|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Nëntor | Nëntor | Nëntor | 1 - Njoftim vendimi
All day 2022.12.01 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 270, datë 03.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 01.12.2022 - Dhomë këshillimi
10:00 -13:00 2022.12.01 Ditën e mërkurë, më datë 01.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 55/2020, datë 07.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpresa Beçaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 270, datë 03.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 | 3 | 4 |
5 - Seance Publike
11:11 2022.12.05 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit riçelje të hetimit gjyqësor me qëllim kryerjen e një analize financiare bazuar në një rivlerësim të mundësive financiare të personave të lidhur dhe të tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit. Lidhur me denoncimet, Komisioneri Publik deklaroi se nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për t’iu shtuar ankimit. Gjatë paraqitjes së prapësimeve lidhur me shkaqet e ankimit, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit çeljen e hetimit gjyqësor si dhe marrjen në cilësinë e provës të akteve të reja që i depozitoi gjatë seancës së sotme gjyqësore, bashkëlidhur parashtrimeve. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme. Lidhur me denoncimet, trupi gjykues vlerësoi se nuk përmbushin kriteret e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe për rrjedhojë, nuk do t’i nënshtrohen hetimit të mëtejshëm në Kolegj. Me shumicë votash, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për kryerjen e analizës financiare paraprake në Kolegj dhe vënien e saj në dispozicion palëve brenda datës 15 dhjetor 2022. Për të pasur në dispozicion kohë të mjaftueshme për të debatuar analizën financiare paraprake, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 21 dhjetor 2022, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
12 | 13 - Njoftim
All day 2022.12.13 Sot, më datë 13.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit nr. 339, datë 19.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2022.12.13 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit nr. 560 vendimi, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 13.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla - Seance Publike
10:49 2022.12.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 13.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike, znj. Irena Nino, kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe eventualisht, administrimin e provave të nevojshme, duke deklaruar se një vlerësim i përgjithshëm i të tre kritereve nga ana e Kolegjit, mund të çojë në një vlerësim të ndryshëm nga sa ka arritur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në përgjigje të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit paraqiti bashkëlidhur prapësimeve disa akte të reja, të cilat kërkoi të administrohen si provë nga trupi gjykues. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë të gjitha aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit gjatë seancës së sotme gjyqësore, përveç një akti që nuk ishte paraqitur në formën e kërkuar nga ligji. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19.12.2022, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 14 - Njoftim vendimi
All day 2022.12.14 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 278, datë 22.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.12.2022 - Dhomë Këshillimi
10:34 2022.12.14 Ditën e mërkurë, më datë 14.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 45/2020, datë 15.10.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Selim Kryeziu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 278, datë 22.07.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 15 - Njoftim
All day 2022.12.15 Ditën e martë, më datë 17.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 30/2020, datë 22.07.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andi Civici kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 243, datë 04.03.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2022.12.15 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 474, datë 12.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2022 - Dhomë Këshillimi
11:26 2022.12.15 Ditën e enjte, më datë 15.12.2022, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 16 | 17 | 18 |
19 - Seance publike
All day 2022.12.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike, znj. Irena Nino, kundër vendimit nr. 257, datë 12.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë dhe se nuk arriti të provonte të kundërtën e shkaqeve të ankimit as për kriterin e aftësive profesionale. Përfundimisht, Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 257, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Miranda Andoni. Pasi Komisionerja Publike iu përgjigj pyetjeve sqaruese të relatorit të çështjes lidhur me kriterin e pasurisë, subjekti i rivlerësimit, znj. Miranda Andoni, paraqiti konkluzionet përfundimtare të çështjes. Duke kundërshtuar qëndrimin e Komisioneres Publike, subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës dhe nivel kualifikues në kriterin profesional. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 257, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues, pasi dëgjoi konkluzionet e palëve, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 20.12.2022, ora 14:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 20 - Njoftim vendimi
All day 2022.12.20 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2020, datë 18.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 257, datë 12.06.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Miranda Andoni. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: - Lënien në fuqi të vendimit nr. 257, datë 12.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Miranda Andoni.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.12.2022. - Njoftime
All day 2022.12.20 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Sot, në datën 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla *************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 52/2022, datë 13.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj) kundër vendimit nr. 567, datë 28.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Sot, në datën 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla - Njoftime
All day 2022.12.20 Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo). Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi ******************************** Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Hoxha kundër vendimit nr. 289, datë 06.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 57/2020, datë 07.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ******************************* Sot, më datë 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar dhe gjyqtares Natasha Mulaj e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Brahim Dragjoshi kundër vendimit nr. 315, datë 16.11.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqje dorë nga trupi gjykues i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 22.11.2022, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese) dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 11/2021, datë 03.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi
| 21 - Seance publike
All day 2022.12.21 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 21.12.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 47/2020, datë 22.10.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës paraardhëse, palët debatuan analizën financiare paraprake të kryer në Kolegj. Gjatë debatit gjyqësor, relatorja e çështjes u drejtoi disa pyetje sqaruese Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro, e cila kërkoi kohë të arsyeshme në dispozicion për përgatitjen e përgjigjeve lidhur me pyetjet. Lidhur me dy denoncime të publikut, Komisioneri Publik deklaroi se ato nuk përmbajnë shkaqe të mjaftueshme për hetime të mëtejshme, ndërsa subjekti i rivlerësimit deklaroi se ka depotizuar në Kolegj aktet që rrëzojnë pretendimet e ngritura në këto denoncime. Pasi dëgjoi qëndrimet e palëve dhe vlerësoi aktet e paraqitura prej subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të mos hetojë kryesisht lidhur me këto denoncime, pasi ato nuk plotësojnë kërkesat e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Trupi gjykues pranoi kërkesën e subjektit të rivlerësimit për kohë të mjaftueshme, duke vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 10 janar 2023, ora 10:00. Gjatë kësaj séance do të vijohet me debatin gjyqësor rreth analizës financiare paraprake, si dhe palët duhet të jenë të përgatitura për konkluzionet përfundimtare të çështjes. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2022.12.21 Ditën e martë, më datë 24.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 275, datë 20.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 22 | 23 | 24 | 25 |
26 | 27 - Njoftim
All day 2022.12.27 Ditën e hënë, më datë 23.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 28 - Njoftim
All day 2022.12.28 Ditën e martë, më datë 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.
| 29 | 30 | 31 | Janar |