Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur. Ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe ka juridiksion disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2019 >
November
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor
1
2
3
4
  • Seancë publike
    00:00
    2019.11.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.10.2019, ora 12:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

    Gjate seancës së sotme gjyqësore, palët debatuan lidhur me vlerën provuese të një dokumentacioni të deklasifikuar, i cili u vendos të merrej si provë në seancën paraardhëse. Trupi gjykues, pasi i bëri disa pyetje subjektit të rivlerësimit, vendosi t’i kërkojë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, informacione shtesë, të cilat i konsideroi të nevojshme për çështjen.

    Duke pasur në konsideratë kohën që i duhet institucioneve të kthejnë përgjigje për kërkesat, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 04.11.2019, ora 10.00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

5
6
7
8
  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2019.11.08

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bazuar në nenin 65, pika 1 dhe 3 të ligjit nr.86/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, njofton subjektet pjesëmarrëse në procesin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019 që lidhet me subjektin e rivlerësimit Fatos Qato, se për shkak të pamundësisë së vëzhguesit ndërkombëtar për të marrë pjesë në proces në datën e njoftuar në shpalljen e mëparshme, do ta zhvillojë atë ditën e premte, në datën 08.11.2019, ora 11.00.

    Trupi gjykues për gjykimin e çështjes (JR) 7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin që subjekti i rivlerësimit Fatos Qato ka bërë kundër vendimit nr.87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore:   Natasha Mulaj

    Anëtarë:    Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
Dhjetor

Info për kalendarin


    Ditë njoftimi

    Ditë seance

    Ditë vendimi

    Dhomë këshillimi

Loading...
Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP