|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shtator | Shtator | 1 - Njoftim vendimi
All day 2025.10.01 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 748, datë 27.03.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 748, datë 27.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2025. - Njoftime
All day 2025.10.01 Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ********************* Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 2 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.02 Ditën e enjte, më datë 02.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 652, datë 28.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.10.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 3 - Njoftim
All day 2025.10.03 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 4 | 5 |
6 - Seancë publike
All day 2025.10.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, i autorizuar me prokurë prej tij, paraqiti një kërkesë për shtyrje të seancës me qëllim për të pritur përfundimin e gjykimit të një çështjeje penale në ngarkim të subjektit të rivlerësimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.10.2025, pasi sipas tij, ky vendim do të ndikonte në qëndrimin që ata do të mbanin në çështjen në Kolegj. Pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili u shpreh për vijimin e gjykimit, trupi vendosi rrëzimin e kërkesës, duke ftuar palët të vijojnë me parashtrimet. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se, bazuar në rrethanën e re, atë të procedimit penal të subjektit të rivlerësimit, i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim që t’i drejtohet institucioneve përkatëse për përditësim të informacionit për të vlerësuar nëse subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë bazuar në të tria kriteret e vlerësimit, të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi në mënyrë alternative ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024 ose lënien në fuqi të tij. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me ankimin dhe la në vlerësim të Kolegjit kërkesën për t’iu drejtuar institucioneve për informacion të përditësuar, duke veçuar rastet kur ky informacion nuk do të ndikonte në çështjen objekt gjykimi. Përfaqësuesi ligjor kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024. Trupi gjykues, pasi dëgjoi parashtrimet e palëve dhe kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në bazë të nenit F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 45 dhe 49/1 të ligjit 84/2016, vendosi: – të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke kërkuar raportin e përditësuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), mbi kontrollin e figurës për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka. – të kërkohen materialet hetimore për dy procedime penale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë si dhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Seanca e ardhshme gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 13.11.2025, ora 10.00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.10.06 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.10.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Kryesuesja bëri me dije se, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, trupi gjykues ishte njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se, edhe pas njohjes me provat e reja, vijon të mbetet e paargumentuar dhe e paqartë ndërmarrja e veprimeve hetimore prej subjektit të rivlerësimit në disa çështje. Z. Braho i kërkoi Kolegjit, që të marrë në konsideratë gjetjet e konstatuara, t’i vlerësojë ato në raport me informacionin e klasifikuar me të cilin është njohur dhe në mënyrë alternative të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023. Kryesuesja e trupit gjykues pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nëse mund të paraqiste një kërkim përfundimtar dhe jo alternativ për çështjen. Z. Braho deklaroi se vjen me këtë kërkim alternativ, pasi nuk është njohur me informacionin e klasifikuar të agjencive ligjzbatuese. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se në këtë kërkim alternativ të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk identifikohet asnjë shkelje e ligjit procedural apo material, nuk ka normë të supozuar të shkelur, kërkesë përfundimtare apo argumentim të bazuar në fakte. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe përfaqësuesit të tij, të paraqesë një kërkim konkret, të vetëm, pa alternativa, për vendimin objekt kontrolli, duke i ftuar që, nëse e vlerësojnë të nevojshme, mund të aksesojnë për konsultim në ambientet e Kolegjit dosjen e klasifikuar të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij. Për këtë arsye, seanca publike u shty për në datën 13.10.2025, ora 10.00. Kjo seancë do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 7 - Seancë publike
All day 2025.10.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.10.2025, ora 09:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023. Subjekti i rivlerësimit, znj. Blerina Muço, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti sqarimet e saj lidhur me situatën faktike rreth pagimit të detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga personi i lidhur, bashkëshorti. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të merren si prova të reja nga trupi gjykues për të provuar, sipas saj, ligjshmërinë e burimeve të krijimit të të ardhurave të bashkëshortit. Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes dhe të një prej anëtarëve të trupit gjykues. Pasi u konsultua, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Muço dhe pasi kjo e fundit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera procedurale, vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023 dhe konfirmimin në detyrë. Në vijim trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 13.10.2025, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 8 | 9 - Dhomë Këshillimi
All day 2025.10.09 Ditën e enjte, më datë 09.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 740, datë 08.03.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.10.09 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 740, datë 08.03.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 740, datë 08.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 09.10.2025.
| 10 | 11 | 12 |
13 - Seancë publike
All day 2025.10.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesja e trupi gjykues pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho nëse do të paraqiste një kërkim të vetëm, pa alternativa dhe nëse e konsideronte të nevojshëm aksesimin në ambientet e Kolegjit të dosjes së klasifikuar të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij. Klodjan Braho deklaroi se vlerëson që informacioni në dosje është i pamjaftueshëm për çështjen, rrjedhimisht, i është drejtuar institucionit përkatës për t’u njohur në burim me informacionin e klasifikuar, çka nuk është bërë ende e mundur. Për këtë arsye, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit shtyrjen e seancës gjyqësore për një kohë të arsyeshme. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vendimmarrjen për këtë kërkesë, duke shtuar se mbetet e hapur për çdo informacion shtesë të nevojshëm në funksion të shqyrtimit të çështjes. Trupi gjykues, pasi u konsultua vendosi të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën gjyqësore për në datën 24.10.2025, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.10.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr. 711, datë 01.11.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 13.10.2025. - Njoftime
All day 2025.10.13 Ditën e mërkurë, më datë 12.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2024, datë 01.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 773, datë 07.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Haxhiu. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ********************* Ditën e martë, më datë 04.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2024, datë 26.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hektor Sinanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 742, datë 13.03.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 14 - Seancë publike
All day 2025.10.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, për subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit në raport me aktet në dosje, u provua vazhdimësia e të ardhurave të ligjshme të prindërve të tij ndër vite, edhe pse ata nuk konsiderohen ligjërisht persona të lidhur me subjektin e rivlerësimit. Z. Xholi deklaroi se problemet e konstatuara lidhur me pasurinë e krijuar nga prindërit para se z. Habazaj të merrte detyrën e prokurorit, nuk e vendosin atë në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, z. Xholi deklaroi se është shëruar një shkak ankimor i bazuar në një prej denoncimeve, ndërkohë që disa mangësi të vërejtura gjatë trajtimit të procedimeve penale prej tij gjatë ushtrimit të dteyrës, nuk janë të tilla që ta vendosin para masës disiplinore të shkarkimit. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024. Në vijim, përfaqësuesi ligjor dhe subjekti i rivlerësimit dhanë në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e tyre lidhur me shkaqet e ankimit, duke deklaruar se u provua e kundërta e tyre, si dhe fakti që deklarimet e z. Habazaj kanë qenë gjithmonë të sakta, të qarta dhe jo kontradiktore. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.10.2025, ora 11:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 15 - Seancë publike
All day 2025.10.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.10.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, për subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj. Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës një akt, të cilin, në seancën e mëparshme, i dha mundësinë subjektit të rivlerësimit ta paraqiste në formën e kërkuar nga ligji. Në vijim, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit në raport me aktet në dosje, u provua ligjshmëria e të ardhurave nga aktiviteti bujqësor i familjes, si dhe se nuk rezulton asnjë provë apo dyshim për ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm të subjektit të rivlerësimit apo familjarëve të tij. Z. Braho deklaroi se problemet e konstatuara lidhur me kriterin e pasurisë nuk janë të një natyre të tillë, që do ta vendosnin atë para masës disiplinore të shkarkimit nga detyra. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, z. Braho deklaroi se disa problematika të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës, nuk konsiderohen si mangësi serioze, të tilla, që të kishin cenuar zgjidhjen e drejtë të çështjes. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Brahoi i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023. Në vijim, subjekti i rivlerësimit dha në mënyrë të përmbledhur disa shpjegime lidhur me ankimin, duke deklaruar se fakti që u provua ligjshmëria e të ardhurave të familjes bujqësore, bën që shkaqet e ankimit të kenë rënë dhe të jetë hequr dorë prej tij. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023. Në vijim, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimin e kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Braho sqaroi se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka mbajtur edhe më parë qëndrime të ngjashme, të cilat Kolegji i ka trajtuar si tërheqje nga ankimi dhe i ka interpretuar sipas kompetencave të tij. Trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.10.2025, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftime
All day 2025.10.15 Ditën e hënë, më datë 17.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 50/2023, datë 30.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Vladimir Skënderi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 690, datë 24.07.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ****************** Ditën e martë, më datë 11.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 666, datë 25.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftime
All day 2025.10.15 Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 10:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, me subjekt rivlerësimi Laurent Fuçia, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ************** Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 11:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 15.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. ***************** Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 12:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, me subjekt rivlerësimi Juljan Çafka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 16 - Seancë publike
All day 2025.10.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2025, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, për subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se, gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani, nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë. Sipas z, Xholi, deklarimet e znj. Zavalani janë të paqarta e të pasakta në raport me aktet në dosje, duke bërë deklarimin e saj të pabesueshëm dhe kontradiktor. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit që disa transaksione bankare të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit t’i vlerësojë në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit, znj. Zavalani, paraqiti në mënyrë të detajuar shpjegimet e saj lidhur me ankimin, duke deklaruar se u provua ligjshmëria e burimit të krijimit të pasurisë së saj, se diferencat minimale të konstatuara nuk kanë peshë të atillë, që do të mund të cenonte besueshmërinë e saj financiare dhe nuk lënë shkak për masën disiplinore të shkarkimit. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023. Në vijim, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit vlerësoi shkakun ankimor të lidhur me cenimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, të pambështetur në bazën ligjore përkatëse dhe si një shkak ankimi të rënë në dekadencë, pasi duhet të ishte paraqitur gjatë fazës së debatit gjyqësor. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 24.10.2025, ora 9:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.10.16 Në datë 16.10.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 702, datë 27.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati. Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 27, datë 16.10.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2025.10.16 Ditën e mërkurë, më datë 05.11.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 702, datë 27.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 17 - Njoftim vendimi
All day 2025.10.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, për subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit në raport me aktet në dosje, u provua vazhdimësia e të ardhurave të ligjshme të prindërve të tij ndër vite, edhe pse ata nuk konsiderohen ligjërisht persona të lidhur me subjektin e rivlerësimit. Z. Xholi deklaroi se problemet e konstatuara lidhur me pasurinë e krijuar nga prindërit para se z. Habazaj të merrte detyrën e prokurorit, nuk e vendosin atë në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, z. Xholi deklaroi se është shëruar një shkak ankimor i bazuar në një prej denoncimeve, ndërkohë që disa mangësi të vërejtura gjatë trajtimit të procedimeve penale prej tij gjatë ushtrimit të dteyrës, nuk janë të tilla që ta vendosin para masës disiplinore të shkarkimit. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024. Në vijim, përfaqësuesi ligjor dhe subjekti i rivlerësimit dhanë në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e tyre lidhur me shkaqet e ankimit, duke deklaruar se u provua e kundërta e tyre, si dhe fakti që deklarimet e z. Habazaj kanë qenë gjithmonë të sakta, të qarta dhe jo kontradiktore. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.10.2025, ora 11:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.10.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.10.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, për subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj. Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës një akt, të cilin, në seancën e mëparshme, i dha mundësinë subjektit të rivlerësimit ta paraqiste në formën e kërkuar nga ligji. Në vijim, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, pas vlerësimit të parashtrimeve të subjektit të rivlerësimit në raport me aktet në dosje, u provua ligjshmëria e të ardhurave nga aktiviteti bujqësor i familjes, si dhe se nuk rezulton asnjë provë apo dyshim për ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm të subjektit të rivlerësimit apo familjarëve të tij. Z. Braho deklaroi se problemet e konstatuara lidhur me kriterin e pasurisë nuk janë të një natyre të tillë, që do ta vendosnin atë para masës disiplinore të shkarkimit nga detyra. Lidhur me kriterin e vlerësimit profesional, z. Braho deklaroi se disa problematika të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës, nuk konsiderohen si mangësi serioze, të tilla, që të kishin cenuar zgjidhjen e drejtë të çështjes. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Brahoi i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023. Në vijim, subjekti i rivlerësimit dha në mënyrë të përmbledhur disa shpjegime lidhur me ankimin, duke deklaruar se fakti që u provua ligjshmëria e të ardhurave të familjes bujqësore, bën që shkaqet e ankimit të kenë rënë dhe të jetë hequr dorë prej tij. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023. Në vijim, vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimin e kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Braho sqaroi se Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka mbajtur edhe më parë qëndrime të ngjashme, të cilat Kolegji i ka trajtuar si tërheqje nga ankimi dhe i ka interpretuar sipas kompetencave të tij. Trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.10.2025, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 18 | 19 |
20 | 21 | 22 | 23 | 24 - Seancë publike
All day 2025.10.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.10.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj. Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesja e trupi gjykues pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho nëse do të paraqiste një kërkim të vetëm, pa alternativa dhe nëse e konsideronte të nevojshëm aksesimin në ambientet e Kolegjit të dosjes së klasifikuar të subjektit të rivlerësimit, e cila është e administruar në fashikullin e Komisionit, si pjesë përbërëse e tij. Klodjan Braho deklaroi se vlerëson që informacioni në dosje është i pamjaftueshëm për çështjen, rrjedhimisht, i është drejtuar institucionit përkatës për t’u njohur në burim me informacionin e klasifikuar, çka nuk është bërë ende e mundur. Për këtë arsye, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit shtyrjen e seancës gjyqësore për një kohë të arsyeshme. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se e lë në çmim të gjykatës vendimmarrjen për këtë kërkesë, duke shtuar se mbetet e hapur për çdo informacion shtesë të nevojshëm në funksion të shqyrtimit të çështjes. Trupi gjykues, pasi u konsultua vendosi të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke shtyrë seancën gjyqësore për në datën 24.10.2025, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.10.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2025, ora 08:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, për subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se, gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani, nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë. Sipas z, Xholi, deklarimet e znj. Zavalani janë të paqarta e të pasakta në raport me aktet në dosje, duke bërë deklarimin e saj të pabesueshëm dhe kontradiktor. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit që disa transaksione bankare të bashkëshortit të subjektit të rivlerësimit t’i vlerësojë në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit, znj. Zavalani, paraqiti në mënyrë të detajuar shpjegimet e saj lidhur me ankimin, duke deklaruar se u provua ligjshmëria e burimit të krijimit të pasurisë së saj, se diferencat minimale të konstatuara nuk kanë peshë të atillë, që do të mund të cenonte besueshmërinë e saj financiare dhe nuk lënë shkak për masën disiplinore të shkarkimit. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023. Në vijim, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit vlerësoi shkakun ankimor të lidhur me cenimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë, të pambështetur në bazën ligjore përkatëse dhe si një shkak ankimi të rënë në dekadencë, pasi duhet të ishte paraqitur gjatë fazës së debatit gjyqësor. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 24.10.2025, ora 9:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 25 | 26 |
27 - Seancë publike
All day 2025.10.27 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.10.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 652, datë 28.04.2023. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me marrdhënien e huasë mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. F.Sh., si dhe marrëdhënien e bashkëpunimit mes bashkëshortes së subjektit të rivlerësimit dhe z. Z.Z., ortak pranë shoqërisë investitore “A.C.” ShPK. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 27.10.2025, ora 11:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 28 - Seancë publike
All day 2025.10.28 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.10.28 Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 13:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 724, datë 13.12.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 29 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.29 Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 30 - Dhomë këshillimi
All day 2025.10.30 Ditën e enjte, më datë 30.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 759, datë 19.04.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 31 - Dhomë Këshillimi
All day 2025.10.31 Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 10:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, me subjekt rivlerësimi Laurent Fuçia, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë Këshillimi
All day 2025.10.31 Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 11:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 15.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë Këshillimi
All day 2025.10.31 Ditën e premte, më datë 31.10.2025, ora 12:00, do të vjojë shqyrtimin në dhomë këshillimi, me qëllim marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, me subjekt rivlerësimi Juljan Çafka, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 442, datë 14.09.2021, pas njoftimit të rezultateve të provimit përfundimtar prej Shkollës së Magjistraturës. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| Nëntor | Nëntor |