Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2020 >
September
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Gusht
1
2
3
  • Seancë publike
    00:00
    2020.09.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.07.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

    Në fillim të seancës, kryesuesja bëri me dije se gjyqtari Luan Daci, njëri nga anëtarët e trupit gjykues të kësaj çështjeje, në vijim të vendimit nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin e tij nga detyra, ishte zëvendësuar me short me gjyqtaren Rezarta Schuetz.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit Donika Prela. Në mungesë të saj, bashkëshorti i znj.Prela, i paraqiti trupit gjykues një kërkesë të subjektit të rivlerësimit për shtyrje séance për arsye shëndetësore, të shoqëruar edhe me një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme në punë. Nëpërmjet kësaj kërkese, bazuar në nenin 174 dhe 175 të Kodit të Procedurës Civile, subjekti i rivlerësimit kërkonte shtyrjen e seancës për një periudhë 2-javore dhe njoftonte trupin gjykues se në vijim, do të caktonte një mbrojtës ligjor për të mos u bërë shkak i zvarritjes së procesit.

    Trupi gjykues, pasi u njoh me kërkesën e subjektit të rivlerësimit dhe raportin mjekësor të paraqitur, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 3.09.2020, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
5
6
7
8
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.09.08

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se në vijim të vendimit nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve për pezullimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi.

    Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Luan Daci u zëvendësua nga gjyqtare Ina Rama.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relator:  Ardian Hajdari

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Ju bëjmë me dije se për këtë arsye, seanca gjyqësore në dhomë këshillimi u ndërpre, për t’u zhvilluar në datën 08.09.2020, ora 9.30.

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

9
10
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.09.10

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se seanca, në të cilën do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.36/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Roland Jaupaj, kundër vendimit nr. 150, datë 28.05.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shtyhet për t’u zhvilluar ditën e enjte, në datën 10.09.2020, ora 9:30, me qëllim që subjekti i rivlerësimit të njoftohet mbi përbërjen e ndryshuar të trupit gjykues.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

11
12
13
14
  • Seancë publike
    00:00
    2020.09.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22.07.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.

    Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit që përfshijnë të trija kriteret e vlerësimit, Komisioneri Publik prezantoi edhe një analizë financiare të kryer prej tij, bazuar në të cilën, konstatoi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm bazuar në nenin 61, pika 3, dhe nenin 33, pika 5, germa a) e ligjit 84/2016.

    Komisioneri Publik kërkoi marrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit, ndryshimin e vendimit nr.112 datë 04.03.2019 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Subjekti i rivlerësimit parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja që i depozitoi pranë trupit gjykues në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Pasi u tërhoq për konsultim, me vendim të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi:

    • Riçeljen e hetimit dhe lejimin e marrjes në cilësinë e provave të tre akteve të sjella nga subjekti i rivlerësimit: – shkresë nga Enti Kombëtar i Banesave; shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin disiplinor në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe analizë financiare të sjellë nga subjekti i rivlerësimit.
    • Trupi gjykues do të marrë vendim për kërkesën e parashtruar nga Komisioneri Publik në parashtrimet e tij në seancën e sotme për analizë financiare nga Kolegji, pasi të dëgjojë nga Komisioneri Publik qëndrimin e tij pas shqyrtimit të akteve të sjella nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës.
    • Trupi gjykues vendosi të mos hetojë për një denoncim të datës 15/04/2019, dërguar në adresën elektronike të Komisionerit Publik, pasi denoncimi nuk përmban indicie për prova në lidhje me kriteret e rivleresimit siç përcaktohet nga neni 53, pika 1 e ligjit 84/2016.
    • Seanca shtyhet për në datën 14 shtator 2020, ora 10:00 per t’u dhënë mundësi palëve të shprehin qëndrimin e tyre, e konkretisht: Komisionerit Publik në lidhje me aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit në cilësinë e provës dhe subjektit të rivlerësimit në lidhje me denoncimet e përcjella nga Kolegji në adresë të tij, më datë 30 qershor 2020.​

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

15
16
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.09.16

    Ditën e mërkurë, më datë 16.09.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.30/2019, datë 06.06.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fehmi Petku, kundër vendimit nr. 136, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore:  Natasha Mulaj

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

17
18
19
20
21
  • Dhomë Këshillimi
    00:00
    2020.09.21

    Ditën e hënë, më datë 21.09.2020, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.35/2019, datë 31.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ferdinand Elezi, kundër vendimit nr. 138, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë:  Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

22
23
24
25
26
27
28
29
30
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP