|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Maj | 1 - Seancë publike
00:00 2021.06.01 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 01.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 28/2020, datë 10.07.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 231, datë 29.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik kundërshtoi si të pabazuar në ligj, pretendimin e subjektit të rivlerësimit për kryerjen e ankimit jashtë afatit ligjor prej 15-ditësh dhe deklaroi se u qëndron shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve të tij në seancat e mëparshme në Kolegj, lidhur me kriterin e pasurisë dhe atë të aftësive profesionale. Komisioneri Publik deklaroi se edhe pas provave të reja, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Lidhur me kriterin e pasurisë, Komisioneri Publik vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë, ndërsa sa i përket aftësive profesionale, ka cënuar besimin e publikut në rolin e organit të prokurorisë. Bazuar në nenin F, pikat 3 dhe 7 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3,4 dhe 5, si dhe në nenin 66 të ligjit 84/2016, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 231, datë 29.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anton Martini. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit, duke deklaruar se Komisioneri Publik ka dalë në konkluzione të pasakta dhe të pavërteta. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se nëpërmjet argumentimit të bazuar në provat e reja të sjella gjatë procesit të zhvilluar në Kolegjin e Apelimit, u arrit të provohej e kundërta e ankimit si për kriterin e pasurisë, ashtu edhe atë të aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik me pretendimin se është kryer jashtë afatit ligjor, si dhe i kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 231, datë 29.01.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 10.06.2021, ora 15:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 - Seancë publike
00:00 2021.06.02 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 02.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala. Kryesuesi i seancës bëri me dije se subjekti i rivlerësimit kishte dërguar paraprakisht në Kolegj parashtrimet e tij lidhur me shkaqet e ankimit dhe aktet e reja në funksion të shqyrtimit të çështjes, të cilat i ishin vënë në dispozicion Komisionerit Publik, por në zbatim të rregullave procedurale të seancës publike, nuk ishin shqyrtuar ende nga trupi gjykues. Gjatë parashtrimit të shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor lidhur me dy kriteret e vlerësimit të subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala, atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, pasi vlerësoi se hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë i paplotë. Subjekti i rivlerësimit paraqiti kundërshtimet e tij lidhur me shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe bashkëlidhur prapësimeve, paraqiti akte të reja, të cilat u pranuan të merren si provë nga trupi gjykues. Pasi mbajti qëndrimin e tij lidhur me provat e reja, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit: – të kërkojë dokumentacion shtesë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes, – si dhe kryerjen e analizës financiare mbi shpenzimet financiare të subjektit të rivlerësimit për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016. Trupi gjykues, pasi u konsultua lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës dhe në nenet 45 dhe 49 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me vendim të ndërmjetëm, vendosi t’i kërkojë dokumentacion shtesë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, për aq sa nevojitet për hetimeve të mëtejshme mbi procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi gjithashtu, t’i kërkojë Njësisë së Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryerjen e analizës financiare për subjektin e rivlerësimit për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016. Në funksion të zbatimit të këtij vendimi të ndërmjetëm, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 22 qershor 2021, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.06.02 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja (JD) nr.5/2021, datë 31.05.2021, me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”. Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen (JD) nr. 5/2021, datë 31.05.2021. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari hetues i kësaj çështjeje u caktua gjyqtar Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të ketë përbërjen siç vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Anëtare: Albana Shtylla Anëtare: Ina Rama
| 3 - Seancë publike
00:00 2021.06.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 53/2019, datë 25.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 183, datë 19.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Çano. Kryesuesja e seancës bëri me dije se në Kolegj kishin mbërritur përgjigjet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim Taksave, Drejtoria Qëndrore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës Gjirokastër, Drejtoria e Ujësjellës – Kanalizimeve Gjirokastër, Vlorë e Lushnjë. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin, i cili u pranua në cilësinë e provës nga trupi gjykues, Komisioneri Publik mbajti qëndrimin e tij lidhur me provat e reja. Gjatë parashtrimit të tij, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit deklaroi se me kërkesën e tij për informacione shtesë lidhur me kriterin e vlerësimit profesional të subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik ka tejkaluar shkaqet e ankimit që përfshijnë vetëm kriterin e pasurisë dhe të vlerësimit të figurës. Bazuar në nenin 459 të Kodit të Procedurës Civile, përfaqësuesi ligjor i kërkoi Kolegjit ta konsiderojë këtë kërkesë të Komisionerit Publik si të rënë në dekadencë, pasi kriteri i vlerësimit profesional nuk ka qenë pjesë e shkaqeve të ankimit. Lidhur me provat e reja, përfaqësuesi ligjor deklaroi se nëpërmjet tyre, arrihet të provohen pretendimet dhe kundërshtitë e subjektit të rivlerësimit lidhur me shkaqet e ankimit. Bashkëlidhur parashtrimeve gjatë seancës së sotme, në funksion të hetimit gjyqësor, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja shtesë, të cilat, me vendim të ndërmjetëm u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Gjithashtu, në vijim të përgjigjeve të ardhura nga institucionet, trupi gjykues vendosi t’i kërkojë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë informacion plotësues dhe DSIK-së, përditësimin e raportit mbi vlerësimin e figurës për subjektin e rivlerësimit, në bazë të nenit 39, të ligjit 84/2016. Raporti duhet të jetë i deklasifikuar në funksion të procesit që po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në pritje të informacionit të mësipërm, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 09.07.2021, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 4 - Njoftime
00:00 2021.06.04 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 352, datë 01.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Sot, në datën 04.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz *** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2021, datë 02.06.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 374, datë 23.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Shkëlqim Miri. Sot, në datën 04.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz - Njoftim
00:00 2021.06.04 Sot, më datë 04.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 58/2019, datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër kundër vendimit nr. 180, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 58/2019, datë 12.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo
| 5 | 6 |
7 | 8 | 9 - Njoftim
00:00 2021.06.09 Ditën e martë, më datë 06.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.25/2021 datë 11.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gramoz Levanaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 365, datë 14.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 10 - Seancë publike
00:00 2021.06.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 10.06.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irma Balli (JR) 31/2019, datë 13.06.2019, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 109, datë 19.02.2019. Subjekti i rivlerësimit Irma Balli u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti kundërshtimet e saj ndaj vendimit nr. 109, datë 19.02.2019, sipas të cilit, “subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e kriterit të pasurisë”. Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues lejoi marrjen në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit, znj. Balli, në mbështetje të pretendimeve të saj. Pasi disa pyetjeve sqaruese të kryesueses dhe relatorit të çështjes drejtuar subjektit të rivlerësimit lidhur me çështjen dhe pas deklarimit të znj. Balli se nuk kishte kërkesa të tjera shtesë, kryesuesja e seancës deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor. Në kërkimin përfundimtar, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që bazuar në ligj dhe në provat e depozituara, të deklarojë kalimin e testit të besueshmërisë sa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë për subjektin e rivlerësimit Irma Balli. Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore, me qëllim shpalljen e vendimit përfundimtar për çështjen, më datë 15.06.2021, ora 14:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2021.06.10 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.28/2020, datë 10.07.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 231, datë 29.01.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 231, datë 29.01.2020, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anton Martini.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 10.06.2021.
| 11 - Njoftim
00:00 2021.06.11 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2021, datë 04.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi kundër vendimit nr. 351, datë 25.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 11.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
| 12 | 13 |
14 | 15 - Njoftim vendimi
00:00 2021.06.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.31/2019, datë 13.06.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Irma Balli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 109, datë 19.02.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Irma Balli.
- Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Irma Balli, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.06.2021.
| 16 - Njoftim
00:00 2021.06.16 Ditën e martë, më datë 13.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.54/2019 datë 28.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alfred Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 177, datë 08.07.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 - Seancë publike
00:00 2021.06.17 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.06.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 46/2019, datë 25.09.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita. Kryesuesja e seancës u bëri me dije palëve përgjigjet e ardhura nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit u kishte kërkuar këtyre institucioneve, informacion nëse në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin e ri, kryesuesja e seancës citoi përgjigjet e institucioneve, ku mes të tjerash, referohej se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit nuk tatohen, si dhe ftoi palët të shprehin qëndrimet e tyre në këtë kuadër. Komisioneri Publik, gjatë shprehjes së qëndrimit të tij, në referencë të nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, deklaroi se i qëndron rekomandimit të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe bisedimeve përfundimtare të mbajtura në këtë gjykim, ku është shprehur se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit, tatohen. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik, duke deklaruar se është një qëndrim refuzues ndaj ligjit, fakteve dhe provave të paraqitura në këtë gjykim. Subjekti i rivlerësimit, po në referencë në ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, deklaroi se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit, nuk tatohen. Trupi gjykues, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve, i konsultuar në vend, vendosi të lejojë marrjen si prova, të përgjigjeve të ardhura nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 18 qershor 2021, ora 12:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 18 - Njoftim vendimi
00:00 2021.06.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 17.06.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 46/2019, datë 25.09.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 161, datë 18.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kastriot Selita. Kryesuesja e seancës u bëri me dije palëve përgjigjet e ardhura nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit u kishte kërkuar këtyre institucioneve, informacion nëse në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të legjislacionit në fuqi ndër vite, janë tatuar dhe tatohen shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin e ri, kryesuesja e seancës citoi përgjigjet e institucioneve, ku mes të tjerash, referohej se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit nuk tatohen, si dhe ftoi palët të shprehin qëndrimet e tyre në këtë kuadër. Komisioneri Publik, gjatë shprehjes së qëndrimit të tij, në referencë të nenit 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, deklaroi se i qëndron rekomandimit të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe bisedimeve përfundimtare të mbajtura në këtë gjykim, ku është shprehur se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit, tatohen. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik, duke deklaruar se është një qëndrim refuzues ndaj ligjit, fakteve dhe provave të paraqitura në këtë gjykim. Subjekti i rivlerësimit, po në referencë në ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, deklaroi se shumat monetare të përfituara nga individët nëpërmjet dhurimit, nuk tatohen. Trupi gjykues, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve, i konsultuar në vend, vendosi të lejojë marrjen si prova, të përgjigjeve të ardhura nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 18 qershor 2021, ora 12:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
13:38 2021.06.18 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2021, datë 11.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Maksuti kundër vendimit nr. 367, datë 16.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 18.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
| 19 | 20 |
21 - Seancë publike
00:00 2021.06.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj [(JR) 3/2020, datë 14.01.2020]. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me dy kriteret e vlerësimit të subjektit të rivlerësimit: atë të aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë, si dhe vlerësimin tërësor të çështjes, duke i kërkuar Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit objekt ankimi dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e tij ligjore kundërshtuan shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke pretenduar se janë joobjektive, jo proporcionale, të pabazuara në ligj, në prova apo në rrethanat e çështjes. Në mbështetje të këtyre pretendimeve, përveç disa akteve të depozituara në Kolegj më datë 15.06.2021 – të cilat i ishin përcjellë paraprakisht Komisionerit Publik – subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja bashkëlidhur parashtrimit të sotëm, duke kërkuar riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes. Me kërkesë të kryesueses së seancës, Komisioneri Publik u shpreh për denoncimet e ardhura në adresë të subjektit të rivlerësimit, z. Hajdarmataj, duke vlerësuar se në to nuk gjenden rrethana për t’i përfshirë në shkaqet e ankimit. Për t’i lënë kohë të mjaftueshme Komisionerit Publik të shprehet lidhur me aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore publike për në datën 06.07.2021, ora 12:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 22 - Seancë publike
00:00 2021.06.22 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.06.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 190, datë 26.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala. Në vijim të seancës së mëparshme, kryesuesi i trupit gjykues u bëri me dije palëve përgjigjet e ardhura nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër dhe Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me kërkesë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në funksion të hetimit të mëtejshëm të çështjes. Pasi palët konfirmuan njohjen me dokumentacionin e ri si dhe me analizën paraprake financiare të përgatitur nga Njësia e Shërbimit Ligjor pranë Kolegjit të Apelimit për vitet 2011, 2014, 2015 dhe 2016, aktet u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Gjatë shprehjes së qëndrimit të tij lidhur me provat e reja, Komisioneri Publik deklaroi se bazuar në nenin 72, pika 2, e ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, subjekti i rivlerësimit ka mangësi në kriterin e aftësive profesionale. Komisioneri Publik, bazuar në analizën financiare, vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ka mungesë të burimeve të ligjshme sa i përket kriterit të pasurisë. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e Komisionerit Publik për kriterin e aftësive profesionale dhe kriterin e pasurisë dhe në mbështetje të pretendimeve të tij, krahas parashtrimeve, depozitoi një akt të ri, i cili u pranua si provë nga trupi gjykues. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa apo prova të tjera shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e ardhshme që do të zhvillohet më datë 07.07.2021, ora 08:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.06.22 Ditën e mërkurë, më datë 14.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.52/2019 datë 22.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.06.22 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2021, datë 17.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Hazbi kundër vendimit nr. 375, datë 26.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 22.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla
| 23 - Dhomë këshillimi
00:00 2021.06.23 Ditën e mërkurë, më datë 23.06.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.49/2019 datë 09.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 172, datë 27.06.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
00:00 2021.06.23 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.49/2019, datë 09.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi, kundër vendimit nr. 172, datë 27.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 172, datë 27.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alketa Nushi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.06.2021.
| 24 - Njoftim
00:00 2021.06.24 Ditën e enjte, më datë 15.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.60/2019 datë 22.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
00:00 2021.06.24 Ditën e mërkurë, më datë 21.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.60/2020 datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 - Njoftim
00:00 2021.06.25 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit nr. 361, datë 25.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 25.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
| 26 | 27 |
28 - Njoftim
00:00 2021.06.28 Ditën e premte, më datë 23.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2021 datë 14.01.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Lile kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Ardian Hajdari Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 29 | 30 - Njoftim
00:00 2021.06.30 Ditën e martë, më datë 28.09.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2019 datë 03.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| Korrik | Korrik | Korrik | Korrik |