|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Maj | Maj | Maj | Maj | Maj | 1 | 2 |
3 - Seancë publike
All day 2024.06.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 03.06.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Kryesuesja bëri me dije se më datë 28 maj 2024, vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Steven Kesler ka njoftuar Kolegjin për pamundësinë e tij objektive për të marrë pjesë në seancën e sotme, duke kërkuar një shtyrje të saj, çka do të mundësonte praninë e tij, duke qenë se është i njohur me çështjen. I pranishëm në seancë, vëzhguesi ndërkombëtar Gerrit Sprenger rikonfirmoi kërkesën e vëzhguesit Steven Kesler për shtyrjen e seancës së sotme publike. Trupi gjykues vendosi pranimin e kërkesës, duke shtyrë seancën gjyqësore për në datën 26.06.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.06.03 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 18/2024, datë 24.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 738, datë 22.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gëzim Çopa. Në datën 03.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2024.06.03 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 730, datë 10.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi. Në datën 03.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla
| 4 | 5 - Njoftim vendimi
All day 2024.06.05-2024.06.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 67/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 419, datë 12.07.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Albert Spiro. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 05.06.2024. - Njoftim
All day 2024.06.05 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 757, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri. Në datën 05.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz - Njoftim vendimi
All day 2024.06.05 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 28/2021, datë 25.05.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rita Gjati kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 358, datë 19.03.2021. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 358, datë 19.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Rita Gjati. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 05.06.2024.
| 6 | 7 | 8 | 9 |
10 - Njoftim
All day 2024.06.10 Ditën e martë, më datë 16.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 19/2022, datë 20.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Flutura Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 513, datë 25.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 11 - Njoftim
All day 2024.06.11 Ditën e mërkurë, më datë 10.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2023, datë 18.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sami Ujkashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 629, datë 28.07.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.06.11 Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 21/2024, datë 06.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 743, datë 19.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Hamiti. Në datën 11.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi - Njoftim
All day 2024.06.11 Në datë 11.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit 472, datë 04.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi
| 12 - Seancë publike
All day 2024.06.12 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 12.06.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021. Kryesuesja bëri me dije se më datë 29.05.2024, vëzhguesi ndërkombëtar i çështjes i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) ka njoftuar Kolegjin se për arsye objektive, ai personalisht, por edhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë të ONM-së e kishin të pamundur pjesëmarrjen në seancën e sotme gjyqësore. Subjekti i rivlerësimit Sali Hasa, i pyetur nga kryesuesja e seancës, shprehu qëndrimin e tij për vazhdimësinë e seancës pa praninë e vëzhguesit ndërkombëtar. Trupi gjykues, referurar parashikimeve të nenit 55 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, sipas të cilit, zhvillimi i seancës me praninë e vëzhguesit ndërkombëtar, është një detyrim ligjor, vendosi shtyrjen e saj për në datën 24.06.2024, ora 10:00. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.06.12 Ditën e hënë, më datë 01.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 17/2022, datë 28.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fahrije Gjana (Vata) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 504, datë 28.01.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Mimoza Tasi Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 13 - Dhomë këshillimi
All day 2024.06.13 Ditën e enjte, më datë 13.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftim
All day 2024.06.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 13.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 69/2021, datë 11.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kaçe Agolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 437, datë 10.09.2021. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 03.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 14 | 15 | 16 |
17 | 18 - Dhomë këshillimi
All day 2024.06.18 Ditën e martë, më datë 18.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.06.18 Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 18.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 2/2022, datë 10.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021. Për shkak të mosformimit me përbërje të plotë të trupit gjykues për arsye objektive, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 02.07.2024, në orën 10:00. Seanca gjyqësore në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ************* Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit nr. 748, datë 27.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në datën 18.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Ina Rama Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi Statusi: Përgatitje për gjykim **************** Ditën e martë, më datë 09.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 19 - Njoftim
All day 2024.06.19 Ditën e enjte, më datë 18.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 728, datë 28.12.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 20 | 21 | 22 | 23 |
24 - Seancë publike
All day 2024.06.24 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.06.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 71/2021, datë 17.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021. Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit u dëgjua nga trupi gjykues teksa paraqiti në mënyrë të detajuar kundërshtimet lidhur me vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 433, datë 03.09.2021, duke deklaruar se në ky vendim është marrë në shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor, bazuar në pasqyra të pasakta financiare, është i paargumentuar dhe i pambështetur në ligj e prova. Në mbështetje të pretendimeve të tij për kriterin e pasurisë, bashkëlidhur parashtrimeve të seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit paraqiti disa akte, të cilat kërkoi të pranoheshin në cilësinë e provës nga trupi gjykues. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të pranojë në cilësinë e provës një pjesë të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit dhe të refuzojë pjesën tjetër të akteve, për arsye të mosplotësimit të kritereve formale, apo për arsye se një pjesë e tyre mund të aksesohen nga burime të hapura, apo për shkak se ato janë tashmë pjesë e dosjes. Në vijim të vendimit të ndërmjetëm, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit, duke konstatuar se shumica e akteve të refuzuara nga trupi gjykues për arsye të mosplotësimit të kritereve formale disponohej prej tyre në formën origjinale, kërkoi kohë qe t’i jepej mundësia për t’i depozituar ato në një moment të dytë në Kolegj. Trupi gjykues vendosi të pranojë këtë kërkesë procedurale, duke i dhënë kohë subjektit të rivlerësimit të depozitojë këto akte në Kolegj, brenda datës 02.07.2024, si dhe duke shtyrë seancën gjyqësore publike për në datën 04.07.2024, ora 09:30. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 25 - Seancë publike
All day 2024.06.25 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 25.06.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta. Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike Irena Nino vlerësoi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të deklaruar të përfunduar procesin e rivlerësimit të subjektit të rivlerësimit Periand Teta, pa një vendim përfundimtar, nuk është i bazuar në legjislacionin që normon procesin e rivlerësimit. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar dhe sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës, ndalimin e subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare. Subjekti i rivlerësimit prapësoi ankimin e Komisioneres Publike, duke deklaruar se ky ankim është i pambështetur në ligj e prova, as në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Në mbështetje të pretendimeve të tij, subjekti i rivlerësimit depozitoi disa akte, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që në mënyrë alternative, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, ose prishjen e këtij vendimi dhe urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Periand Teta, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c”, e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe pranimin në cilësinë e provës të akteve të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Me kërkesë të Komisioneres Publike për kohë të arsyeshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 28.06.2024, në orën 09:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 26 - Seancë publike
All day 2024.06.26 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 26.06.2024, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 29/2021, datë 28.05.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Iliba Bezati. Komisioneri Publik paraqiti shkaqet e ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë profesional, duke i kërkuar Kolegjit t’i marrë ato në konsideratë, duke disponuar çeljen e hetimit gjyqësor dhe marrjen e provave përkatëse, sipas kërkimit të ankimit. Subjekti i rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, dha shpjegimet e saj në referencë të ankimit, duke i kërkuar Kolegjit çeljen e hetimit dhe marrjen si provë të tri akteve të reja bashkëlidhur parashtrimeve të saj, në funksion të shqyrtimit të çështjes. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se vlerësimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, sipas të cilit, subjekti i rivlerësimit ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës dhe nivel kualifikues në kriterin profesional, është i drejtë dhe i bazuar në ligj e në prova. Subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 352, datë 01.03.2021. Pas disa pyetjeve rreth çështjes drejtuar subjektit të rivlerësimit nga vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, trupi gjykues, pasi u konsultua, vendosi: -Të çelë hetimin gjyqësor dhe të marrë në cilësinë e provës në bazë të nenit F, pika 3 të Aneksit të Kushtetutës, sikurse dhe nenet 45, 49 pika 1, germa “a”, të ligjit 84/2016, tri aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit – Me shumicë votash, t’i kërkojë Komisionerit Publik të përcaktojë se cilat konkluzione konkrete të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lidhur me zërat e analizës financiare të subjektit të rivlerësimit kundërshton, sikurse dhe efektin financiar që ato japin në vlerësimin përfundimtar të kësaj analize. Për t’i dhënë kohë Komisionerit Publik për të përgatitur qëndrimin e tij, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 11.07.2024, në orën 10:00, duke i kërkuar Komisionerit Publik ta paraqesë në Kolegj materialin e kërkuar, brenda datës 03.07.2024, në mënyrë që t’i përcillet edhe subjektit të rivlerësimit para seancës së radhës. Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 27 - Dhomë këshillimi
All day 2024.06.27 Ditën e enjte, më datë 27.06.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 40/2023, datë 08.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 684, datë 12.07.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. - Njoftime
All day 2024.06.27 Ditën e mërkurë, më datë 17.07.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. ******************************************** Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2024, datë 25.06.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 767, datë 29.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sofia Zhilla. Në datën 27.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes. Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla - Njoftim vendimi
All day 2024.06.27 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2023, datë 08.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 684, datë 12.07.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 684, datë 12.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, më datë 27.06.2024.
| 28 - Seancë publike
All day 2024.06.28 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.06.2024, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisionerja Publike deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit të paraqitura në seancën e datës 25.06.2024 dhe i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar dhe sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës, ndalimin e subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit deklaroi se konstaton që Komisionerja Publike ka elaboruar shkaqe të reja në ankim, si në seancën e mëparshme, ashtu dhe në seancën e sotme, çka i vendos palët në pozita të pabarabarta. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit ta vlerësojë ankimin e Komisioneres Publike, duke marrë në konsideratë edhe këtë konstatim të tij. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit që në mënyrë alternative, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, ose prishjen e këtij vendimi dhe urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Periand Teta, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c”, e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.07.2024, ora 14:00. Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
| 29 | 30 |