|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Mars | 1 | 2 - Seancë publike
All day 2025.04.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.04.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj. Kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Z. Braho paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, duke konsideruar se vendimi i Komisionit nuk është në harmoni me gjendjen e fakteve dhe provave të administruara në dosje, dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë së tij. Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, z. Braho, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifimit nr. 539, datë 08.06.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Hysni Mulaj. Përfaqësuesja ligjore e subjektitë të rivlerësimit deklaroi se shkaqet e ankimit nuk qëndrojnë, se janë të pabazuar në ligj e në prova, si dhe paraqiti në mënyrë të detajuar prapësimet lidhur me to, e disa akte që kërkoi të merren si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj. Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes dhe vëzhgueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Pasi i ishte përcjellë nga Kolegji shpjegimi me shkrim i subjektit të rivlerësimit lidhur me një denoncim të publikut, prokurori i Prokurorisë së Posaçme, z. Braho, deklaroi se ky denoncim nuk përmbante rrethana apo fakte për hetime të mëtejshme. Ai u shpreh pro çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes, me qëllim marrjen e provave të reja, të cilat do të vlerësohen në raport me shkaqet e ankimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, si dhe vendosi të mos hetojë lidhur me denoncimin e publikut. Seanca e ardhshme, në të cilën, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare, do të zhvillohet më datë 07.04.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.04.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 02.04.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit çmoi të bazuar autorizimin e z. Braho dhe trupi gjykues legjitimoi prezencën e tij në këtë seancë gjyqësore. Z. Braho deklaroi se është hequr dorë nga shkaqet e ankimit të lidhura me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe vijoi me paraqitjen e shkaqeve të ankimit për kriterin e pasurisë. Ai u shpreh se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë së tij dhe as të provojë të kundërtën e barrës së provës për këtë kriter. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Afrim Shehu. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre depozituan akte, të cilat kërkuan të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Lidhur me këtë kërkesë, z. Klodian Braho u shpreh se nuk konstaton pengesa formale për administrimin e akteve. Kryesuesja e trupit gjykues u kërkoi palëve të mbanin qëndrim lidhur me tri denoncime të publikut, dy prej të cilëve i ishin përcjellë institucionit të Komisionerëve Publikë para depozitimit të ankimit kundër vendimit objekt kontrolli, si dhe lidhur me to, nuk ishin ngritur shkaqe ankimi. Këto denoncime i ishin përcjellë më pas Kolegjit nga Institucioni i Komisionerëve Publikë. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se asnjë prej tyre nuk përmban shkaqe për hetim të mëtejshëm. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime dhe paraqiti akte të reja lidhur me çështjet e ngritura në denoncime. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç analizës financiare të vieteve 2009 – 2016, që është pjesë e dosjes gjyqësore. Trupi gjykues vendosi të mos çelë hetim për denoncimet e publikut dhe pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, u vendos shtyrja e seancës për në datën 22.04.2025, ora 11;30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 3 - Njoftim vendimi
All day 2025.04.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 33/2022, datë 21.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 534, datë 23.05.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 534, datë 23.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elveta Stafa (Murra). · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.04.2025. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mirela Mishgjoni. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 03.04.2025. - Njoftim
All day 2025.04.03 Ditën e martë, më datë 29.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 4 - Seancë publike
All day 2025.04.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.04.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj. Kryesuesi i seancës gjyqësore bëri me dije se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur në Kolegj disa akte, të cilat, gjatë seancës së mëparshme, u ftua t’i paraqiste në formën e kërkuar nga ligji. Këto akte i ishin vënë në dispozicion edhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani para seancës gjyqësore. Kryesuesi i seancës gjyqësore informoi gjithashtu, se në Kolegj, para seancës gjyqesore kishte mbërritur një denoncim i ri nga publiku, i cili u ishte përcjellë palëve në proces po para seancës. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i ishte përcjellë paraprakisht edhe qëndrimi me shkrim i subjektit të rivlerësimit lidhur me këtë denoncim. Lidhur me aktet, z. Dumani u shpreh se ishin paraqitur në formën e kërkuar nga ligji, ndërsa lidhur me denoncimin, u shpreh se në të, nuk ka shkaqe që do të kërkonin hetim të mëtejshëm. Në këtë kuadër, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit përsëriti qëndrimin se ky i fundit nuk kishte trajtuar çështje që lidheshin me këtë denoncim, rrjedhimisht denoncimi nuk përmbushte kriteret ligjore për t’u hetuar nga Kolegji. Trupi gjykues vendosi të marrë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, si dhe të mos çelë hetim për denoncimin, pasi vlerësoi se nuk përmban elementët e kërkuar nga neni 53, i ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit dhe kërkoi që të metat e konstatuara në kriterin e aftësive profesionale dhe etikës së subjektit të rivlerësimit, të merren në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes në kuptim të nenit 4, pika 2 të ligjit nr.84/2016, i ndërlidhur me nenin 61, pika 5 të tij. Përfundimisht, z. Dumani kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 521, datë 1.4.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Erjon Shehaj. Subjekti i rivlerësimi, përmes përfaqësuesit ligjor, mbajti të njëjtin qëndrim mbi ankimin, duke pretenduar se nuk ekzistojnë argumente sesi mund të jetë cenuar indikatori i vlerësimit të aftësive profesionale dhe aq më tepër, besimi i publikut tek drejtësia. Sipas tij, rrethanat e evidentuara për kriterin e aftësive profesionale mund të merreshin në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes për të trija kriteret e vlerësimit dhe jo në rastin konkret, kur ndaj subjektit të rivlerësimit nuk janë ngritur shkaqe ankimi për dy kriteret e tjera, të pasurisë dhe të figurës. Përfundimisht, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 521, datë 01.04.2022, si një vendim i drejtë, i bazuar në prova e në ligj. Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 09.04.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2025.04.04 Ditën e mërkurë, më datë 07.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2022, datë 19.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Sali kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 555, datë 22.07.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 5 | 6 |
7 - Seancë publike
All day 2025.04.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.04.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili, ka deleguar për ta përfaqësuar në këtë proces, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Në referencë të 7 denoncimeve të publikut, z. Braho i kërkoi Kolegjit që rrethanat e përshkruara aty dhe mangësitë e evidentuara në trajtimin e çështjeve, të mbahen në konsideratë në vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit. Duke i qëndruar shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 744, datë 19.03.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së prapësimeve, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit konstatoi se ka një qëndrim kontradiktor lidhur me ankimin: drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ngre shkaqe për të tria kriteret, por referon vetëm për dy, për pasurinë dhe vlerësimin profesional. Lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesja ligjore konstatoi se referencë duhet të jetë deklarata Veting dhe jo ajo periodike vjetore, ndërsa shtoi se në ankim mungon edhe balanca negative për secilën pasuri. Përfaqësuesja ligjore dha shpjegime të detajuara për secilin prej shkaqeve të ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të saj, paraqiti një sërë aktesh, që kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 25 mars 2025 në Kolegj ka mbërritur një denoncim i ri, i cili u është përcjellë palëve. Lidhur me të, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se lidhet me një çështje ende nën shqyrtim nga subjekti i rivlerësimit dhe rrjedhimisht nuk ka ndikim në procesin e tij të rivlerësimit. Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit paraqiti me shkrim qëndrimin e tij dhe disa akte shoqëruese, duke kërkuar të pranohen në cilësinë e provës. Lidhur me aktet, z. Klodian Braho deklaroi se nga ana formale nuk sheh pengesa ligjore për administrimin e tyre, ndërsa lidhur me përmbajtjen, do të shprehet gjatë konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e proves të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç një akti që është pjesë e fashikullit të dosjes së përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Këto akte do t’i përcillen edhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme. Trupi gjykues, duke mbajtur parasysh edhe qëndrimin e z. Braho, vendosi të mos hetojë për denoncimin e datës 25 mars 2025, pasi nuk përmbush kriteret ligjore për hetim të mëtejshëm. Gjithashtu, po për këtë arsye, u vendos të mos hetohet më tej për një denoncim të dërguar nga një denoncues me inicialet B.S. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.04.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.04.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.04.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 539, datë 08.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se, pas marrjes së provave të reja dhe analizimit të tyre rezultoi se problematikat e konstatuara për kriterin e vlerësimit të pasurisë janë shteruar gjatë procesit të zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dhe në këto kushte, kërkoi nga trupi gjykues lënien në fuqi të vendimit nr. 539, datë 8.6.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Hysni Mulaj. Subjekti i rivlerësimit, përmes përfaqësueses ligjore, parashtroi se ashtu siç u referua edhe nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, u provua e kundërta e shkaqeve të ankimit në lidhje me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe kërkoi rikonfirmimin në detyrë. Trupi gjykues, pasi u njoh me qëndrimet përfundimtare të palëve, u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 05.05.2025, në orën 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.04.07 Ditën e hënë, më datë 28.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2022, datë 26.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fida Osmani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 525, datë 27.04.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 8 - Njoftim
All day 2025.04.08 Ditën e martë, më datë 13.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 42/2022, datë 22.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Astrit Halilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 545, datë 30.06.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 9 - Seancë publike
All day 2025.04.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.04.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 25/2024, datë 03.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 760, datë 26.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ardiana Bera. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Prokurorisës së Posaçme deklaroi se ndan mendim të kundërt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit. Ai çmoi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurisë, ndërsa i kërkoi Kolegjit që të marrë në konsideratë në vlerësimin tërësor të çështjes mënyrën e trajtimit të një çështjeje nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, të cilën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e ka konsideruar gjatë procesit administrativ, pasi e ka konsideruar çështje ende nën shqyrtim. Z. Xholi i kërkoi Kolegjit, që pasi të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 760, datë 26.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ardiana Bera. Përfaqësuesja ligjore dhe vetë subjekti i rivlerësimisht kundërshtuan shkaqet e ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tyre depozituan akte shtesë, që kërkuan të pranohen si provë nga trupi gjykues. Lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, subjekti i rivlerësimit deklaroi se kërkesa e përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk duhet të bëhet pjesë e shqyrtimit të çështjes, pasi nuk ekziston një shkak ankimi i qenësishëm në këtë kuadër. Megjithatë, subjekti i rivlerësimit, znj. Bera, dha shpjegimet e saj rreth qëndrimit mbi çështjen gjyqësore. Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se në Kolegj janë depozituar disa denoncime, të cilat u janë përcjellë palëve. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme çmoi se këto denoncime nuk përmbajnë shkaqe për hetime të mëtejshme. Subjekti i rivlerësimit, duke shprehur dakordësinë me qëndrimin e sipërcituar, dorëzoi prova shtesë për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve të ngritura në këto denoncime. Në vijim, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe subjekti i rivlerësimit iu përgjigjën disa pyetjeve të relatores së çështjes në funksion të shqyrtimit të çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi: të pranojë të cilësinë e provës informacionin dhe aktin shoqërues të tij të lëshuar nga shoqëria ndërtuese e apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit; të mos pranojë si provë dokumentacionin e të ardhurave të vëllait të subjektit të rivlerësimit në Angli, pasi nuk është në formën e kërkuar nga ligji; Të mos hetojë më tej për denoncimet, pasi nuk plotësojnë kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, pasi dëgjoi edhe qëndrimin e përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me to. Pasi palët nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme, që do të zhvillohet më datë 05.05.2025, ora 12:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 09.04.2025, ora 15:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj. Pas çeljes së seancës gjyqësore kryesuesi i trupit gjykues relatoi si vijon: Më datë 08.04.2025, subjekti i rivlerësimit ka paraqitur në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit një akt të titulluar “Kërkesë për çeljen e hetimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit”. Ky akt është depozituar si nëpërmjet postës elektronike, ashtu edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga subjekti i rivlerësimit në formën e një dokumenti të shkruar dhe të nënshkruar prej tij. Bashkëlidhur kësaj kërkese ishte një vendim gjyqësor i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Trupi gjykues, në seancën e datës 04.04.2025, vendosi t’i japë fund hetimit gjyqësor të çështjes dhe të tërhiqet në dhomën e këshillimit për marrjen e vendimit përfundimtar, vendim të cilin e mori në bisedimet që zhvilloi më datë 04.04.2025, në prezencë të vëzhguesit ndërkombëtar të çështjes. Kërkesa është depozituar disa ditë më pas, më datë 08.04.2025 dhe trupi gjykues ishte në pamundësi ligjore për të shqyrtuar çfarëdolloj kërkese që mund të paraqitet nga palët pas marrjes së vendimit përfundimtar. Për këtë arsye, në respektim të parashikimeve ligjore, kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit nuk është marrë parasysh nga ana e trupit gjykues, si rrjedhojë do të vijohet me shpalljen e vendimit përfundimtar të marrë nga trupi gjykues për këtë çështje. Në vijim, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 521, datë 01.04.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Erjon Shehaj. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 09.04.2025. - Njoftim
All day 2025.04.09 Ditën e martë, më datë 03.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 49/2023, datë 27.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 696, datë 11.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marsida Frashëri. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 10 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.10 Ditën e enjte, më datë 10.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 635, datë 13.03.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.10 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 635, datë 13.03.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 635, datë 13.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.04.2025.
| 11 - Njoftim
All day 2025.04.11 Ditën e martë, më datë 29.04.2025, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr.30/2019, datë 18.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 12 | 13 |
14 | 15 | 16 | 17 | 18 - Njoftim
All day 2025.04.18 Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Gjoni për rishikimin e vendimit nr. 9/2019, datë 26.06.2020, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë - Njoftim
All day 2025.04.18 Ditën e enjte, më datë 08.05.2025, ora 15:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ramadan Troci për rishikimin e vendimit nr. 26/2019, datë 21.10.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 19 | 20 |
21 | 22 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.22 Ditën e martë, më datë 22.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 528, datë 06.05.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.04.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.04.2025, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodian Braho, deklaroi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, sipas përcaktimeve të nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016 dhe përfundimisht, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 762, datë 15.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Afrim Shehu. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit kundërshtoi ankimin si të pambështetur në ligj e në prova dhe i kërkoi Kolegjit të mbajë në konsideratë faktin se pasaktësitë në deklarimin e pasurisë, bazuar edhe në parimin e proporcionalitetit, nuk mund të përbëjnë rrethana që cenojnë besueshmërinë e subjektit të rivlerësimit për kriterin e pasurisë. Përfaqësuesja ligjore, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 762, datë 15.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 08.05.2025, ora 14:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.22 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 32/2022, datë 14.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arian Ndoja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 528, datë 06.05.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës dhe në ligjin 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit z.Arian Ndoja. 2. Ndalimin e emërimit të z. Arian Ndoja gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.04.2025.
| 23 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.23 Ditën e mërkurë, më datë 23.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 529, datë 09.05.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 529, datë 09.05.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 529, datë 09.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.04.2025.
| 24 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.24 Ditën e enjte, më datë 24.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.04.24 Ditën e hënë, më datë 19.05.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 9/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 721, datë 06.12.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.04.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: · Ndryshimin e vendimit nr. 558, datë 06.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.04.2025.
| 25 | 26 | 27 |
28 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.28 Ditën e hënë, më datë 28.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2022, datë 26.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fida Osmani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 525, datë 27.04.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.04.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.04.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Kryesuesja e seancës bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i cili, ka deleguar për ta përfaqësuar në këtë proces, prokurorin e Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të aftësive profesionale, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Në referencë të 7 denoncimeve të publikut, z. Braho i kërkoi Kolegjit që rrethanat e përshkruara aty dhe mangësitë e evidentuara në trajtimin e çështjeve, të mbahen në konsideratë në vlerësimin profesional të subjektit të rivlerësimit. Duke i qëndruar shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 744, datë 19.03.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Gjatë paraqitjes së prapësimeve, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit konstatoi se ka një qëndrim kontradiktor lidhur me ankimin: drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ngre shkaqe për të tria kriteret, por referon vetëm për dy, për pasurinë dhe vlerësimin profesional. Lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesja ligjore konstatoi se referencë duhet të jetë deklarata Veting dhe jo ajo periodike vjetore, ndërsa shtoi se në ankim mungon edhe balanca negative për secilën pasuri. Përfaqësuesja ligjore dha shpjegime të detajuara për secilin prej shkaqeve të ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të saj, paraqiti një sërë aktesh, që kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Kryesuesja e seancës bëri me dije se më datë 25 mars 2025 në Kolegj ka mbërritur një denoncim i ri, i cili u është përcjellë palëve. Lidhur me të, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se lidhet me një çështje ende nën shqyrtim nga subjekti i rivlerësimit dhe rrjedhimisht nuk ka ndikim në procesin e tij të rivlerësimit. Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit paraqiti me shkrim qëndrimin e tij dhe disa akte shoqëruese, duke kërkuar të pranohen në cilësinë e provës. Lidhur me aktet, z. Klodian Braho deklaroi se nga ana formale nuk sheh pengesa ligjore për administrimin e tyre, ndërsa lidhur me përmbajtjen, do të shprehet gjatë konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e proves të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç një akti që është pjesë e fashikullit të dosjes së përcjellë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Këto akte do t’i përcillen edhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme. Trupi gjykues, duke mbajtur parasysh edhe qëndrimin e z. Braho, vendosi të mos hetojë për denoncimin e datës 25 mars 2025, pasi nuk përmbush kriteret ligjore për hetim të mëtejshëm. Gjithashtu, po për këtë arsye, u vendos të mos hetohet më tej për një denoncim të dërguar nga një denoncues me inicialet B.S. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 28.04.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 29 - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.29 Ditën e martë, më datë 29.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.04.29 Ditën e martë, më datë 29.04.2025, ora 15:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit nr.30/2019, datë 18.11.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 30 | Maj | Maj | Maj | Maj |