|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | Nëntor | 1 |
2 - Seancë publike
All day 2024.12.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.12.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 537, datë 20.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku. Pas konfirmimit nga palët për marrjen e parashtrimeve dhe denoncimeve të vëna në dispozicion nga Kolegji, Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit për të trija kriteret e vlerësimit, duke vlerësuar se deklarimet e pasakta lidhur me kriterin e pasurisë, të metat e konstatuara gjatë kontrollit të kriterit të figurës dhe aftësive profesionale, duhet të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të të tria kritereve për subjektin e rivlerësimit, në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, sipas nenit 61, pika 5 e ligjit nr. 84/2016. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra e subjektit të rivlerësimit Florian Bonjaku. Subjekti i rivlerësimit, përmes përfaqësuesit ligjor, kundërshtoi shkaqet e ankimit të lidhura me pasurinë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale, si dhe dha shpjegime mbi çështjet e referuara në shkaqet e ankimit, duke pretenduar të kundërtën e tyre. Në përmbyllje të prapësimeve të tij, subjekti i rivlerësimit kërkoi konfirmimin në detyrë. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të mos çelë hetimin lidhur me denoncimet, pasi vlerësoi se nuk përmbajnë elementët e kërkuara nga neni 53, i ligjit 84/2016. Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes dhe vëzhguesit ndërkombëtar, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në kushtet kur subjekti i rivlerësimit kërkoi kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 06.12.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 3 - Seancë publike
All day 2024.12.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.12.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe bëri me dije se z. Dosti i ka dërguar ditën e djeshme Kolegjit një kërkesë për shtyrje të seancës gjyqësore për shkaqe shëndetësore, duke i bashkëlidhur kërkesës edhe raportin mjekësor. I pyetur nga kryesuesja, Komisioneri Publik i vlerësoi objektive rrethanat e mungesës së subjektit të rivlerësimit në seancën e sotme gjyqësore. Pasi u konsultua, trupit gjykues vendosi pranimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit dhe shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 06.12.2024, ora 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 | 5 - Dhomë këshillimi
All day 2024.12.05 Ditën e enjte, më datë 05.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.12.05 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 57/2021, datë 11.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 420, datë 13.07.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 420, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Mirela Iliopullo. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.12.2024.
| 6 - Seancë publike
All day 2024.12.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 06.12.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 537, datë 20.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku. Duke i qëndruar shkaqeve të ankimit dhe qëndrimit të mbajtur në seancën e datës 02.12.2024, Komisioneri Publik i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 02.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra e subjektit të rivlerësimit Florian Bonjaku. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, referuar kriterit të pasurisë, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se Komisioneri Publik ka ngritur pretendimet e tij në ankim, pa vlerësuar objektivisht rrethanat, në të cilat janë bërë deklarimet e subjektit të rivlerësimit për pasurinë. Përfaqësuesi ligjor dha shpjegime për të gjitha çështjet e referuara në ankim edhe për dy kriteret e tjera, atë figurës dhe të aftësive profesionale, duke i kërkuar përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 537, datë 2.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 19.12.2024, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2024.12.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 06.12.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit, Arben Dosti. Avokatja Romina Zano, e pranishme në seancë, i paraqiti trupit gjykues një prokurorë të posaçme, nëpërmjet së cilës subjekti i rivlerësimit, z. Dosti, i delegonte të drejtat e përfaqësimit në procesin gjyqësor në Kolegj, pasi për pamundësi objektive, nuk mund të ishte i pranishëm. Avokatja, znj. Romina Zano, deklaroi se prokura që dispononte ishte një fotokopje dhe nuk ishte në formën e kërkuar nga ligji. I pyetur nga kryesuesja për qëndrimin e tij, Komisioneri Publik deklaroi se duke qenë se regjistrat noterialë janë regjistra publikë, mund të vërtetoheshin ekstremitetet e prokurës së posaçme, me qëllim legjitimimin e avokates në proces. Trupi gjykues, pasi u konsultua vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore publike për datën 13.12.2024 ora 09:00, për t’i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të paraqitet personalisht në seancë gjyqësore ose nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor të pajisur me një akt përfaqësimi në formën e kërkuar nga ligji. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.12.06 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 21-4/2019 (JR), datë 25.11.2024, që i përket kërkuesit Artor Ylli me objekt “Rishikimi i vendimit Nr. 31 (JR), datë 20.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Artor Ylli.” Në datën 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj ******** Në datë 06.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Marku kundër vendimit nr. 411, datë 05.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 68/2021, datë 10.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Rezarta Schuetz, Ina Rama, Mimoza Tasi
| 7 | 8 |
9 | 10 - Seancë publike
All day 2024.12.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 10.12.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit Sofia Zhilla dhe bëri me dije se deri para fillimit të seancës së sotme, në Kolegj nuk kishte ardhur ndonjë njoftim lidhur me këtë mungesë ose arsyet e saj. Kryesuesja informoi gjithashtu, se subjekti i rivlerësimit ka ushtruar të drejtat për dërgimin e parashtrimeve, parashtrimeve shtesë, respektivisht në datat 3 dhe 4 dhjetor 2024, si dhe ka paraqitur disa akte, të cilat, ka kërkuar të pranohen në cilësinë e provës nga Kolegji. Nisur nga fakti se nuk ka njoftuar për ndonjë shkak të arsyeshëm për mungesën e saj, Komisionerja Publike deklaroi se gjykimi duhet të vijojë pa praninë e subjektit të rivlerësimit, znj. Sofia Zhilla. Trupi gjykues vendosi të vijojë seancën në mungesë dhe ftoi Komisioneren Publike të paraqesë parashtrimet e saj. Komisionerja Publike deklaroi se duke marrë parasysh faktin që subjekti i rivlerësimit ka mbushur moshën e pensionit dhe se objekti i gjykimit është bërë i pamundur, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 767, datë 29.05.2024. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e pati deklaruar të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar, për shkak se ajo ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe pranoi në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç dy prej tyre që mund të aksesohen nga burime të hapura të informacionit. Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, Komisionerja Publike kërkoi që parashtrimet e seancës së sotme të konsiderohen si konkluzione përfundimtare dhe përfundimisht, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 767, datë 29.05.2024. Trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 12.12.2024, ora 14:30. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2024.12.10 Ditën e martë, më datë 10.12.2024, ora 10:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2022, datë 16.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eriselda Bala kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 523, datë 07.04.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë - Njoftime
All day 2024.12.10 Ditën e mërkurë, më datë 15.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 413, datë 07.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ****** Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10.12.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 26/2022, datë 16.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eriselda Bala kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 523, datë 07.04.2022. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me mënyrën e pagesës së çmimit të apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit, të ndodhur në qytetin e Tiranës. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.01.2025, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 | 12 - Dhomë këshillimi
All day 2024.12.12 Ditën e enjte, më datë 12.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 428, datë 29.07.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.12.12 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 767, datë 29.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.12.2024. - Njoftim
All day 2024.12.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12.12.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 428, datë 29.07.2021. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtëtutës dhe nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, për t’i dhënë subjektit të rivlerësimit mundësinë e ushtrimit të së drejtës për t’u dëgjuar. Ftohet subjekti i rivlerësimit të sigurojë prezencën e tij, ose përfaqësimin nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor në seancën gjyqësore publike vijuese që do të zhvillohet në datën 16.01.2025, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 13 - Seancë publike
All day 2024.12.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.12.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Subjekti i rivlerësimit Arben Dosti, i pranishëm në seancën e sotme, deklaroi se pranonte të përfaqësohej në këtë proces gjyqësor, në prani dhe në mungesë, nga përfaqësuesja ligjore Romina Zano, i cila paraqiti prokurën e posaçme të përfaqësimit në formën e kërkuar nga ligji, në përmbushje të detyrës së lënë nga trupi gjykues gjatë seancës së mëparshme, të datës 06.12.2024. Subjekti i rivlerësimit paraqiti dy kërkesa paraprake, nëpërmjet të cilave kërkoi: së pari, pezullimin e procesit në Kolegj, me qëllim verifikimin e gjurmëve papilare në kuadër të shkaqeve të ankimit të lidhura me kontrollin e figurës, si dhe për arsye se, në gjykatën e shkallës së parë të Athinës po zhvillohet një proces tjetër gjyqësor i z. Arben Dosti me një bankë greke, vendimmarrja mbi të cilin, ndërlidhet me kriteret e procesit të rivlerësimit kalimtar; së dyti, kërkoi deklasifikimin e raportit të DSIK-së të lidhur me kontrollin e figurës, pasi në rrethanat aktuale, mospasja qoftë edhe e një informacioni minimal në këtë kuadër, e vendos në pozita të disfavorshme kundrejt ankimit të Komisionerit Publik, në referencë të parimit të barazisë së armëve dhe të proporcionalitetit. I pyetur nga kryesuesja e seancës lidhur me qëndrimin e tij rreth këtyre kërkesave paraprake, Komisioneri Publik deklaroi se e lë në çmim të gjykatës. Pasi u konsultua, trupi gjykues vlerësoi se kërkesat e subjektit të rivlerësimit, në thelb, nuk janë paraprake dhe i kërkoi subjektit të rivlerësimit t’i paraqesë si kërkesa formale për hetimeve të mëtejshme dhe marrje provash; rrjedhimisht i konsideroi të pabazuara në ligj. Gjithashtu, kryesuesja e trupit gjykues deklaroi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit të mbrohet dhe të paraqesë prova lidhur me të dhënat që kanë rezultuar nga ky raport dhe kontrolli i kriterit të figurës. Gjithësesi, trupi gjykues i bëri me dije subjektit të rivlerësimit që këtë kërkesë nuk duhet t’ia paraqesë Kolegjit, por organeve kompetente sipas legjislacionit në fuqi. Kryesuesja relatoi se gjatë procesit administrativ të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ky i fundit dhe më pas, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më datë 16.10.2024, i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të marrë informacion nga institucionet respektive greke mbi gjendjen gjyqësore të subjektit të rivlerësimit. Kërkesa e Kolegjit dhe përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me të iu vu në dispozicion palëve gjatë seancës gjyqësore, për të cilat ato u ftuan të mbajnë qëndrim gjatë paraqitjes së parashtrimeve të tyre. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për të trija kriteret e rivlerësimit, Komisioneri Publik deklaroi se vendimi i Komisioni që ka konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, si dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Arben Dosti. Komisioneri Publik konstatoi se Ministria e Drejtësisë nuk kishte përcjellë ndonjë dokument apo informacion nëse subjekti i rivlerësimit kishte pasur dënim penal në Greqi, por deklaroi se e lë në çmim të gjykatës nëse do të vijojë të kërkojë informacionin e munguar, pasi, sipas tij, shkaqet e ankimit janë të mjaftueshme për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit i kërkoi Kolegjit t’i drejtonte një kërkesë tjetër Ministrisë së Drejtësisë, pasi një përgjigje shteruese institucionale do të ishte e domosdoshme për subjektin e rivlerësimit, në mënyrë që të mbante një qëndrim të qartë lidhur me shkaqet e ankimit. Trupi gjykues vendosi që këtë kërkesë, do ta vlerësonte pas fazës së parashtrimeve. Subjekti i rivlerësimit paraqiti në mënyrë të detajuar prapësimet e tij lidhur me tri kriteret e vlerësimit dhe përsëriti kërkesën për kohë të arsyeshme, në mënyrë që të depozitonte dokumentin e kërkuar nga shteti grek, pasi e zotëronte atë, por i mungonte vula apostile. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues çeljen hetimit gjyqësor, në kuadër të pranimit në cilësinë e provës të disa akteve të reja në mbështetje të pretendimeve të tij. I pyetur lidhur me aktet, Komisioneri Publik u shpreh se nga pikëpamja formale nuk kishte kundërshti, por sa i përket vlerës provuese të tyre, do të shprehej gjatë konkluzioneve përfundimtare. Kryesuesja bëri me dije se gjatë ditës së sotme në Kolegj kishte mbërritur një denoncim i ri, të cilin ua vuri palëve në dispozicion. Për shkak të seancës së tejzgjatur në kohë, trupi gjykues vendosi shtyrjen e saj për në datën 19.12.2024, ora 12:30, duke i lënë detyrë palëve që gjatë kësaj séance të mbajnë qëndrim lidhur me denoncimet dhe subjektit të rivlerësimit, të paraqesë formalisht kërkesat e fillimit të seancës. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 14 | 15 |
16 - Dhomë këshillimi
All day 2024.12.16 Ditën e hënë, më datë 16.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 509, datë 17.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.12.16 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 509, datë 17.02.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 509, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2024.
| 17 - Dhomë këshillimi
All day 2024.12.17 Ditën e martë, më datë 17.12.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.12.17 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 13.12.2024, është regjistruar çështja (JD) nr. 2/2024, me kërkues Tom Dedaj dhe me objekt “ 1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01 datë 20.07.2020, me vendimin nr. 1 datë 06.05.2021 dhe vendimin nr. 1 datë 04.10.2021 që më përkasin mua, kërkuesit, Tom Dedaj […]”. Në datën 17.12.2024 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtare: Natasha Mulaj Gjyqtare: Albana Shtylla Relatore e çështjes: Ina Rama ****** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2024, datë 10.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dashnor Nure kundër vendimit nr. 793, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ****** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aulona Bodo kundër vendimit nr. 801, datë 19.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla ****** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2024, datë 11.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ornela Rrumbullaku kundër vendimit nr. 792, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 22-43/2019, datë 10.12.2024, që i përket kërkuesit Shkëlzen Cena me objekt “Rishikimin e Vendimit nr. 36 (JR), datë 16.12.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit [….].” Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ****** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 23-23/2019, datë 12.12.2024, që i përket kërkuesit Dritan Peka me objekt “Rishikim i Vendimit nr. 27, datë 22.10.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për subjektin e rivlerësimit Dritan Peka.” Në datën 17.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Mimoza Tasi Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla - Njoftim vendimi
All day 2024.12.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 66/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 391, datë 26.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2024.
| 18 | 19 - Njoftim vendimi
All day 2024.12.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 537, datë 02.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Ndryshimin e vendimit nr. 537, datë 02.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Florian Bonjaku. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.12.2024. - Seancë publike
All day 2024.12.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.12.2024, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Lidhur me denoncimet e publikut, Komisioneri Publik u shpreh se qëndrimin e tij lidhur me denoncimet e depozituara para paraqitjes së ankimit e kishte përfshirë në shkaqet e ankimit, ndërsa lidhur me denoncimet e depozituara më pas, e la në çmim të gjykatës nevojën, ose jo, për hetim të mëtejshëm. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi pretendimet e ngritura në denoncime, duke paraqitur edhe disa akte bashkëlidhur, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në vijim, ai iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar në funksion të shqyrtimit të çështjes. Lidhur me kërkesat e paraqitura dhe debatuara në seancën e datës 13.12.2024, të depozituara formalisht gjatë seancës së sotme nga përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi: – Të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura bashkëlidhur parashtrimeve, përveç dy akteve të cilat nuk ishin paraqitur në formën e kërkuar nga ligji. Subjekti i rivlerësimit u ftua t’i sjellë në formën e kërkuar nga ligji, deri në seancën e radhës. – Të administrojë aktet e paraqitura në seancën gjyqësore të datës 13.12.2024 dhe ato të seancës së sotme. – Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për urdhërimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar të kryejë deklasifikimin e raportit të figurës, si të pabazuar në ligj. – Të rrëzojë kërkesën për t’i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit që të paraqesë dokumentet bankarë të Alfa Bank të Greqisë, pasi subjekti i rivlerësimit ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i siguruar, prej momentit kur është njohur me shkaqet e ankimit deri në seancën e sotme. – Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për marrjen e informacionit nga Ministria e Drejtësisë të Greqisë për gjendjen gjyqësore të subjektit të rivlerësimit. – Të rrëzojë kërkesën e subjektit të rivlerësimit për verifikimin e gjendjes gjyqësore nëpërmjet krahasimit dhe verifikimit të gjurmëve papilare, të depozituara në një nga format e përshkruara në kërkesën e tij. Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor për 3 denoncime dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të sjellë aktet nga fashikujt gjyqësorë, të cilat provojnë qëndrimin e tij lidhur me këto çështje, si edhe vendimet përkatëse të marra prej tij lidhur me çështjet. Këto akte duhet të paraqiten në Kolegj, të paktën 5 ditë përpara seancës gjyqësore të ardhshme. Trupi gjykues vendosi të shkojë pranë agjencive ligjzbatuese për t’u njohur me të njëjtin informacion, me të cilin është njohur edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të procesit të rivlerësimit, për subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Data dhe ora e seancës së ardhshme do të njoftohet nga sekretaria gjyqësore, pasi Kolegjit t’i mundësohet njohja me informacionin e agjencive ligjzbatuese. - Njoftim
All day 2024.12.19 Ditën e enjte, më datë 23.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Guximtar Boçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 530, datë 10.05.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 20 | 21 | 22 |
23 - Njoftim
All day 2024.12.23 Ditën e mërkurë, më datë 22.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Reka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 512, datë 25.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë - Njoftime
All day 2024.12.23 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 24-37/2018, datë 17.12.2024, që i përket kërkuesit Dritan Rreshka me objekt “Rishikimin e Vendimit Gjyqësor të formës së prerë Nr. 15, datë 17.07.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.” Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 25-54/2019, datë 17.12.2024, që i përket kërkuesit Alfred Agolli me objekt “Rishikim i vendimit nr. 19, datë 13.07.2021, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, marrë në bazë të ligjit të posaçëm nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”[….].” Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 26-55/2019, datë 19.12.2024, që i përket kërkuesit Artan Madani me objekt “Rishikimi i vendimit nr. 12, datë 12.05.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.” Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja nr. 27-56/2019, datë 19.12.2024, që i përket kërkuesit Ardian Ylli me objekt “Rishikimi i vendimit nr. 25, datë 29.07.2021 i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.” Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi ********* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 52/2024, datë 16.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj kundër vendimit nr. 795, datë 04.09.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 23.12.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 24 - Njoftim
All day 2024.12.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.12.2024, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 10/2022, datë 15.02.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 479, datë 03.12.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Gjatë kësaj séance, trupi gjykues vendosi që data dhe ora e seancës së ardhshme do të njoftohej nga sekretaria gjyqësore, pasi Kolegjit t’i mundësohej njohja me informacionin e agjencive ligjzbatuese në kuadër të procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Arben Dosti. Në zbatim të vendimit të ndërmjetëm të datës 19.12.2024, ditën e sotme, më datë, 24.12.2024, sekretaria gjyqësore njoftoi që seanca gjyqësore publike e radhës do të zhvillohet më datë 14.01.2025, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 | 26 - Njoftim
All day 2024.12.26 Ditën e martë, më datë 21.01.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 730, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 | 28 | 29 |
30 | 31 | Janar | Janar | Janar | Janar | Janar |