|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 |
8 - Njoftim
All day 2024.01.08 Ditën e martë, më datë 30.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 350, datë 23.02.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 9 | 10 - Seancë publike
All day 2024.01.10 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 10.01.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 671, datë 14.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Kryesuesja e seancës u bëri me dije subjekteve procedurale në gjykim se më datë 8 janar 2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është depozituar një gjetje dhe opinion i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, një kopje e së cilës iu vendos në dispozicion atyre gjatë seancës së sotme, në gjuhën shqipe dhe angleze. E pyetur nga kryesuesja, Komisionerja Publike, znj. Irena Nino, deklaroi se do të shprehet lidhur me dokumentin, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare. Nga ana tjetër, subjekti i rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues kohë të mjaftueshme për t’u njohur me dokumentin dhe për të shprehur qëndrimin e tij lidhur me të. Në përgjigje të kërkesës së subjektit të rivlerësimit, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 15 janar 2024, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.01.10 Ditën e mërkurë, më datë 07.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 - Njoftim
All day 2024.01.11 Ditën e enjte, më datë 08.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 25/2023, datë 20.06.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 651, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Urim Buci. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Ina Rama Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 12 - Njoftim
All day 2024.01.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 1/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Maho kundër vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 12.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla - Njoftim
All day 2024.01.12 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit nr. 708, datë 26.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 12.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi
| 13 | 14 |
15 - Seancë publike
All day 2024.01.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 15.01.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 671, datë 14.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Lidhur me gjetjet dhe opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Komisionerja Publike deklaroi se duhet të jenë provë në proces dhe duhet të merren në shqyrtim e të vlerësohen nga Kolegji. Komisionerja Publike deklaroi se do të shprehë qëndrimin e saj lidhur me to në konkluzionet përfundimtare të çështjes. Komisionerja Publike parashtroi shkaqet e ankimit për kriterin e pasurisë, duke vlerësuar se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duhen rivlerësuar nga Kolegji në drejtim të arritjes së konkluzionit mbi saktësinë dhe vërtetësinë e deklarimeve të subjektit të rivlerësimit për pasurinë. Komisionerja Publike vlerësoi se shkaqet e ankimit do të duhet të gjejnë përgjigje gjatë vlerësimit të çështjes në Kolegj, bazuar në një proces hetimi të plotë, në analizën e saktë dhe shteruese të provave të mbledhura dhe në zbatim të parimeve të procesit të rregullt ligjor. Komisionerja Publike kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose lënien në fuqi të këtij vendimi. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke deklaruar se ato tejkalojnë ankimin dhe janë të bazuara në rrethana që nuk ekzistojnë dhe që nuk kanë ndodhur. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit refuzimin e gjetjeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Përveçse iu përgjigj disa pyetjeve të relatores së çështjes dhe vëzhguesit ndërkombëtar lidhur me gjetjet, subjekti i rivlerësimit paraqiti edhe prapësimet e tij lidhur me shkaqet e ankimit për vlerësimin e kriterit të pasurisë. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë në cilësinë e provës gjetjet dhe opinionin e Operacionit Ndëkombëtar të Monitorimit, si dhe i kërkoi Komisioneres Publike të mbajë një qëndrim lidhur me gjetjet e ONM-së, situatën faktike konkrete së cilës i referohen, si dhe adresimin e tyre në shkaqet e ankimit. Trupi gjykues vlerësoi se ky qëndrim, është e rëndësishme të mbahet pikërisht në këtë fazë të gjykimit, jo vetëm për t’u bërë pjesë e debatit gjyqësor, por edhe në respektim të parimit të procesit të rregullt ligjor. Duke qenë se Komisionerja Publike kërkoi kohë të arsyeshme për të mbajtur qëndrimin e saj, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 19 janar 2024, ora 10:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.01.15 Ditën e enjte, më datë 01.02.2024, ora 10:00, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga znj. Ana Golloshi për rishikimin e vendimit nr.13, datë 08.07.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.01.15 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 2/2023, datë 30.03.2023, që i përket ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 117, datë 17.09.2001, me subjekt të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi: - Mospranimin e ankimit të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari), kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. - Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. Marrë më 15.12.2023 Shpallur më 15.01.2024
| 16 - Seancë publike
All day 2024.01.16 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.01.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2023, datë 15.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike deklaroi se ndan gjykim të kundërt me atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka vendosur konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit. Komisionerja Publike vlerësoi se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës për asnjë prej tri kritereve të rivlerësimit, të pasurisë, të figurës dhe atë të aftësive profesionale. Në përmbyllje të parashtrimeve, Komisionerja Publike kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim shkaqet e ankimit dhe në përfundim të hetimit tërësor të çështjes të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri. Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesja e saj ligjore prapësuan shkaqet e ankimit duke deklaruar se nuk qëndrojnë dhe se bien ndesh me parimin e ligjshmërisë, parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Në mbështetje të pretendimeve të saj, subjekti i rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri, depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. E pyetur nga kryesuesja e seancës lidhur me disa denoncime të publikut, Komisionerja Publike deklaroi se ato nuk përmbajnë rrethana apo fakte për hetime të mëtejshme. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Trupi gjykues vendosi të mos ndërmarrë hetime të mëtejshme për denoncimet, pasi ato nuk përmbushin kërkesat e nenit 53, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të detajuara të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit rreth çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Në përgjigje të kërkesës së palëve për kohë të mjaftueshme për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23.01.2024, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 17 - Dhomë këshillimi
All day 2024.01.17 Ditën e mërkurë, më datë 17.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.01.17 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
• Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 307, datë 12.10.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Temo. • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2024.
| 18 - Seancë publike
All day 2024.01.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 18.01.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, në referencë të një denoncimit të publikut, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, të kërkojë administrimin e dosjeve të disa çështjeve penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, si dhe të kryejë vlerësime të mëtejshme lidhur me çështjen. Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi ankimin si të pabazuar në ligj dhe në procesin e rregullt ligjor, duke deklaruar se nuk ka për bazë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por fakte të reja, të pahetuara më parë. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të vendosë lënien në fuqi të vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi të ketë shqyrtuar çështjet e ngritura në ankimin e Komisionerit Publik. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke i kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër përcjelljen e dosjeve të disa çështjeve penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, me qëllim administrimin e tyre. Trupi gjykues ftoi palët në proces, që në seancën e ardhshme, më datë 26.01.2024, ora 9:00, të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me denoncimet e publikut, përfshi edhe disa denoncime të mbërritura ditën e sotme në Kolegj, të cilat do t’u përcillen palëve sapo të jetë e mundur. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 - Seancë publike
All day 2024.01.19 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 19.01.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 671, datë 14.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Në vijim të detyrave të ngarkuara gjatë seancës së mëparshme, Komisionerja Publike mbajti qëndrimin e saj lidhur me gjetjet dhe opinionin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike evidentoi përmbajtjen e gjetjeve dhe i adresoi ato në shkaqet e ankimit. I pyetur nga kryesuesja e seancës, subjekti i rivlerësimit deklaroi se do të shprehet lidhur me qëndrimin e Komisioneres Publike dhe çështjen në tërësi, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare të çështjes. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke ftuar palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare në seancën e ardhshme, më datë 26.01.2024, ora 12:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 | 21 |
22 | 23 - Seancë publike
All day 2024.01.23 Sot më datë 23.01.2024, ora 09:00, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2023, datë 15.03.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike, znj. Irena Nino, duke i qëndruar shkaqeve të saj të ankimit, në mbështetje të rekomandimit dhe gjetjeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës për asnjë prej tri kritereve të rivlerësimit, të pasurisë, të figurës dhe atë të aftësive profesionale, si dhe në vlerësimin tërësor të çështjes. Në përfundim, Komisionerja Publike kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri. Subjekti i rivlerësimit, gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, i qëndroi prapësimeve të saj për të gjitha shkaqet e ankimit, duke u shprehur se aktet dhe dokumentacioni i vënë në dispozicion të trupit gjykues dhe shpjegimet e dhëna nga ana e saj në seancat e mëparshme provojnë se ankimi i Komisioneres Publike është i pambështetur në prova dhe akte dhe në interpretim të gabuar të legjislacionit. Në përfundim, subjekti i rivlerësimit, znj. Mariola Mërtiri, kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 29.01.2024, ora 15:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 24 - Dhomë këshillimi
All day 2024.01.24 Ditën e mërkurë, më datë 24.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.01.24 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit nr. 711, datë 01.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 24.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi, Albana Shtylla - Njoftim vendimi
All day 2024.01.24 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco). · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 24.01.2024
| 25 | 26 - Seancë publike
All day 2024.01.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 72/2021, datë 23.11.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 442, datë 14.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Juljan Çafka. Pas verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës bëri me dije se në Kolegj janë depozituar edhe disa denoncime të tjera me përmbajtjen e të cilëve trupi gjykues nuk ishte njohur ende, ndërsa ftoi palët të paraqisnin qëndrimet e tyre mbi denoncimet e depozituara para nisjes së shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe në seancën e mëparshme. Komisioneri Publik vlerësoi nevojën e hetimit të mëtejshëm për një pjesë të denoncimeve të sipërcituara, duke sqaruar se ankesat nga publiku, të dorëzuara në Kolegj para depozitimit të ankimit, ishin trajtuar gjatë hetimit administrativ në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në përmbyllje të qëndrimit të tij, Komisioneri Publik parashtroi se për dy prej denoncimeve të publikut gjendej në kushtet e pamundësisë për t’u shprehur mbi nevojën për hetim të mëtejshëm ndërsa parashtroi nevojën për hetimin e dy prej tyre. Subjekti i rivlerësimit paraqiti qëndrimin e tij dhe prapësimet e fakteve të paraqitura në denoncime, si dhe kërkoi administrimin e një sërë aktesh për shqyrtim. Trupi gjykues pasi mori në konsideratë qëndrimet e palëve në këtë fazë të procesit lidhur me denoncimet e paraqitura në Kolegj, analizoi dhe konsultoi dhe aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit vendosi administrimin e akteve të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, administrimin e dosjeve penale që i përkasin procedimeve penale nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në funksion të hetimit të denoncimeve përkatëse, mos-hetimin më tej të denoncimeve të paraqitura në Kolegj përgjatë periudhës së përgatitjes së çështjes dhe ato të paraqitura në datën 18.01.2024 duke qenë se vlerësohet se nuk plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji 84/2016, neni 53, si dhe përcjelljen e 3 (tre) prej denoncimeve të paraqitura së fundmi në Kolegj, për qëndrim të palëve. Në përfundim të seancës trupi gjykues vendosi që seanca gjyqësore e radhës të mbahet në datën 02.02.2024, ora 11:00, për t’i dhënë kohë palëve për të mbajtur qëndrimet përkatëse. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Seancë publike
All day 2024.01.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.01.2024, ora 12:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 33/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 671, datë 14.06.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Bashaj. Pas verifikimit të prezencës, kryesuesja e seancës iu kërkoi palëve të paraqisnin konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik, duke iu qëndruar të gjitha shkaqeve të ankimit, parashtrimeve dhe qëndrimit mbi Gjetjen dhe Opinionin e vëzhguesve ndërkombëtarë, konkludoi se subjekti i rivlerësimit, nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e vlerësimit të pasurisë, pasi ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm si dhe ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme. Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 671, datë 14.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ylli Bashaj. Subjekti i rivlerësimi, gjatë parashtrimit të konkluzioneve përfundimtare, pretendoi për të kundërtën e konkluzioneve të Komisionerit Publik, dhe i kërkoi trupit gjykues lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin e tij në detyrë. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 02.02.2024, ora 10:00 Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 | 28 |
29 - Njoftim vendimi
All day 2024.01.29 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 12/2023, datë 15.03.2023, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Ndryshimin e vendimit nr. 606, datë 21.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Mariola Mërtiri. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 29.01.2024.
| 30 - Dhomë këshillimi
All day 2024.01.30 Ditën e martë, më datë 30.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 350, datë 23.02.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2024.01.30 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2021, datë 14.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mariana Shegani (Dedi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 350, datë 23.02.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 350, datë 23.02.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Mariana Shegani (Dedi). – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 30.01.2024.
| 31 | Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt |