Seancë publike

Seancë publike

2023-11-23 All day

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.11.2023, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi.

Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale dhe kriterit të pasurisë, duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit që pasi të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit në vlerësimin tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik dhe në mbështetje të pretendimeve të tij, paraqiti akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Në përmbyllje të parashtrimeve të tij, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioneri Publik, i pyetur nga kryesuesja e seancës lidhur me denoncimet e publikut, u shpreh se konsideronte të mjaftueshme shkaqet e parashtruara në ankim për të bazuar kërkimin e tij, ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit. Në këto rrethana, ia la në çmim trupit gjykues për t’u shprehur lidhur me nevojën për hetim të denoncimeve të depozituara pas paraqitjes së ankimit.

Pasi dëgjoi parashtrimet e palëve, kërkimet e subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Për aktet që janë tashmë pjesë e dosjes dhe për ato që mund të sigurohen përmes burimeve të hapura të informacionit, trupi gjykues u shpreh se nuk ishte i nevojshëm administrimi si provë.

Gjithashtu, trupi gjykues i kërkoi subjektit të rivlerësimit që disa akte të paraqitura si fotokopje, t’i risjellë në formën e kërkuar nga ligji para seancës së ardhshme, që do të zhvillohet më datë 7.12.2023, ora 10:30. Gjatë kësaj seance, palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Related upcoming events

  • 2024-06-03 All day

    Ditën e hënë, më datë 03.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • 2024-06-03 All day

    On Monday 03.06.2024, at 10:00, the Appeal Chamber will hold the public hearing of the case (JR) no. 29/2021, dated 28.05.2021, pertaining to the appeal of the Public Commissioner filed against the decision of the Independent Qualification Commission no. 352, dated 01.03.2021, corresponding to the assessee Iliba Bezati.

    The trial panel for the adjudication of this case is composed of judges:

    Presiding judge: Rezarta Schuetz

    Case Rapporteur: Sokol Çomo

    Members: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    The public hearing shall be held at the premises of the Special Appeal Chamber at: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.