Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2021 >
August
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Korrik
Korrik
Korrik
Korrik
Korrik
Korrik
1
2
  • Njoftim
    11:38
    2021.08.02

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 43/2021, datë 29.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit kundër vendimit nr. 395, datë 08.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Stoja.

    Sot, në datën 02.08.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues: Ardian Hajdari

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz

3
  • Seance Publike
    14:01
    2021.08.03

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 3.08.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 200, datë 16.10.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.[(JR) 3/2020, datë 14.01.2020].

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, Kryesuesja e trupit gjykues, bëri me dije se Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, i cili kishte ushtruar ankimin e sipërcituar, kishte njoftuar pamundësinë objektive për të marrë pjesë në seancë dhe se do të përfaqësohej nga Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa.

    Në vijim, kryesuesja e seancës pasi konfirmoi se Komisioneri dhe subjekti kanë marrë të dhënat e përcjella nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) më 30.07.2021 pas kërkesës së Kolegjit, i ftoi ata të paraqisin qëndrimet e tyre.

    Në vijim, në përgjigje të pyetjeve të adresuara nga trupi gjykues dhe përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkimit të bisedimeve përfundimtare, të parashtruara në seancën e datës 16.7.2021. Subjekti i rivlerësimit po ashtu konfirmoi kërkimin e tij për lënien në fuqi të vendimit të Komisonit objekt shqyrtimi.

    Trupi gjykues, në përfundim të sa më sipër, e deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë nesër, më datë 4.8.2021, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

4
  • Njoftim Vendimi
    12:10
    2021.08.04

     Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 3/2020, datë 14.01.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 200, datë 16.10.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besim Hajdarmataj.
    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 04.08.2021, në Tiranë.

  • Seance Publike
    16:19
    2021.08.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 3.08.2021, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 200, datë 16.10.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.[(JR) 3/2020, datë 14.01.2020].

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, Kryesuesja e trupit gjykues, bëri me dije se Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, i cili kishte ushtruar ankimin e sipërcituar, kishte njoftuar pamundësinë objektive për të marrë pjesë në seancë dhe se do të përfaqësohej nga Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa.

    Në vijim, kryesuesja e seancës pasi konfirmoi se Komisioneri dhe subjekti kanë marrë të dhënat e përcjella nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) më 30.07.2021 pas kërkesës së Kolegjit, i ftoi ata të paraqisin qëndrimet e tyre.

    Në vijim, në përgjigje të pyetjeve të adresuara nga trupi gjykues dhe përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit, Komisioneri Publik u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkimit të bisedimeve përfundimtare, të parashtruara në seancën e datës 16.7.2021. Subjekti i rivlerësimit po ashtu konfirmoi kërkimin e tij për lënien në fuqi të vendimit të Komisonit objekt shqyrtimi.

    Trupi gjykues, në përfundim të sa më sipër, e deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë nesër, më datë 4.8.2021, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
Shtator
Shtator
Shtator
Shtator
Shtator

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI