|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 - Seancë publike
All day 2019.07.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 2 korrik 2019, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.13/2018, datë 07.09.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Brati. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryesuesja e seancës njoftoi se një trupë gjykuese e shortuar në Kolegj ka vendosur rrëzimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin nga trupi gjykues të relatores së çështjes, me vendimin nr.13/8, datë 02.07.2019. Trupi gjykues, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e martë, më datë 09.07.2019, ora 09.00. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 3 - Seancë publike
All day 2019.07.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 3 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova. Subjekti i rivlerësimit iu përgjigj specifikisht pyetjeve rreth situatës faktike financiare që relatorja e çështjes i drejtoi seancën pararendëse, edhe pse i konsideroi si pyetje që tejkalojnë shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik. Trupi gjykues, pasi u njoh me një kërkesë të subjektit të rivlerësimit, znj. Kosova, për të marrë në cilësinë e provës disa akte shkresore të depozituara prej saj seancën e sotme dhe pasi dëgjoi edhe opinionin e Komisionerit Publik lidhur me këto akte të reja, vendosi t’i marrë ato si provë në funksion të gjykimit të çështjes. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 12.07.2019, ora 10.30, për t’i lënë kohë Njësisë së Shërbimit Ligjor për të përgatitur analizën financiare të kërkuar nga Komisioneri Publik, bazuar edhe në provat e reja. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 - Njoftim
00:00 2019.07.04 Ditën e mërkurë, më datë 24.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo). Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 5 | 6 | 7 |
8 | 9 - Seancë publike
00:00 2019.07.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.06.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja. Gjatë seancës gjyqësore, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit mbi kriterin e aftësive profesionale, duke i kërkuar Kolegjit të hartojë nje metodologji, nëpërmjet së cilës, me indikatorë objektivë të matshëm, të kryejë një rivlerësim profesional të plotë, të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit, z.Medja parashtroi argumentet e tij në lidhje me kundërankimin ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, duke e cilësuar atë në kundërshtim me ligjin. Subjekti i rivlerësimit, i cili deklaroi se kërkesa e Komisionerit Publik për kryerjen e procesit të rivlerësimit në drejtim të kriterit professional, bazuar në një metodologji specifike, bie ndesh me parimet kushtetuese, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit lënien në fuqi të vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, si dhe për arsye objektive, për shkak të zhvillimit të një séance tjetër gjyqësore të planifikuar, seanca e subjektit të rivlerësimit Gentian Medja u shty për në datën 09.07.2019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.07.09 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 13/2018, datë 07.09.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 32, datë 05.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Brati. Pas analizës financiare të kryer në Kolegj, trupi gjykues konkludoi se subjekti i rivlerësimit nuk justifikoi me burime të ligjshme shpenzimet dhe kursimet e deklaruara për periudhën 2007 – 2016, duke përfshirë në përllogaritje të gjitha kërkimet e Komisionerit Publik. Në përfundim, bazuar në konkluzionet e mësipërme, në mbështetje të nenit D, pikat 1, 3 dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, të neneve 33, pika 5, germa “b” dhe 61, pika 3 e ligjit nr. 84/2016, vlerëson se vendimi nr.32, datë 05.07.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duhet ndryshuar. Për këto arsye, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, mbështetur në faktet e provuara në gjykim dhe në ligjin e zbatueshëm për çështjen, sipas nenit 66 pika 1, germa “b” të ligjit nr.84/2016, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.32, datë 05.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.07.2019.
| 10 - Seancë publike
All day 2019.07.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 10 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Komisioneri Publik parashtroi vlerësimin e tij në këndvështrimin formal dhe të përmbajtjes për provat që subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori depozitoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancën e datës 25 qershor 2019, si dhe u shpreh se vijon t’u qendrojë shkaqeve të ankimit, pa ndryshuar asnjë rrethanë të tyre. Subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori paraqiti komente shtesë mbi parashtrimet e Komisionerit Publik në seancën paraardhëse, si dhe i mbështeti ato në disa akte të reja shkresore, të cilat kërkoi që të depozitoheshin si prova pranë trupit gjykues. Më tej, Komisioneri Publik, pasi bëri një vlerësim edhe të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit në seancën e sotme dhe ripërsëriti se i qëndronte shkaqeve të ankimit, i kërkoi Kolegjit të shprehet për to. Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori zhvilluan debatin gjyqësor mbi vlerën e provave të reja, duke parashtruar edhe pretendimet e tyre lidhur me to. Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje lidhur me administrimin e akteve, vendosi të lejojë marrjen si provë të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit në seancën e datës 25 qershor 2019 si dhe në seancën e sotme, datë 10 korrik 2019. Trupi gjykues deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet përfundimtare rreth çështjes në gjykim, në seancën që do të zhvillohet më datë 17.07.2019, ora 14.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.”
| 11 - Seancë publike
00:00 2019.07.11 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11 korrik 2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik parashtroi shkaqet e ankimit, ndërsa subjekti i rivlerësimit, parashtroi kundërshtimet e tij ndaj ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe i kërkoi trupit gjykues të riçelë hetimin gjyqësor dhe të administrojë në cilësinë e provës, disa akte të reja që i depozitoi pranë trupit gjykues. Komisioneri Publik i kërkoi trupit gjykues të marrë në konsideratë një denoncim për subjektin e rivlerësimit që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka adresuar institucionit të Komisionerit Publik dhe që ky i fundit e ka përfshirë në shkaqet e ankimit. Me kërkesë të relatores së çështjes, Komisioneri Publik saktësoi elementët kryesorë të denoncimit, mbi të cilat i kërkohet Kolegjit të kryejë hetim të detajuar. Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje, vendosi të çelë hetimin gjyqësor për gjykimin e çështjes dhe të lejojë marrjen si provë të akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit seancën e sotme. Gjithashtu, në përgjigje të kërkimeve të Komisionerit Publik për hetim, trupi gjykues vendosi të kërkojë informacion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe të dhëna nga sistemi TIMS, në funksion të hetimit mbi këtë denoncim. Për sa më sipër, si dhe për t’i lënë kohë Komisionerit Publik të shprehet lidhur me përmbajtjen e provave, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 15.07.2019, ora 13.30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 12 - Seancë publike
All day 2019.07.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 12 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues i vuri në dispozicion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik analizën financiare të përgatitur me kërkesë të Komisionerit Publik, nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Për t’i lënë kohë subjektit të rivlerësimit, znj.Kosova dhe Komisionerit Publik të shprehen lidhur me këtë analizë, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.07.2019, ora 08:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 13 | 14 |
15 - Seancë publike
All day 2019.07.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15 korrik 2019, ora 13:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Gjatë seancës së sotme, Komisioneri Publik u shpreh lidhur me përmbajtjen e provave, ndërsa subjekti i rivlerësimit deklaroi se i qëndron kundërshtimeve ndaj ankimit të Komisionit Publik, të parashtruara seancën paraardhëse. Trupi gjykues i vuri në dispozicion Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit të dhënat e aksesuara nga sistemi TIMS dhe informacionin që Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi zyrtarisht Kolegjit, me kërkesë të këtij të fundit, në funksion të hetimit mbi një denoncim. Pasi u njoh me këto informacione, Komisioneri Publik deklaroi se denoncimi nuk është i bazuar në fakte, pasi asnjë e dhënë e tij nuk përkon me të dhënat e ardhura në rrugë institucionale. Nga ana e tij, subjekti i rivlerësimit i qëndroi kërkesës për kryerjen nga ana e Kolegjit të një analize financiare bazuar në provat e depozituara. Trupi gjykues vendosi se do të kryejë analizë financiare në funksion të zgjidhjes së çështjes, duke konsideruar dhe vlerësuar të gjitha provat e administruara në këtë proces. Trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe i ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 24.07.2019, ora 13.30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
16:22 2019.07.15 Ditën e martë, më datë 03.09.2019, ora 11:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 16 - Dhomë këshillimi
All day 2019.07.16 Ditën e martë, më datë 16.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.37/2018, datë 04.12.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka bërë kundër vendimit nr.55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Për arsye objektive, seanca u ndërpre në orën 19.00 dhe u shty për në datën 17.07.2019, në orën 08.00. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 17 - Seanca publike
All day 2019.07.17 Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.23/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, palët parashtruan konkluzionet përfundimtare rreth çështjes në gjykim. Komisioneri Publik vlerësoi se edhe pas akteve të reja të shqyrtuara gjatë procesit, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij dhe se parashtrimet e tij mbetën në nivel deklarativ. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 46, datë 24.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori. Subjekti i rivlerësimit Xhezair Zaganjori kundërshtoi konkluzionet e Komisionerit Publik, duke deklaruar se të gjitha të dhënat, faktet, rrethanat, provat e reja të depozituara prej tij gjatë procesit, i kundërpërgjigjen të gjitha shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik. Trupi gjykues pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare, vendosi të shpallë vendimin përfundimtar ditën e premte, më 26 korrik 2019, ora 11.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.” *** Njoftim Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.07.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Komisioneri Publik paraqiti opinionin e tij mbi projekt – metodologjinë e hartuar nga Kolegji, duke vlerësuar se është e plotë nga pikëpamja strukturore, por që të konsiderohet e zbatueshme në funksion të hetimit të duhur të çështjes, nevojitet edhe administrimi në cilësinë e provës i tri burimeve të vlerësimit: dosja personale e magjistratit, z. Gentian Medja; mendimi i kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë; informacion me shkrim nga Shkolla e Magjistraturës. Nga ana e tij, subjekti i rivlerësimit shprehu kundërshtimin e tij në lidhje me përdorimin e kësaj projekt – metodologjie për kryerjen e procesit të rivlerësimit në drejtim të kriterit professional, duke i konsideruar elementët e saj, në tejkalim të kompetencave të Kolegjit, por edhe të shkaqeve të ankimit. Trupi gjykues, pasi u tërhoq për vendimmarrje, vendosi të hetojë sipas kërkesës së Komisionerit Publik, duke i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dokumentacion si më poshtë: – dosjen personale të magjistratit, z. Gentian Medja dhe mendimin e kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë; dhe Shkollës së Magjistraturës, informacion me shkrim për magjistratin, subjektin e rivlerësimit Gentian Medja. Për sa më sipër, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 26 korrik 2019, ora 13.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2019.07.17 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edison Ademi kundër vendimit nr.137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 17.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Luan Daci Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo - Njoftim vendimi
All day 2019.07.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 37/2018, datë 04.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 55, datë 31.07.2018. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016. Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime: - Lënien në fuqi të vendimit nr 55, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019.
| 18 - Dhomë këshillimi
00:00 2019.07.18 Ditën e enjte, më datë 18.07.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.27/2018, datë 29.10.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Luan Daci, Sokol Çomo, Albana Shtylla Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 - Seancë publike
All day 2019.07.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.07.2019, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.34/2018, datë 13.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 62, datë 03.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artur Malaj. Gjatë seancës gjyqësore, Komisioneri Publik paraqiti kërkesën paraprake për rivendosje në afat dhe për shtesë ankimi, pas dy gjetjeve me informacione të panjohura më parë, të vëna në dispozicion nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi këtë kërkesë të Komisionerit Publik, duke e konsideruar të pabazuar nga ana procedurale dhe i kërkoi trupit gjykues rrëzimin e saj. Pasi trupi gjykues pranoi kërkesën e Komisionerit Publik, ky i fundit parashtroi shkaqet e ankimit fillestar dhe të ankimit shtesë, si dhe i kërkoi trupit gjykues të kryejë një analizë financiare të plotë, bazuar në provat e depozituara deri në këtë fazë të procesit. Këtë kërkesë, Komisioneri Publik e bazoi në rezultatet e një analize financiare të kryer nga ai vetë, rezultate të cilat i kanë krijuar bindjen se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i cënueshëm sa i përket kriterit të pasurisë, ndaj nevojitet kontroll i gjithanshëm nga ana e Kolegjit, mbi këtë kriter. Komisioneri Publik iu përgjigj edhe disa pyetjeve të trupit gjykues lidhur me ankimin dhe shtesën. Në kuadër të qartësimit të kufijve të ankimit, trupi gjykues i kërkoi Komisionerit Publik t’i vërë në dispozicion Kolegjit, analizën financiare brenda datës 24 korrik 2019, me qëllim që t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 06.09.2019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
00:00 2019.07.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova. Lidhur me analizën financiare të përgatitur nga Kolegji, Komisioneri Publik deklaroi se metodologjia e përdorur, e lejon Komisionerin Publik të dalë në përfundime, pa ndryshuar standardin e deritanishëm të vlerësimit në këtë proces. Subjekti i rivlerësimit paraqiti prapësimet e veta lidhur me këtë analizë, si dhe paraqiti disa akte të reja shkresore që kërkoi të merren në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi u tërhoq për konsultim, trupi gjykues vendosi të administrojë provat e reja, të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe ftoi palët të parashtrojnë konkluzionet e tyre përfundimtare në seancën e datës 22 korrik 2019, ora 8:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.07.19 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 27/2018, datë 29.10.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Broci kundër vendimit nr. 53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, vendosi në mënyre unanime: - Lënien në fuqi të vendimit nr.53, datë 31.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Artan Broci.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 18.07.2019.
| 20 | 21 |
22 - Seancë publike
00:00 2019.07.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 22 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.30/2018, datë 06.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova. Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se të gjitha shkaqet e ankimit të ngritura prej tij, gjetën përgjigje në provat e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë procesit në Kolegj dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por me një arsyetim ndryshe nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Subjekti i rivlerësimit, znj.Kosova, parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 26.07.2019, ora 09.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 23 - Njoftim
00:00 2019.07.23 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.34/2019, datë 18.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albina Spaha kundër vendimit nr.139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 23.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Albana Shtylla Relator: Rezarta Schuetz Anëtarë: Natasha Mulaj, Luan Daci, Ina Rama - Njoftim
00:00 2019.07.23 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2019, datë 15.07.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Seci kundër vendimit nr.114, datë 11.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 23.07.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Luan Daci Relator: Ardian Hajdari Anëtarë: Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Rezarta Schuetz
| 24 - Seancë publike
00:00 2019.07.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24 korrik 2019, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.35/2018, datë 23.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo), kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur nderprerjen e procesit te rivleresimit per subjektin e rivlerësimit Valbona Bala (Pajo). Gjatë seancës gjyqësore, pasi trupi gjykues vendosi të shqyrtojë së bashku të dyja ankimet, palët paraqitën shkaqet respektive të ankimit. Komisioneri Publik pretendoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të Valbona Bala (Pajo), nuk është i drejtë, nuk argumenton në mënyrë shteruese natyrën specifike të statusit ligjor të subjektit, dhe është marrë pa u verifikuar vullneti i lirë i subjektit të rivlerësimit për dorëheqje. Por, pavarësisht këtyre pretendimeve, në konsideratë të kërkimit të subjektit të parashtruar në ankim, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 13.9.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke e plotësuar dispozitivin e tij me ndalimin e parashikuar nga neni G, paragrafi i dytë i Aneksit të Kushtetutës. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se vendimi n.65, datë 13.9.2018, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, është i paarsyetuar, i pambështetur në prova dhe në kapërcim të kompetencave ligjore te Komisionit. Znj.Bala i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 65, datë 13.9.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në pjesën arsyetuese të tij, duke hequr nga kjo pjesë ndalimin e parashikuar nga neni G, paragrafi i dytë i Aneksit të Kushtetutës. Pasi vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe pas parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare nga palët në proces, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 25.07.2019, ora 13.30. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2019.07.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24 korrik 2019, ora 13:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, Komisionieri Publik i qëndroi kërkesës për ndryshimin e vendimit nr.61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, bazuar në të gjitha provat e depozituara prej tij gjatë procesit gjyqësor dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 31.07.2019, ora 10.00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë
| 25 - Njoftim Vendimi
00:00 2019.07.25 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 35/2018, datë 23.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, si dhe ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) kundër vendimit nr. 65, datë 13.09.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Valbona Bala (Pajo). Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.65, datë 13.09.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si më poshtë:
Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Valbona Bala (Pajo). Subjekti i rivlerësimit Valbona Bala (Pajo) nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.07.2019
| 26 - Seancë publike
00:00 2019.07.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.07.2019, ora 13:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.29/2018, datë 05.11.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 60, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentian Medja. Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryesuesja e seancës prezantoi aktet e sjella nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Shkolla e Magjistraturës, në përgjigje të kërkesës së Kolegjit drejtuar këtyre institucioneve. Krahas këtyre akteve, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues marrjen në cilësinë e provës edhe të disa akteve të reja të depozituara prej tij, dy prej të cilave, vendime të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi metodologjinë e vlerësimit profesional, në kuadër të procesit të rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi marrjen në cilësinë e provës të të gjitha akteve të depozituara gjatë seancës së sotme dhe marrjen në konsideratë të dy vendimeve të mësipërme, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Komisioneri Publik kërkoi kryerjen prej Kolegjit të një vlerësimi paraprak profesional për subjektin e rivlerësimit, mbështetur në metodologjinë e propozuar. Trupi gjykues vendosi të mos pranojë kërkesën e Komisionerit Publik, si dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e datës 09.09.02019, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2019.07.26 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2018, datë 19.10.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.46, datë 24.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Xhezair Zaganjori, gjyqtar, me detyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019 - Njoftim vendimi
00:00 2019.07.26 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 30/2018, datë 06.11.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr.43, datë 18.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Nertina Kosova.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.07.2019.
| 27 | 28 |
29 | 30 | 31 - Njoftim vendimi
00:00 2019.07.31 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit nr.61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 31.07.2019
| Gusht | Gusht | Gusht | Gusht |