|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Qershor | 1 | 2 | 3 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.03 Ditën e enjte, më datë 03.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.07.2025, ora 15:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës gjyqësore konstatoi prezencën e subjektit të rivlerësimit dhe mosprezencën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, dhe relatoi si vijon: Në seancën e datës 18 qershor 2025, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen. Gjatë bisedimeve dhe në funksion të tyre, trupi gjykues u ndal për të analizuar kërkimin përfundimtar të ankuesit, përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe çmoi me rëndësi qartësimin nëpërmjet pyetjeve që do të duhet t’i bëheshin atij në kënndvështrimin procedural lidhur me kërkimin përfundimtar të përcjellë në Kolegj. Për këtë arsye, në seancën në dhomë këshillimi në datën 1.07.2025, trupi gjykues revokoi vendimin e ndërmjetëm të marrë në seancën e datës 18 qershor 2025 për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe tërheqjen në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit lidhur me çështjen. Në kushtet kur çmoi se qartësimi për sa më sipër do të duhet të bëhej nëpërmjet pyetjeve, për shkak të mungesës në seancën e sotme të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe pamundësisë për të kryer këtë veprim procedural, trupi gjykues, i konsultuar, vendosi që seanca e sotme të shtyhet për në datën 9.07.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.07.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 604, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, më datë 03.07.2025, në Tiranë.
| 4 - Seancë publike
All day 2025.07.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Armida Hamiti (Moçka), nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës dhe se ndryshe nga sa arsyetohet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, pamjaftueshmëria financiare e saj dhe personave të lidhur me të është e tillë, saqë nuk mund të gjejnë zbatim parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit. Z. Dumani kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektin e rivlerësimit. Në prapësim të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit deklaroi se ankimi është i pambështetur në ligj, ka kontradikta logjike e faktike dhe se është i bazuar në interpretime formaliste e të pjesshme të provave. Subjekti i rivlerësimit kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe pranimin në cilësinë e provës të disa akteve të reja, të cilat i depozitoi në mbështetje të pretendimeve të saj. Znj. Hamiti kërkoi gjithashtu, rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj e në prova dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e ka konfirmuar atë në detyrë. Pas disa saktësimeve që relatori i çështjes i kërkoi subjektit të rivlerësimit lidhur me anën formale të akteve të depozituara, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se përveç tri akteve që nuk përmbushnin kriteret ligjore nga ana formale, të tjerat duhet të pranoheshin në cilësinë e provës, pasi do të shërbenin për shqyrtimin objektiv të çështjes. Pasi Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç akteve që rezultuan se nuk janë në formën e kërkuar nga ligji. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Për t’i dhënë kohë palëve për t’i përgatitur konkluzionet përfundimtare, u vendos shtyrja e seancës për në datën 11.07.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.04 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.07.2025, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho. Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës gjyqësore konstatoi praninë e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, të subjektit të rivlerësimit z. Kledian Llaho dhe të z. Elis Bilali, që paraqiti aktin e përfaqësimit të avokatit për subjektin e rivlerësimit z. Llaho. Përfaqësuesi ligjor i z. Llaho kërkoi shtyrje të seancës me qëllim pasjen e një kohe të arsyeshme në dispozicion për t’u njohur me ankimin dhe çështjen. Lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme u shpreh se avokati ka pasur në dispozicion kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe ankimin, megjithatë, për një mbrojtje efektive, nuk kishte kundërshtime për shtyrjen e seancës gjyqësore. Pasi u konsultua, trupi gjykues konstatoi se nga aktet e fashikullit rezulton se subjekti i rivlerësimit, më datë 05.12.2022, ka marrë dokumentacionin fizik dhe në formë elektronike (CD) të dosjes së hetimit administrativ pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues vendosi se, pavarësisht se subjekti i rivlerësimit ka pasur gjithë kohën e nevojshme për caktimin e një mbrojtësi dhe për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm, pranoi kërkesën e avokatit, duke shtyrë seancën gjyqësore publike për në datën datën 11.07.2025, ora 13:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftime
All day 2025.07.04 Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. *********************** Ditën e mërkurë, më datë 17.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 711, datë 01.11.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 5 | 6 |
7 - Seancë publike
All day 2025.07.07 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, për subjektin e rivlerësimit Flora Çela. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, të tilla, që nuk mund të korrigjohen me programin e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Flora Çela, me veprimet dhe mosveprimet e saj gjatë ushtrimit të detyrës ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela. Subjekti i rivlerësimit, gjatë prapësimeve të saj, deklaroi se ankimi i Komisionerit Publik për kriterin e vlerësimit profesional, jo vetëm nuk mbështetet në elementë objektivë e të dhëna faktike, por edhe bie ndesh me vlerësimet që institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë kanë kryer për znj. Flora Çela sa i përket aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin si të pabazuar në prova të ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, duke kërkuar nga Kolegji pranimin e tyre në cilësinë e provës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh dakord për pranimin e akteve të depozituara në cilësinë e provës. Pasi subjekti i rivlerësimit dëgjoi disa opinione të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe iu përgjigj disa pyetjeve të tij dhe të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues u këshillua dhe vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë aktet e depozituara në formë shkresore nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit më datë 14.11.2024, si dhe aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, bashkëlidhur parashtrimeve. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u dhënë kohë palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 8 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.08 Ditën e martë, më datë 08.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22.11.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.07.08 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22.11.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 587, datë 22.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 08.07.2025.
| 9 - Seancë publike
All day 2025.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se evidentohen mangësi në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale, sipas indikatorëve të përcaktuar në nenin 73, pika 2 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por këto mangësi nuk janë të tilla që të kenë cenuar veprimtarinë hetimore dhe mund të korrigjohen nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Elona Alvora dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës. Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora paraqiti në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e saj lidhur me rrethanat e çështjeve penale të përfshira në ankim dhe përsëriti kërkesën drejtuar Kolegjit për të mos pranuar ankimin lidhur me dy çështjet e transferuara pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Znj. Elona Alvora deklaroi se lidhur me çështjet e tjera, ka pasur aftësinë të ndërmarrë veprime hetimore të logjikshme, në zbatim të ligjit procedural dhe se mangësitë e vërejtura nuk janë të tilla që të kenë shenjuar problematika në veprimtarinë hetimore. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që e ka konfirmuar atë në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.07.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze. Fillimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme iu përgjigj pyetjeve që relatori i çështjes i pati drejtuar në seancën e mëparshme, të datës 25.06.2025, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në vijim, subjekti i rivlerësimit kërkoi të pranohet në cilësinë e provës një dokument i lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, i cili u refuzua nga trupi gjykues në seancën e datës 25.06.2025, duke i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit ta paraqiste në formën e kërkuar nga ligji, nëse e konsideronte të rëndësishme për çështjen. Trupi gjykues, pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili shprehu dakordësinë që ky akt t’i nënshtrohej debatit gjyqësor, vendosi pranimin e kërkesës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato të paraqisnin konkluzionet e tyre përfundimtare për çështjen. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze, gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi vlerësoi bindëse shpjegimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se znj. Laze ka treguar mangësi në tregimin e një kujdesi të shtuar në veprimtarinë jashtëgjyqësore. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Eranda Laze. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se Komisioneri Publik në ankimin e tij nuk ka arsyetuar konform ligjit dhe provave në dosje, se ky ankim ka karakter hipotetik e paragjykues dhe si i tillë, nuk mund të jetë shkak për marrjen e një vendimi shkarkimi nga detyra. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë të gjitha provat në dosje dhe pasi t’i vlerësojë ato, të vendosë rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj, si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024. Pasi dëgjoi konklzuionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 29.07.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.07.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote. Në vijim të seancës së mëparshme, të zhvilluar më datë 03.07.2025, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pyetur nga trupi gjykues nëse si ankues ka hequr dorë nga ankimi bazuar në dispozitat procedurale, qartësoi kërkimin e tij përfundimtar. Ai deklaroi se kërkimi përfundimtar nuk është heqja dorë nga ankimi, por, që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga Kolegji, që prapësimet dhe provat e administruara gjatë procesit të merren në konsideratë dhe të gjykohen prej tij, në mënyrë që të mospamundësohet kontrolli i vendimit të Komisionit nga ana e Kolegjit. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, duke e vlerësuar një zgjidhje të drejtë të çështjes. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të ankuesit, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 18.07.2025, ora 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 | 11 - Seancë publike
All day 2025.07.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho. Subjekti i rivlerësimit paraqiti dy kërkesa paraprake së bashku me disa akte bashkëlidhur, me objekt: - pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023 deri në marrjen e një vendimi përfundimtar lidhur me dy çështje të Juridiksionit Disiplinor që janë të regjistruara po në Kolegj, me kërkues magjistratin Kledian Llaho, me objekt kundërshtimin e dy vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dhënien e masave disiplinore ndaj tij;
- pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, deri në zgjidhjen me vendim gjyqësor të formës së prerë të një çështjeje penale të filluar ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Pasi dëgjoi edhe qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i cili u shpreh se ankimi nuk përmban shkaqe dhe fakte juridike që lidhen me çështjet e referuara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesave të z. Kledian Llaho si të pabazuara në fakte e në ligj. Pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vijoi me paraqitjen e shkaqeve të ankimit., duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit kontradiktor, të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Sa i përket kriterit të figurës, z. Braho deklaroi se, nga informacioni i organeve ligjzbatuese përfitohen indicie se integriteti i subjektit të rivlerësimit duhet të konsiderohej me mangësi, ndërkohë që z. Llaho nuk ka dhënë shpejgime bindëse dhe nuk ka arritur të përmbysë barrën e provës lidhur edhe me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke u gjendur në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Pasi dëgjoi parashtrimin e shkaqeve të ankimit nga ana e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, për shkak të tejzgjatjes së seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi ta ndërpresë atë, për ta vijuar në datën 23.07.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, z. Adnan Xholi, i autorizuar si përfaqësues i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në këtë seancë, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në Kolegj, bazuar në gjendjen që janë aktet, rezulton se problematikat e evidentuara në kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk janë të tilla që të mund të justifikonin sanksionin e shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë që nuk vërehet asnjë indicie apo dyshimi lidhur me dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe figurën. Z. Xholi deklaroi se, nisur nga sa më sipër, por edhe për shkak të specifikave të këtij rasti, ku rezulton se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë në detyrën e prokurores apo në ndonjë funksion tjetër publik në kohën e krijimi të pasurive të deklaruara dhe nuk ka patur mundësi të ndikojë nëpërmjet abuzimit me detyrën në krijimin e tyre, përfundimisht, i kërkon Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022. Subjekti i rivlerësimit vijoi me konkluzionet përfundimtare, duke deklaruar se ka arritur të përmbysë barrën e provës si dhe të provojë bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022. Në vijim, vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me sqarimin rreth kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Xholi sqaroi kërkimin përfundimtar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke konfirmuar se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.07.2025, ora 09:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 12 | 13 |
14 - Seancë publike
All day 2025.07.14 Ditën e hënë, më datë 14.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199 i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe nuk mbulon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit që, mangësitë e përsëritura, të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, t’i vlerësojë së bashku me problematikat në kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi mund të çojnë në një përfundim të ndryshëm nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e ka konfirmuar në detyrë. Përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, ndaj, kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane dhe shkarkimin e tij nga detyra. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij në përgjigje të shkaqeve të ankimit, duke paraqitur edhe disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Kryesuesja e seancës gjyqësore informoi se palëve u janë vënë në dispozicion dy denoncime, lidhur me të cilat, përfaqësuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetime të mëtejshme. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegimet e tij lidhur me denoncimet dhe depozitoi disa akte lidhur me to, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Në vijim, subjekti i rivleresimit iu përgjigj edhe disa pyetjeve të drejtuara nga relatorja e çështjes. Pasi u konsultua, trupi gjykues, vendosi: Të çelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit në parashtrime dhe në seancën e sotme gjyqësore, si më poshtë: Për aktet bashkëlidhur parashtrimeve: - Kontratat e dhurimit dhe shkresa e OSHEE-së, sipas ekstremiteteve të cituara në parashtrime;
- 10 kontratat e shitblerjes – në kushtet kur janë të administruara në fashikullin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – nuk është e nevojshme që të administrohen sërish;
- Akti i ekspertimit financiar – të konsiderohet si pjesë përbërëse e parashtrimeve.
Trupi gjykues gjithashtu, vendosi: - Të administrojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura në seancën e sotme gjyqësore
- Të mos çelë hetim lidhur me denoncimet, sepse nuk plotësohen kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/ 2016.
- T’i drejtohet Furnizuesit të Shërbimit Universal Tiranë, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria Rajonale Fier si dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A Fier për informacion dhe dokumentacion shtesë në funksion të shqyrtimit të çështjes.
Përgjigjet e sjella nga këta operatorë do t’u vihen në dispozicion palëve, menjëherë sapo të mbërrijnë në Kolegj. Në pritje të këtyre përgjigjeve, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 13:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.14 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, për subjektin e rivlerësimit Flora Çela. Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, i pranishëm në seancë. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, të tilla, që nuk mund të korrigjohen me programin e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Flora Çela, me veprimet dhe mosveprimet e saj gjatë ushtrimit të detyrës ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela. Subjekti i rivlerësimit, gjatë prapësimeve të saj, deklaroi se ankimi i Komisionerit Publik për kriterin e vlerësimit profesional, jo vetëm nuk mbështetet në elementë objektivë e të dhëna faktike, por edhe bie ndesh me vlerësimet që institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë kanë kryer për znj. Flora Çela sa i përket aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin si të pabazuar në prova të ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, duke kërkuar nga Kolegji pranimin e tyre në cilësinë e provës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh dakord për pranimin e akteve të depozituara në cilësinë e provës. Pasi subjekti i rivlerësimit dëgjoi disa opinione të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe iu përgjigj disa pyetjeve të tij dhe të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues u këshillua dhe vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë aktet e depozituara në formë shkresore nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit më datë 14.11.2024, si dhe aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, bashkëlidhur parashtrimeve. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u dhënë kohë palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 14:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 15 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.15 Ditën e martë, më datë 15.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 16 - Njoftim vendimi
All day 2025.07.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se evidentohen mangësi në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale, sipas indikatorëve të përcaktuar në nenin 73, pika 2 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por këto mangësi nuk janë të tilla që të kenë cenuar veprimtarinë hetimore dhe mund të korrigjohen nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Elona Alvora dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës. Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora paraqiti në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e saj lidhur me rrethanat e çështjeve penale të përfshira në ankim dhe përsëriti kërkesën drejtuar Kolegjit për të mos pranuar ankimin lidhur me dy çështjet e transferuara pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Znj. Elona Alvora deklaroi se lidhur me çështjet e tjera, ka pasur aftësinë të ndërmarrë veprime hetimore të logjikshme, në zbatim të ligjit procedural dhe se mangësitë e vërejtura nuk janë të tilla që të kenë shenjuar problematika në veprimtarinë hetimore. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që e ka konfirmuar atë në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.07.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë këshillimi
16:11 2025.07.16 Ditën e mërkurë, më datë 16.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 17 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.17 Ditën e enjte, më datë 17.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Ditë vendimi
All day 2025.07.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka). Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, z. Adnan Xholi, i autorizuar si përfaqësues i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në këtë seancë, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në Kolegj, bazuar në gjendjen që janë aktet, rezulton se problematikat e evidentuara në kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk janë të tilla që të mund të justifikonin sanksionin e shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë që nuk vërehet asnjë indicie apo dyshimi lidhur me dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe figurën. Z. Xholi deklaroi se, nisur nga sa më sipër, por edhe për shkak të specifikave të këtij rasti, ku rezulton se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë në detyrën e prokurores apo në ndonjë funksion tjetër publik në kohën e krijimi të pasurive të deklaruara dhe nuk ka patur mundësi të ndikojë nëpërmjet abuzimit me detyrën në krijimin e tyre, përfundimisht, i kërkon Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022. Subjekti i rivlerësimit vijoi me konkluzionet përfundimtare, duke deklaruar se ka arritur të përmbysë barrën e provës si dhe të provojë bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022. Në vijim, vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me sqarimin rreth kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Xholi sqaroi kërkimin përfundimtar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke konfirmuar se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj. Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.07.2025, ora 09:30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 18 - Ditë vendimi
All day 2025.07.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.07.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote. Në vijim të seancës së mëparshme, të zhvilluar më datë 03.07.2025, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pyetur nga trupi gjykues nëse si ankues ka hequr dorë nga ankimi bazuar në dispozitat procedurale, qartësoi kërkimin e tij përfundimtar. Ai deklaroi se kërkimi përfundimtar nuk është heqja dorë nga ankimi, por, që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga Kolegji, që prapësimet dhe provat e administruara gjatë procesit të merren në konsideratë dhe të gjykohen prej tij, në mënyrë që të mospamundësohet kontrolli i vendimit të Komisionit nga ana e Kolegjit. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, duke e vlerësuar një zgjidhje të drejtë të çështjes. Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të ankuesit, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 18.07.2025, ora 09:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 | 20 |
21 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.21 Ditën e hënë, më datë 21.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 22 | 23 - Dhomë këshillimi
All day 2025.07.23 Ditën e mërkurë, më datë 23.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 630, datë 03.03.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Seancë publike
All day 2025.07.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho. Subjekti i rivlerësimit paraqiti dy kërkesa paraprake së bashku me disa akte bashkëlidhur, me objekt: - pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023 deri në marrjen e një vendimi përfundimtar lidhur me dy çështje të Juridiksionit Disiplinor që janë të regjistruara po në Kolegj, me kërkues magjistratin Kledian Llaho, me objekt kundërshtimin e dy vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dhënien e masave disiplinore ndaj tij;
- pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, deri në zgjidhjen me vendim gjyqësor të formës së prerë të një çështjeje penale të filluar ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.
Pasi dëgjoi edhe qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i cili u shpreh se ankimi nuk përmban shkaqe dhe fakte juridike që lidhen me çështjet e referuara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesave të z. Kledian Llaho si të pabazuara në fakte e në ligj. Pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vijoi me paraqitjen e shkaqeve të ankimit., duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit kontradiktor, të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Sa i përket kriterit të figurës, z. Braho deklaroi se, nga informacioni i organeve ligjzbatuese përfitohen indicie se integriteti i subjektit të rivlerësimit duhet të konsiderohej me mangësi, ndërkohë që z. Llaho nuk ka dhënë shpejgime bindëse dhe nuk ka arritur të përmbysë barrën e provës lidhur edhe me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke u gjendur në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Pasi dëgjoi parashtrimin e shkaqeve të ankimit nga ana e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, për shkak të tejzgjatjes së seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi ta ndërpresë atë, për ta vijuar në datën 23.07.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 24 | 25 | 26 | 27 |
28 | 29 - Njoftim vendimi
All day 2025.07.29 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze. Fillimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme iu përgjigj pyetjeve që relatori i çështjes i pati drejtuar në seancën e mëparshme, të datës 25.06.2025, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Në vijim, subjekti i rivlerësimit kërkoi të pranohet në cilësinë e provës një dokument i lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, i cili u refuzua nga trupi gjykues në seancën e datës 25.06.2025, duke i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit ta paraqiste në formën e kërkuar nga ligji, nëse e konsideronte të rëndësishme për çështjen. Trupi gjykues, pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili shprehu dakordësinë që ky akt t’i nënshtrohej debatit gjyqësor, vendosi pranimin e kërkesës. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato të paraqisnin konkluzionet e tyre përfundimtare për çështjen. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze, gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi vlerësoi bindëse shpjegimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se znj. Laze ka treguar mangësi në tregimin e një kujdesi të shtuar në veprimtarinë jashtëgjyqësore. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Eranda Laze. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se Komisioneri Publik në ankimin e tij nuk ka arsyetuar konform ligjit dhe provave në dosje, se ky ankim ka karakter hipotetik e paragjykues dhe si i tillë, nuk mund të jetë shkak për marrjen e një vendimi shkarkimi nga detyra. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë të gjitha provat në dosje dhe pasi t’i vlerësojë ato, të vendosë rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj, si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024. Pasi dëgjoi konklzuionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 29.07.2025, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 30 | 31 | Gusht | Gusht | Gusht |