|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Tetor | Tetor | 1 - Njoftim
All day 2023.11.01 Ditën e enjte, më datë 23.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 574, datë 18.10.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 2 - Dhomë këshillimi
All day 2023.11.02 Ditën e enjte, më datë 02.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2023.11.02 Ditën e enjte, më datë 30.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 20/2023, datë 19.05.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 634, datë 10.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Naim Tota. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.11.02 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2022, datë 05.12.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.09.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenin 44, shkronja “b” dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 560, datë 14.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo. 2. Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Julian Xhengo për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. 3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.11.2023.
| 3 - Dhomë këshillimi
All day 2023.11.03 Ditën e premte, më datë 03.11.2023, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2023.11.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 03.11.2023, ora 10:00, në dhomë këshillimi çështjen që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues vendosi bashkimin në një proces të vetëm të kërkesave të paraqitura nga znj. Rovena Gashi (JR) nr. 10-20/2018, datë 07.04.2021; (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; nr. 204/232 prot., datë 27.10.2023, të cilat kanë të njëjtin objekt, “Rishikimin e vendimit nr. 12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e kërkesave të mësipërme u caktua për t’u zhvilluar në datën 06.12.2023, ora 10:00. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.11.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 10/2023, datë 07.03.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 595, datë 07.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arbër Çela. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 595, datë 07.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arbër Çela. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2023.
| 4 | 5 |
6 - Njoftim
All day 2023.11.06 Ditën e martë, më datë 12.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 82/2021, datë 21.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 449, datë 22.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 7 | 8 - Dhomë këshillimi
All day 2023.11.08 Ditën e mërkurë, më datë 08.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2021, datë 04.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 351, datë 25.02.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.11.08 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 31/2021, datë 04.06.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 351, datë 25.02.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 351, datë 25.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Maria Qirjazi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2023.
| 9 - Dhomë këshillimi
All day 2023.11.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se ditën e enjte, më datë 09.11.2023, ora 10:00, do të zhvillohet seanca plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët: Sokol Çomo Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ina Rama Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Mimoza Tasi Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Rezarta Schuetz Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Seanca plenare mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2023.11.09 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 59/2021, datë 18.10.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 425, datë 21.07.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 425, datë 21.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Smaçi. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2023. - Njoftime
All day 2023.11.09 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2023, ora 10:00, seancën plenare mbi bazë dokumentesh për çështjen (JD) 2/2023, datë 30.03.2023, me ankuese Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me subjekt të interesuar Këshillin e Lartë Gjyqësor. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore në dhomë këshillimi për në datën 15.12.2023, ora 09:30, me qëllim njoftimin personalisht të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) dhe të përfaqësuesve të saj sipas prokurës së posaçme, av. Juljan Hashorva dhe av. Erhart Dedja. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. *********** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2023, datë 06.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 701, datë 25.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Jurida Bajraktari. Në datën 08.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi ******* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 03.11.2023, është regjistruar çështja (JD) nr. 4/2023, me ankues Sali Hasa dhe me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 284, datë 17.07.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Sali Hasa”. Në datën 08.11.2023 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak: Gjyqtare: Ina Rama Gjyqtare: Mimoza Tasi Relatore e çështjes: Natasha Mulaj
| 10 - Njoftim
All day 2023.11.10 Ditën e martë, më datë 19.12.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 41/2021, datë 23.07.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kolë Hysenaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 368, datë 19.04.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 | 12 |
13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
20 | 21 - Dhomë këshillimi
All day 2023.11.21 Ditën e martë, më datë 21.11.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2021, datë 31.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Alljabeu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2023.11.21 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 698, datë 15.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako. Në datën 21.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla ************ Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 53/2023, datë 09.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 702, datë 27.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Agron Bushati. Në datën 21.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi ********** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 693, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa. Në datën 21.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim vendimi
All day 2023.11.21 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 15/2021, datë 31.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 334, datë 14.01.2021.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 334, datë 14.01.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Allajbeu.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.11.2023.
| 22 | 23 - Seancë publike
All day 2023.11.23 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.11.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe kriterit të pasurisë, duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit që pasi të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit në vlerësimin tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe në mbështetje të pretendimeve të tij, paraqiti akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Në përmbyllje të parashtrimeve të tij, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Komisioneri Publik, i pyetur nga kryesuesja e seancës lidhur me denoncimet e publikut, u shpreh se konsideronte të mjaftueshme shkaqet e parashtruara në ankim për të bazuar kërkimin e tij, ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Në këto rrethana, ia la në çmim trupit gjykues për t’u shprehur lidhur me nevojën për hetim të denoncimeve të depozituara pas paraqitjes së ankimit. Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve, kërkimet e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Për aktet që janë tashmë pjesë e dosjes dhe për ato që mund të sigurohen përmes burimeve të hapura të informacionit, trupi gjykues u shpreh se nuk ishte i nevojshëm administrimi si provë. Gjithashtu, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që disa akte të paraqitura si fotokopje, t’i risjellë në formën e kërkuar nga ligji para seancës së ardhshme, që do të zhvillohet më datë 7.12.2023, ora 10:30. Gjatë kësaj seance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 - Njoftim vendimi
All day 2023.11.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 2/2022, datë 20.06.2022, që i përket ankueses Belina Zeneli (Kryemadhi) kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 20, datë 31.01.2022, me subjekte të interesuara, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: Mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 24.10.2023 Shpallur më 24.11.2023
| 25 | 26 |
27 | 28 | 29 | 30 - Seancë publike
All day 2023.11.30 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.11.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2023, datë 19.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Naim Tota. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe të aftësive profesionale, Komisionerja Publike deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit është i cënueshëm dhe si i tillë, duhet të ndryshohet. Komisionerja Publike kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Naim Tota. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i tij ligjor, gjatë prapësimit të shkaqeve të ankimit, deklaruan se kërkesa e Komisioneres Publike për shkarkim e subjektit të rivlerësimit është jo proporcionale dhe pretendimet e ngritura në ankim, të pambështetura në ligj e në prova. Subjekti i rivlerësimit kundështoi ankimin për të dyja kriteret e rivlerësimit dhe depozitoi tri akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 634, datë 10.03.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lidhur me dy denoncime të publikut të mbërritura pas ankimit, Komisionerja Publike edhe subjekti i rivlerësimit ndanë të njëjtin qëndrim, se denoncimet nuk përmbajnë fakte dhe rrethana të mjaftueshme për hetime të mëtejshme. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës një akt të depozituar nga subjekti i rivlerësimit në kuadër të çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes, si dhe u njoh me dy vendime gjyqësore në kuadër të vlerësimit mbi denoncimet e publikut. Lidhur me dy denoncimet, trupi gjykues vendosi të mos i nënshtrohen hetimeve të mëtejshme, pasi nuk përmbushin kriteret e nenit 53 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e radhës, më datë 7 dhjetor 2023, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2023.11.30 Në datë 30.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit 350, datë 23.02.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2023.11.30 Në datë 30.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442 datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Julian Çafka. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 72/2021, datë 23.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla Statusi: Përgatitje për gjykim
| Dhjetor | Dhjetor | Dhjetor |