
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.02.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2020, datë 23.11.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alaudin Malaj kundër vendimit nr. 294, datë 15.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe bëri me dije se ky i fundit, në formë shkresore, i ka paraqitur trupit gjykues pretendimet përfundimtare, duke kërkuar pranimin dhe shqyrtimin e tyre nga Kolegji.
Trupi gjykues vendosi të pranojë pretendimet përfundimtare të subjektit të rivlerësimit dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë sot, më 23.02.2021, ora 15:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.