Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2024 >
March
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shkurt
Shkurt
Shkurt
Shkurt
1
2
3
4
  • Seancë publike
    All day
    2024.03.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 04.03.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte shtesë, të cilat u pranuan si provë nga trupi gjykues dhe listoi të gjithë dokumentacion e depozituar në funksion të shqyrtimit të çështjes në Kolegj.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Komisioneri Publik deklaroi se në kuadër të kriterit të vlerësimit profesional, problematikat e konstatuara lidhen më së shumti, me elementë që referojnë në aftësitë organizative të subjektit të rivlerësimit dhe se janë të tilla, që mund të korrigjohen nëpërmjet një programi trajnues pranë Shkollës së Magjistraturës.

    Sipas Komisionerit Publik, kohëzgjatja njëvjeçare e këtij programi trajnues, objektivisht i mundëson Kolegjit, që brenda mandatit të tij kushtetues të rivlerësojë plotësimit e mangësive profesionale të subjektit të rivlerësimit në një seancë gjyqësore publike, ku kompetencat kushtetuese të Komisionerit Publik, sipas parashikimit të paragrafit 8 të nenit 179/b të Kushtetutës, do të ushtrohen nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

    Përfundimisht, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Julian Çafka, pezullimin e tij nga detyra për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. Komisioneri Publik kërkoi gjithashtu transferimin e dy çështjeve penale për inspektim pranë ILD-së, siç ka vendosur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për të cilat Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kishte vendosur përkatësisht, pezullim dhe mosfillim të procedimit penal.

    Subjekti i rivlerësimit, në referencë të provave të depozituara, i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 442, datë 14.9.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rikonfirmimin e tij në detyrë.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 05.04.2024, ora 12:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

     

  • Njoftim
    All day
    2024.03.04

    Ditën e martë, më datë 02.04.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

5
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2024.03.05

    Ditën e martë, më datë 05.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 658, datë 12.05.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2024.03.05

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petraq Çuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 658, datë 12.05.2023.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:

    Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petraq Çuri pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.03.2024.

6
7
  • Seancë publike
    All day
    2024.03.07

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 07.03.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 3/2023, datë 17.01.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erion Pano.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se nuk arrin të provojë ligjshmërinë e burimeve të krijimit të saj. Komisionerja Publike konstatoi gjithashtu problematika në kuadër të vlerësimit të kriterit profesional, lidhur me të cilat deklaroi se nëse merren parasysh në vlerësimin tërësor të çështjes, mund të çojnë në një vendim të ndryshëm nga vendimi i konfirmimit në detyrë, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 592, datë 24.11.2022. Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erion Pano.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi ankimin e Komisioneres Publike, duke deklaruar se pretendimet e ngritura prej saj për kriterin e pasurisë dhe të vlerësimit profesional janë të pabazuara në prova e në ligj. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 592, datë 24.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.

    Komisionerja Publike dhe subjekti i rivlerësimit iu përgjigjën disa pyetjeve të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes. Komisionerja Publike, e ftuar nga relatorja e çështjes, u vuri në dispozicion trupit gjykues dhe subjektit të rivlerësimit një kopje të analizës financiare për vitet 2005 – 2007.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, më datë 04.04.2024, ora 10:00.

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

8
9
10
11
  • Seancë publike
    All day
    2024.03.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.03.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 42 – 17/ 2018, datë 11.04.2023, lidhur me kërkesën e ish – subjektit të rivlerësimit, znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019.

    Përfaqësuesja ligjore e znj. Antoneta Sevdari, në referencë të vendimit të GjEDNj-së “Sevdari kundër Shqipërisë” parashtroi rrethanat mbi të cilat bazohej kërkesa e saj dhe në përmbyllje, i kërkoi Kolegjit pranimin e kërkesës për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019, prishjen e këtij vendimi dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018 që ka vendosur konfirmimin në detyrë të znj. Antoneta Sevdari ose, në mënyrë alternative, rihapjen e procesit të rivlerësimit, shfuqizimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nr. 6, datë 28.02.2019 dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018.

    Komisionerja Publike znj. Irena Nino vlerësoi si legjitime kërkesën e znj. Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe deklaroi se është në kompetencë të Kolegjit pranimi ose jo i kësaj kërkese, si dhe vendimmarrja lidhur me të.

    Pas disa pyetjeve të relatorit të çështjes drejtuar kërkueses dhe Komisioneres Publike lidhur me saktësimet e kërkimeve respektive dhe pasi u konsultua, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi pranimin e kërkesës së kërkueses Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019; prishjen e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimin e çështjes gjyqësore të juridiksionit të rivlerësimit (JR) nr.17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018; marrjen e masave për tërheqjen e fashikullit të çështjes nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

    Seanca gjyqësore publike për vazhdimin e gjykimit të çështjes në themel do të zhvillohet në datën 17.04.2024, ora 10:00

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

12
13
  • Njoftim
    All day
    2024.03.13

    Ditën e mërkurë, më datë 24.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2023, datë 24.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 667, datë 26.05.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

14
15
16
17
18
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2024.03.18

    Ditën e hënë, më datë 18.03.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 446, datë 16.09.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2024.03.18

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 729, datë 10.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

    Në datën 18.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    *************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 9/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani kundër vendimit nr. 721, datë 06.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në datën 18.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    ****************************************************************

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit nr. 733, datë 19.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në datën 18.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    ****************************************************************

    Më datë 18.03.2024 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit nr. 417, datë 08.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    ************************************************************************

    Ditën e enjte, më datë 18.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 35/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tasim Puci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 366, datë 15.04.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2024.03.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 64/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 446, datë 16.09.2021.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 446, datë 16.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Adelina Zarka.

    – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.03.2024.

19
  • Njoftim
    All day
    2024.03.19

    Ditën e martë, më datë 16.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 714, datë 15.11.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Maho.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Dhomë këshillimi
    All day
    2024.03.19

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.03.2024, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 337, datë 18.01.2021.

    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e plotë të situatës faktike lidhur me burimin e ligjshëm të huasë së huadhënësit P.N. në shumën 5.500.000 lekë për blerjen e apartamentit të ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, në datën 23.04.2024, ora 10.00.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2024.03.19

    Ditën e hënë, më datë 22.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 22/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    ***********************************************************

    Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Bilo kundër vendimit nr. 370, datë 22.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 36/2021, datë 29.06.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi

    **********************************************************

    Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit nr. 398, datë 11.06.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

    *********************************************

    Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit nr. 362, datë 31.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

    ***************************************************************

    Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit nr. 469, datë 01.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

    *****************************************************

20
21
  • Njoftim
    All day
    2024.03.21

    Ditën e martë, më datë 30.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 417, datë 08.07.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2024.03.21

    Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

22
23
24
25
  • Seancë publike
    All day
    2024.03.25

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.03.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2023, datë 22.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit, edhe gjatë gjykimit të çështjes në Kolegj, nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës. Duke i kërkuar Kolegjit që në vlerësimin tërësor të çështjes të marrë në konsideratë edhe mospërputhshmërinë në deklarimet e subjektit të rivlerësimit për kriterin e pasurisë, Komisionerja Publike kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artur Ismajlukaj.

    Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, deklaroi se Komisionerja Publike, pavarësisht kërkimit për vlerësim tërësor të çështjes, nuk ka paraqitur shkaqe ankimi mbi kontrollin e pasurisë dhe aftësive profesionale dhe se, rrethanat e specifikuara prej saj lidhur me kriterin e kontrollit të figurës, nuk mund të çojnë në shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, pasi prevalon integriteti profesional. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 681, datë 07.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë me datë 02.04.2024, ora 15:00.

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2024.03.25

    Ditën e hënë, më datë 15.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 469, datë 01.11.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

26
27
28
29
30
31

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI