|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Maj | Maj | Maj | Maj | Maj | Maj | 1 |
2 - Njoftim vendimi
All day 2025.06.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 12/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arqile Basho kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 486, datë 15.12.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 64, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Arqile Basho pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.06.2025. - Njoftim
All day 2025.06.02 Ditën e mërkurë, më datë 16.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.02 Ditën e enjte, më datë 26.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 733, datë 19.01.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 3 - Seancë publike
All day 2025.06.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 49/2023, datë 27.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 696, datë 11.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marsida Frashëri. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që ka konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësimit, pasi shkeljet e saj profesionale janë të tilla që nuk mund të korrigjohen nga programi i trajnimit i Shkollës së Magjistraturës dhe se, znj. Frashëri ka cenuar rëndë besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik, pasi sipas saj, në shkelje të Kushtetutës, është ushtruar ankim ndaj një vendimi të paankimueshëm, siç është vendimi i ndërmjetëm i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur pezullimin nga detyra të znj. Marsida Frashëri për një periudhë 1- vjeçare dhe ndjekjen e programit të trajnimit të Shkollës së Magjistraturës. Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve nga relatorja e çështjes në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se i qëndron ankimit, për më tepër, që subjekti i rivlerësimit nuk kundërshtoi thelbin e tij. Z. Klodian Braho kundërshtoi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit mbi pavlefshmërinë e ankimit, duke argumetuar se ankimi i Komisionerit Publik është ushtruar ndaj vendimit përfundimtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, atij të konfirmimit në detyrë, ndërkohë që nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore mbi pretendimin e ngritur nga subjekti i rivlerësimit. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 696, datë 11.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Marsida Frashëri. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi përfundimisht Kolegjit mospranimin e ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 696, datë 11.09.2023, si një vendim i parishikueshëm dhe i paankimueshëm, si dhe lënien në fuqi të tij. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 10.06.2025, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.03 Ditën e hënë, më datë 07.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Flora Çela. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 4 | 5 - Dhomë këshillimi
All day 2025.06.05 Ditën e enjte, më datë 05.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 547, datë 06.07.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.05 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.06.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022. Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “c” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, duke e ftuar subjektin e rivlerësimit që t’i përgjigjet pyetjeve që do t’i drejtojë trupi gjykues. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në datën 16.06.2025, ora 10:00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.05 Ditën e hënë, më datë 14.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 6 | 7 | 8 |
9 - Seancë publike
All day 2025.06.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti sqarimet e tij lidhur me mënyrën e krijimit të pasurisë apartament me sipërfaqe 94 m², ndodhur në qytetin e Vlorës. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023 është i pabazuar në fakte dhe në ligj dhe i kërkoi Kolegjit që, pasi të marrë në konsideratë sqarimet e plota mbi ligjshmërinë e pasurisë objekt shqyrtimi, të marrë një vendim të drejtë, të paanshëm, të bazuar në prova. Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes në funksion të shqyrtimit të çështjes. I pyetur nga kryesuesja e seancës gjyqësore lidhur me kërkimin përfundimtar, subjekti i rvlerësimit kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 11.06.2025, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Seancë publike
All day 2025.06.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë. Prëfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, ndërsa sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale paraqiti gjetje të lidhura me procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat kërkoi të merren në konsideratë nga Kolegji në vlerësimin tërësor të çështjes, në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Z. Klodian Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit pretendoi të kundërtën e shkaqeve të ankimit dhe në mbështetje të pretendimeve të tij depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nga ana formale nuk kishte kundërshtim për administrimin si provë të akteve, por konstatoi mungesën e një vendimi të shkurtuar të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, të cituar si akt nga subjekti i rivlerësimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, duke i dhënë mundësi këtij të fundit të paraqesë në Kolegj aktin e munguar, para seancës së ardhshme gjyqësore, që do të zhvillohet më datë 18.06.2025, ora 10:00. Ky akt do t’i përcillet edhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme për qëllime vlerësimi në konkluzionet përfundimtare, për të cilat, palët duhet të jenë të përgatitura në seancën e datës 18.06.2025. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.06.10 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 49/2023, datë 27.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 696, datë 11.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marsida Frashëri. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me nr. 696, datë 11.09.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Marsida Frashëri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.06.2025. - Njoftim
All day 2025.06.10 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 02.06.2025, është regjistruar çështja (JD) nr. 2/2025, me kërkues Kledian Llaho dhe me objekt “1) Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 65, datë 10.4.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me të cilin është vendosur; caktimi i masës disiplinore “Ulje të përkohshme të pagës” në masën 20 për qind për një periudhë 3 mujore, si dhe masën disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 108 dhe 114 e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “l”, neni 102, pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; 2) Marrjen e masës me karakter urgjent duke u urdhëruar nga Kolegji pezullimi i efekteve të aktit administrativ individual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi nr. 65, datë 10.4.2025 deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese”. Sot në datë 10.06.2025 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtare: Rezarta Schuetz Gjyqtare: Albana Shtylla Relatore e çështjes: Mimoza Tasi
| 11 - Njoftim
All day 2025.06.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023. Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti sqarimet e tij lidhur me mënyrën e krijimit të pasurisë apartament me sipërfaqe 94 m², ndodhur në qytetin e Vlorës. Përfaqësuesi ligjor deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023 është i pabazuar në fakte dhe në ligj dhe i kërkoi Kolegjit që, pasi të marrë në konsideratë sqarimet e plota mbi ligjshmërinë e pasurisë objekt shqyrtimi, të marrë një vendim të drejtë, të paanshëm, të bazuar në prova. Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes në funksion të shqyrtimit të çështjes. I pyetur nga kryesuesja e seancës gjyqësore lidhur me kërkimin përfundimtar, subjekti i rvlerësimit kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 11.06.2025, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2025.06.11 Në datë 11.06.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka) për përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 21, datë 10.06.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë). Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 7/2023, datë 14.02.2023, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi ************************************************** Ditën e enjte, më datë 03.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 11.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 668, datë 26.05.2023. Kjo seancë gjyqësore ishte planifikuar për shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, por duke qenë se gjyqtarja relatore kishte njoftuar se, për pamundësi objektive e kishte të pamundur pjesëmarrjen në të, u vendos që seanca e shpalljes së vendimit të marrë nga trupi gjykues më datë 09.06.2025, të shtyhet për në datën 16.06.2025, ora 9:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 | 13 | 14 | 15 |
16 - Seancë publike
All day 2025.06.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2025, seancën gjyqësore publike të çështjes me numër regjistri (JR) 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022. Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të trupit gjykues lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë në funksion të shqyrtimit të çështjes dhe vlerësoi si të pabazuar në prova e ligj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati shkarkuar nga detyra, sipas tij, në mënyrë të padrejtë, duke mos i ngarkuar as barrë prove. Bashkëlidhur ankimit, subjekti i rivlerësimit kishte depozituar disa akte, të cilat kërkoi të merren në cilësinë e provës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga trupi gjykues me arsyetimin se nuk plotëson kërkesat e nenit 47 të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar. Pasi trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes, subjekti i rivlerësimit kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 547, datë 06.07.2022 dhe konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të subjektit të rivleresimit, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.06.2025, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.06.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 16.06.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për shpalljen e vendimit të çështjes (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Para shpalljes së vendimit, kryesuesja e seancës, në emër të trupit gjykues, relatoi si vijon: Më datë 15.06.2025, subjekti i rivlerësimit i drejtoi Kolegjit në rrugë elektronike një kërkesë, nëpërmjet së cilës kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes me qëllim paraqitjen e disa provave të reja bashkëlidhur kërkesës, me rëndësi të drejtëpërdrejtë për rivlerësimin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave të personit të lidhur me me të. Kjo kërkesë e subjektit të rivlerësimit është depozituar në Kolegj edhe në rrugë postare. Në seancën e mëparshme, të datës 11.06.2025, bëmë me dije që vendimi për çështjen është marrë më datë 09.06.2025, rrjedhimisht kjo kërkesë nuk do t’i nënshtrohet shqyrtimit në këtë proces gjyqësor, por subjekti i rivlerësimit do të marrë administrativisht përgjigje lidhur me të. Në vijim, trupi gjykues shpalli vendimin e marrë në datën 09.06.2025, për çështjen (JR) 36/2023, datë 26.07.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2023, datë 26.07.2023 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 668, datë 26.05.2023 Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 668, datë 26.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hyrjet Lamaj.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.06.2025.
| 17 | 18 - Seancë publike
All day 2025.06.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote. Kryesuesja informoi se, në vijim të seancës së mëparshme, subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur në Kolegj vendimin e shkurtuar të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, i cili i ishte përcjellë edhe përfaqësuesit të Prokurorisë së Posaçme për qëllime vlerësimi në konkluzionet përfundimtare. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Klodian Braho, në referencë të provave të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë procesit të zhvilluar në Kolegj, deklaroi se pamjaftueshmëria financiare e tij është e tillë që nuk e cenon besueshmërinë lidhur me kriterit të vlerësimit të pasurisë. Sipas z. Braho, sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale dhe gjetjeve të lidhura me procedime penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës, u provua se nuk konstatohen mangësi që do të mund të cenonin besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfundimisht, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se, gjatë këij procesi, arriti të provojë të kundërtën e ankimit nëpërmjet provave të reja të depozituara e kërkoi përfundimisht, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe konfirmimin në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.07.2025, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2025.06.18 Ditën e martë, më datë 15.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 19 - Dhomë këshillimi
All day 2025.06.19 Ditën e enjte, më datë 19.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 32/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 664, datë 24.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftime
All day 2025.06.19 Ditën e hënë, më datë 21.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. **************************************** Ditën e enjte, më datë 17.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. **************************************** Ditën e mërkurë, më datë 23.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 630, datë 03.03.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.06.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 32/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 664, datë 24.05.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 664, datë 24.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Hysa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.06.2025.
| 20 | 21 | 22 |
23 - Njoftim vendimi
All day 2025.06.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 43/2022, datë 27.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 547, datë 06.07.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 547, datë 06.07.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Çlirim Sino. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.06.2025.
| 24 - Seancë publike
All day 2025.06.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe nuk mbulon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit që, mangësitë e përsëritura, të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, t’i vlerësojë së bashku me problematikat në kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi mund të çojnë në një përfundim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e ka konfirmuar në detyrë. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, ndaj, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane dhe shkarkimin e tij nga detyra. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në përgjigje të shkaqeve të ankimit, duke paraqitur edhe disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Kryesuesja e seancës gjyqësore informoi se palëve u janë vënë në dispozicion dy denoncime, lidhur me të cilat, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetime të mëtejshme. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me denoncimet dhe depozitoi disa akte lidhur me to, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në vijim, subjekti i rivleresimit iu përgjigj edhe disa pyetjeve të drejtuara nga relatorja e çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues, vendosi: Të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit në parashtrime dhe në seancën e sotme gjyqësore, si më poshtë: Për aktet bashkëlidhur parashtrimeve: - Kontratat e dhurimit dhe shkresa e OSHEE-së, sipas ekstremiteteve të cituara në parashtrime;
- 10 kontratat e shitblerjes – në kushtet kur janë të administruara në fashikullin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – nuk është e nevojshme që të administrohen sërish;
- Akti i ekspertimit financiar – të konsiderohet si pjesë përbërëse e parashtrimeve.
Trupi gjykues gjithashtu, vendosi: - Të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura në seancën e sotme gjyqësore
- Të mos çelë hetim lidhur me denoncimet, sepse nuk plotësohen kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/ 2016.
- T’i drejtohet Furnizuesit të Shërbimit Universal Tiranë, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria Rajonale Fier si dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A Fier për informacion dhe dokumentacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Përgjigjet e sjella nga këta operatorë do t’u vihen në dispozicion palëve, menjëherë sapo të mbërrijnë në Kolegj. Në pritje të këtyre përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 13:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.06.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora. Kryesuesja e seancës gjyqësore relatoi të gjitha aktet e sjella në Kolegj nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Prokuroria pranë kësaj gjykate, në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, të datës 29.05.2025. Kryesuesja informoi se përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Adnan Xholi, nëpërmjet personave të autorizuar, është njohur me aktet e përcjella dhe i janë vënë në dispozicion akte e kërkuara prej tyre, ndërsa subjekti i rivlerësimit ka marrë dijeni lidhur me to. Palët shprehën dakordësinë që aktet të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës aktet e sjella në Kolegj, si dhe parashtrimet e palëve të paraqitura gjatë seancës së mëparshme. Trupi gjykues vendosi të mos vijojë hetimin lidhur me denoncimet, pasi nuk plotësohen kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016. Lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke iu referuar gjetjeve në aktet e sjella në Kolegj, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen mangësi profesionale gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora, dha shpjegimet e saj lidhur me gjetjet e referuara nga përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme. Trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe shtyrjen e seancës për në datën 09.07.2025, ora 9:00, për ti’i dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 25 - Seancë publike
All day 2025.06.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi deklaroi se ndan qëndrim të ndryshëm me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit lidhur me vlerësimin e kritereve të figurës dhe të aftësive profesionale, pasi subjekti i rivlerësimit ka treguar mangësi në tregimin e një kujdesi të shtuar në veprimtarinë jashtëgjyqësore. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Eranda Laze. Subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze, kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke i konsideruar si të pabazuara, me karakter hipotetik dhe rezultat i keqinterpretimit të provave të depozituara e shpjegimeve të dhëna prej saj gjatë procesit të zhvilluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në mbështetje të pretendimeve të saj, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke vendosur të pranojë në cilësinë e provës njërin prej akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit; të vlerësojë autenticitetin e disa dokumenteve nëpërmjet një sistemi, në të cilin ka të drejtën e aksesit; refuzimin e dy akteve të tjera, duke i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit t’i paraqesë në formën e kërkuar nga ligji, nëse i konsideron të rëndësishme për çështjen. Seanca vijoi me disa pyetje të adresuara për palët nga relatori i çështjes në funksion të shqyrtimit të saj, lidhur me të cilat, subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze dha shpjegimet e saj, ndërsa përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi kohë të arsyeshme për përgatitjen e përgjigjeve. Trupi gjykues, pasi vlerësoi kërkesën e z.Adnan Xholi, vendosi të administrojë në cilësinë e provës aktet e katër fashikujve që i përkasin një procedimi penal të përcjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pas mbylljes së hetimit administrativ. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 09.07.2025, në orën 11:00, për t’i dhënë kohë përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për t’ju përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga relatori i çështjes. Palët u ftuan që gjatë kësaj séance, nëse nuk do te kenë kërkesa të tjera për vijimin e hetimit gjyqësor, të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare të çështjes. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 26 - Dhomë këshillimi
All day 2025.06.26 Ditën e enjte, më datë 26.06.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 733, datë 19.01.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.06.26 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 10/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 733, datë 19.01.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 733, datë 19.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Avni Sejdi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 26.06.2025, në Tiranë.
| 27 | 28 | 29 |
30 - Seancë publike
All day 2025.06.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 30.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe informoi se më datë 27.06.2025, në rrugë shkresore, z. Altin Dumani kishte bërë me dije se për arsye objektive, për shkak të një vizite zyrtare jashtë vendit, e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën e sotme dhe kishte kërkuar shtyrjen e saj në një datë tjetër. Kjo kërkesë u vlerësua e ligjshme nga subjekti i rivlerësimit, znj. Armida Hamiti (Moçka), e cila e la vendimmarrjen në çmim të trupit gjykues. Pasi dëgjoi qëndrimin e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.07.2025, ora 9:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.06.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 30.06.2025, ora 12:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile kanë përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues konstatoi mungesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z.Klodjan Braho dhe informoi se më datë 27.06.2025, në rrugë shkresore, z. Altin Dumani kishte kërkuar shtyrjen e seancës publike në një datë tjetër, për shkak të pamundësisë objektive të z. Braho për të marrë pjesë në seancën e sotme, për arsye të një vizite zyrtare jashtë vendit. Kryesuesja e seances konstatoi gjithashtu mungesën e subjektit të rivlerësimit z.Kledian Llaho. Në seancë u paraqit avokati Elis Bilali, i cili deklaroi se z. Kledian Llaho, duke qenë se për arsye familjare e kishte të pamundur të merrte pjesë në seancën e sotme, e kishte caktuar si përfaqësues të tij ligjor. Në këtë kuadër, z. Bilali depozitoi një akt të titulluar “Njoftim”, të datës 28.6.2025 me të cilin subjekti i rivlerësimit njoftonte trupin gjykues për pamundësinë e pjesemarrjes në seancë dhe caktimin si perfaqesues ligjor të tij të avokatit Elis Bilali. Pasi, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.07.2025, ora 11:30, z. Elis Bilali kërkoi shtyrje në një datë të mëvonshme të seancës gjyqësore, me qëllim njohjen me ankimin dhe çështjen. Pasi u konsultua, trupi gjykues vlerësoi se: · Subjekti i rivlerësimit, nuk kishte paraqitur ndonjë akt shkresor që të vërtetonte arsyen e pamundësisë së tij për të marrë pjesë në seancën gjyqësore; · Avokati Elis Bilali nuk dispononte një prokurë të posaçme të pretenduar të lëshuar nga subjekti i rivlerësimit dhe si rrjedhojë, nuk mund të legjitimohej të paraqiste kërkesa procedurale në këtë seancë gjyqësore publike. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi të vazhdojë gjykimin e çështjes në datë 04.07.2025, ora 11.30, duke i kërkuar subjektit të rivlerësimit të marrë masat e nevojshme nëse dëshiron të jetë i pranishëm personalisht ose nëse do të përfaqësohet nëpërmjet një përfaqësuesi ligjor në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| Korrik | Korrik | Korrik | Korrik | Korrik | Korrik |