Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2021 >
February
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
1
2
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.02

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 41/2019, datë 06.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 171, datë 26.06.2019.

    Subjekti i rivlerësimit Eugen Beçi u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti parashtrimin e tij lidhur me kriterin e kontrollit të figurës dhe atë të vlerësimit të pasurisë, duke i kërkuar trupit gjykues të rivlerësojë edhe njëherë provat që janë në dosjen e hetimit administrativ dhe vlerën provuese të tyre.

    Në funksion të shqyrtimit të çështjes, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte të reja, të cilat trupi gjykues, me vendim të ndërmjetëm, pranoi t’i marrë në cilësinë e provës, bazuar në nenin F pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenin 45 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    Pasi subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes.

    Në kërkimin përfundimtar, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues konfirmimin e tij në detyrë dhe prishjen e vendimit  nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Trupi gjykues, i konsultuar në vend, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjes, më datë 09.02.2021, ora 15:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    00:00
    2021.02.02

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.6/2021, datë 26.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit tw subjektit të rivlerësimit Irena Brahimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 276, datë 21.07.2020.

    Sot, në datën 02.02.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:  Ardian Hajdari

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

3
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2019, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 178, datë 08.07.2019.

    Subjekti i rivlerësimit znj. Evelina Qirjako i vuri në dispozicion trupit gjykues vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, nr.6, datë 26.01.2021, që lidhet me padinë e saj pranë kësaj gjykate.

    Pasi u tërhoq për konsultim dhe u njoh me përmbajtjen e vendimit në fjalë, trupi gjykues me shumicë votash, vendosi ta pranojë këtë vendim në cilësinë e provës në procesin gjyqësor në Kolegj.

    Pas këtij momenti procedural, subjekti i rivlerësimit znj. Evelina Qirjako deklaroi heqjen dorë nga kërkesa për pezullimin e gjykimit në Kolegj dhe kërkoi vazhdimin e shqyrtimit të ankimit të saj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.178, datë 08.07.2019.

    Trupi gjykues vendosi vazhdimin më tej të gjykimit të çështjes, duke ftuar subjektin e rivlerësimit, znj. Qirjako të paraqesë pretendimet e saj lidhur me ankimin e depozituar në Kolegj.

    Seanca gjyqësore vijoi me parashtrimin e subjektit të rivlerësimit, znj. Evelina Qirjako, pas të cilit, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Në kërkimin e saj përfundimtar drejtuar Kolegjit, znj. Qirjako kërkoi prishjen e pikës 2 të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.178, datë 08.07.2019, duke marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

    Kryesuesi i seancës deklaroi shtyrjen e seancës gjyqësore me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar, më datë 12.02.2021, ora 13:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
5
6
7
8
  • Njoftim
    00:00
    2021.02.08

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.7/2021, datë 28.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici.

    Sot, në datën 08.02.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:  Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj 

    Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

9
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit z. Alaudin Malaj dhe bëri me dije se z.Malaj i ka drejtuar Kolegjit një kërkesë me shkrim, të shoqëruar me një raport mjekësor, ku kërkon shtyrjen e seancës për pamundësi objektive për arsye shëndetësore.

    Bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 17.02.2021, ora 13:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2021.02.09

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.41/2019 datë 06.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi, kundër vendimit nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 171, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Eugen Beçi.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.02.2021.

  • Njoftim
    00:00
    2021.02.09

    Ditën e martë, më datë 02.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.3/2021 datë 14.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bilbil Mete kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 322, datë 10.12.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

10
11
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 11.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2019, datë 29.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

    Pas verifikimit të prezencës së palëve, subjekti i rivlerësimit Artan Madani paraqiti si kërkesë paraprake para trupit gjykues shtyrjen e seancës gjyqësore për një periudhë 2-javore, për pamundësi objektive të përfaqësuesit të tij ligjor për ta asistuar në seancë, për arsye shëndetësore.

    Pasi Komisioneri Publik shprehu dakordësinë me këtë kërkesë të subjektit të rivlerësimit dhe pasi trupi gjykues legjitimoi përfaqësuesin ligjor si palë në proces, bazuar në nenin 175, paragrafi i dytë, i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 23.02.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

12
  • Njoftim vendimi
    00:00
    2021.02.12

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2019 datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako, kundër vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 178, datë 08.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Evelina Qirjako.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.02.2021.

13
14
15
  • Njoftim
    00:00
    2021.02.15

    Ditën e martë, më datë 09.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.38/2019 datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

16
  • Dhomë këshillimi
    00:00
    2021.02.16

    Ditën e martë, më datë 16.02.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.58/2020 datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 313, datë 10.11.2020.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2021.02.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2020, datë 16.12.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili, kundër vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 313, datë 10.11.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rabiana Halili.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.02.2021.

17
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.02.2021, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Subjekti i rivlerësimit, bazuar në nenin 145, pika 2 e Kushtetutës, i paraqiti trupit gjykues një kërkesë për pezullimin e gjykimit, në mënyrë që Kolegji t’ia dërgojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese çështjen e ngritur në kërkesë nga subjekti i rivlerësimit, z. Malaj.

    Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues e rrëzoi kërkesën e subjektit të rivlerësimit, me arsyetimin se nuk ndodhemi në kushtet e nenit 145, pika 2 e Kushtetutës, pasi nuk çmohet se ndonjë nga ligjet e procesit të rivlerësimit bie ndesh me Kushtetutën.

    Po ashtu, trupi gjykues, pasi mori në shqyrtim të gjitha kërkesat dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, deklaroi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi subjektin e rivlerësimit të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

    Duke marrë parasysh kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të arsyeshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23.02.2021, ora 09:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

18
19
  • Njoftim
    00:00
    2021.02.19

    Sot, më datë 19.02.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 46/2019, datë 25.09.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.

    Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Rezarta Schuetz.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

    Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 46/2019, datë 25.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:  Albana Shtylla

    Relatore:  Ina Rama

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

  • Njoftim
    00:00
    2021.02.19

    Ditën e mërkurë, më datë 10.03.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë  publike çështja (JR) nr.46/2019 datë 25.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë:  Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

20
21
22
23
  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.02.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2019, datë 29.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e Komisionerit Publik z. Florian Ballhysa që ka ushtruar ankimin në çështjen (JR) nr. 55/2019, datë 29.10.2019.

    Në mungesë të tij, Komisioneri Publik z. Darjel Sina ishte i pranishëm në seancë për të bërë me dije se z. Ballhysa kishte njoftuar zyrtarisht Kolegjin që, për arsye shëndetësore, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në këtë seancë dhe kërkonte shtyrjen e saj për një kohë të përshtatshme.

    Pasi kryesuesja konfirmoi marrjen zyrtarisht të njoftimit të dërguar nga Komisioneri Publik dhe pasi subjekti i rivlerësimit shprehu dakordësinë e tij lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, trupi gjykues, bazuar në nenin 175, pika 2, e Kodit të Procedurës Civile, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 11.03.2021, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

  • Seancë publike
    00:00
    2021.02.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.02.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe bëri me dije se ky i fundit, në formë shkresore, i ka paraqitur trupit gjykues pretendimet përfundimtare, duke kërkuar pranimin dhe shqyrtimin e tyre nga Kolegji.

    Trupi gjykues vendosi të pranojë pretendimet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë sot, më 23.02.2021, ora 15:00.

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    00:00
    2021.02.23

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.51/2020 datë 23.11.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj, kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 294, datë 15.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2021.

24
25
26
27
28

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020.

Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ildkpi
ILDKP