Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2018 >
September
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
1
2
3
4
  • Njoftim
    All day
    2018.09.04

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Bashkim Dedja.

    Sot, në datën 04.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    • Kryesues:        Ardian Hajdari
    • Relator:            Luan Daci
    • Anëtarë:          Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
5
6
  • NJoftim
    All day
    2018.09.06

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 11/2018, datë 03.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Luan Kaloçi kundër vendimit nr. 33 datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Luan Kaloçi.

    Sot, në datën 06.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Rezarta Schuetz

    Relator:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

7
  • Njoftim
    All day
    2018.09.07

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 12/2018, datë 04.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Gentian Trenova kundër vendimit nr. 25 datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Gentian Trenova.

    Sot, në datën 07.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ina Rama

    Relator:  Natasha Mulaj

    Anëtarë: Luan Daci, Ardian Hajdari, Albana Shtylla

8
9
10
  • Njoftim vendimi
    All day
    2018.09.10

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Natasha Mulaj, relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 10.09.2018, “në bazë të nenit G, Aneksi i Kushtetutës, nenet 56, 66/1/b të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,

    Vendosi unanimisht:

     

    • Ndryshimin e vendimit nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:

     

    • Të deklarohet se procesi i rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, është pushuar.

     

    • Ndalimin e subjektit të rivlerësimit Mirela Fana të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të  Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme për një periudhë 15 – vjeçare.

     

    • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

     

    • U shpall sot më datë 10 shtator 2018”.
11
  • Njoftim
    All day
    2018.09.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Alma Brati.

    Sot, në datën 11.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    • Kryesues:        Natasha Mulaj
    • Relator:            Rezarta Schuetz
    • Anëtarë:          Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
  • Njoftim
    All day
    2018.09.11

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR ) Nr. 14/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 47, datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Astrit Faqolli.

    Sot, në datën 11.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:        Natasha Mulaj

    Relator:            Rezarta Schuetz

    Anëtarë:           Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo

12
  • Njoftim vendimi
    All day
    2018.09.12

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Sokol Çomo, relator Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,  sot, më datë 12.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit te rivlerësimit Besa Nikëhasani, ndaj vendimit nr. 15, datë 20.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:

    1.  Lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 20.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Besa Nikëhasani.

    2.  Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

    3.  U shpall sot në Tiranë, më datë 12.09.2018.

    Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

13
  • Njoftim
    All day
    2018.09.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Artan Lazaj kundër vendimit nr. 34 datë 11.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Artan Lazaj.

    Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

  • Njoftim
    All day
    2018.09.13

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 16/2018, datë 12.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit z.Tom Ndreca kundër vendimit nr. 39 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Tom Ndreca.

    Sot, në datën 13.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Albana Shtylla

     

    Relator:  Ina Rama

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

14
15
16
17
  • Njoftim
    All day
    2018.09.17

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) Nr. 17/2018, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 42, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Antoneta Sevdari.

    Sot, në datën 17.09.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:        Luan Daci

    Relator:           Sokol Çomo

    Anëtarë:         Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz

18
19
20
21
22
23
24
25
  • Njoftim vendimi
    All day
    2018.09.25

    Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Albana Shtylla, relatore Ina Rama dhe anëtarë Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, sot, më datë 25.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha, ndaj vendimit nr. 18, datë 10.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” vendosi me shumicë votash:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 10.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Hoxha.
    2. Ky vendim është i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.
    3. U shpall sot në Tiranë, më datë 25.09.2018.

    Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.

26
27
28
29
30

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP