.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi *******************************************
| 25 - Seancë publike
10:00 -15:00 2023.07.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.07.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 9/2021, datë 02.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli. Palët debatuan rreth një kërkese paraprake të depozituar nga subjekti i rivlerësimit, kërkimi kryesor i së cilës ishte shpallja nga Kolegji e pavlefshmërisë absolute të ankimit, me pretendimin se Komisioneri Publik ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, duke kërkuar që të merren në cilësinë e provës. Trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkimeve të paraqitura në kërkesën paraprake të subjektit të rivlerësimit si të pabazuara në fakte dhe ligj. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit, z. Kujtim Luli, ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë dhe kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 318, datë 03.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kujtim Luli dhe shkarkimin e tij nga detyra. Subjekti i rivlerësimit kërkoi të njihej me analizën financiare në të cilën mbështeten shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, para se të mbante një qëndrim lidhur me to. Komisioneri Publik deklaroi se ankimi i tij është ngritur mbi analizën financiare të Komisionit të Pavarur të Kualififikimit, pas një vlerësimi të të dhënave të saj nën një optikë të ndryshme ligjore nga ajo e Komisionit. Duke marrë në konsideratë këtë shpjegim të Komisionerit Publik dhe pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit për kohë të arsyeshme për përgatitjen e qëndrimit të tij, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 18.09.2023, ora 10:00, duke ftuar subjektin e rivlerësimit të mbajë qëndrimin e tij bazuar në aktet procedurale të paraqitura nga Komisioneri Publik, deri në momentin aktual procedural të gjykimit. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
13:00 -16:00 2023.07.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.07.2023, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 14/2023, datë 06.04.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, mbetën të paprovuara, në nivel deklarativ pretendimet e subjektit të rivlerësimit për justifikimin me burime të ligjshme të pasurisë së tij. Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik, duke deklaruar se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj nuk u vërtetua që subjekti i rivlerësimit të ketë pasur të njëjtin regjim pasuror me personat e lidhur me të, se nuk ka tentuar të fshehë pasurinë e tij dhe se arrin të justifikojë me burime të ligjshme krijimin e saj. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 27.07.2023, ora 13:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Njoftim
15:00 -16:00 2023.07.25 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 671, datë 14.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Në datën 25.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi
| 26 - Dhomë këshillimi
10:00 -16:00 2023.07.26 Ditën e mërkurë, më datë 26.07.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
14:00 -16:00 2023.07.26 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 395, datë 08.06.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 395, datë 08.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Stoja.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2023. - Njoftim
15:00 -16:00 2023.07.26 Ditën e enjte, më datë 28.09.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 10/2023, datë 07.03.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 595, datë 07.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arbër Çela. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 - Njoftim vendimi
09:00 -11:00 2023.07.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 17/2023, datë 05.05.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Xhembulla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 645, datë 11.04.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 645, datë 11.04.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit znj. Ornela Xhembulla. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.07.2023. - Dhomë këshillimi
11:00 -17:00 2023.07.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.07.2023, ora 11:30, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 54/2021, datë 24.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Smaka kundër vendimit nr. 415, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar pranë organeve ligjzbatuese. Data e seancës së ardhshme do të njoftohet nga Kolegji në vijim. - Njoftim vendimi
13:00 -14:00 2023.07.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 14/2023, datë 06.04.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 621, datë 13.02.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erarbër Madhi. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 621, datë 13.02.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erarbër Madhi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 27.07.2023, në Tiranë.
| 28 - Njoftim
10:00 -11:00 2023.07.28 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani kundër vendimit nr. 647, datë 14.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 28.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla - Njoftim
12:00 -13:00 2023.07.28 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit nr. 667, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 28.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla - Njoftim
13:00 -14:00 2023.07.28 Sot, më datë 28.07.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Zegjine Sollaku kundër vendimit nr. 416, datë 08.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2021, datë 11.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
| 29 | 30 |
31 | Gusht | Gusht | Gusht | Gusht | Gusht | Gusht |