Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2024 >
September
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
Gusht
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
  • Njoftim
    All day
    2024.09.10

    Mbledhja e Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, me vendimin nr. 75, datë 29.08.2024, me qëllim shmangien e disbalancës së krijuar të ngarkesës së gjyqtarëve të Kolegjit në rolin e relatorit të çështjes, ka vendosur ndryshimin e nenit 3, të rregullores së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, “Për procedurat e zhvillimit të shortit manual në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, e ndryshuar.

    Në këtë kuadër, në zbatim të ndryshimeve të rregullores së sipërcituar, më datë 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u zhvillua procedura e shortit për përzgjedhjen e disa çështjeve, të cilave u ndryshoi gjyqtari relator po nëpërmjet këtij shorti, pa ndryshuar përbërjen fillestare të anëtarëve të trupit gjykues. Këto çështje dhe përbërja e trupave gjykues të tyre janë si më poshtë vijon:

    Çështja (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022 (Subjekti i rivlerësimit Shpëtim Reka)

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore:   Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla

    Çështja (JR) nr. 42/2022, datë 22.09.2022 (Subjekti i rivlerësimit Astrit Halilaj)

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore:    Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023 (Subjekti i rivlerësimit Andri Ymeri)

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore:  Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Çështja (JR) nr. 13/2023, datë 17.03.2023 (Subjekti i rivlerësimit Kudusi Shahu)

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    Çështja (JR) nr. 22/2022, datë 09.05.2022 (Subjekti i rivlerësimit Violeta Shkurta)

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla

    Çështja (JR) nr. 45/2022, datë 13.10.2022 (Subjekti i rivlerësimit Brunilda Çarçiu)

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

    Çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023 (Subjekti i rivlerësimit Besnik Shehu)

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Çështja (JR) nr. 44/2023, datë 05.10.2023 (Subjekti i rivlerësimit Bardhyl Shehu)

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

    Çështja (JR) nr. 22/2023, datë 25.05.2023 (Subjekti i rivlerësimit Arben Kostandini)

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë:  Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla

    Çështja (JR) nr. 45/2023, datë 12.10.2023 (Subjekti i rivlerësimit Enklid Gjini)

    Kryesuese:  Natasha Mulaj

    Relatore:  Mimoza Tasi

    Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

  • Njoftime
    All day
    2024.09.10

    Ditën e hënë, më datë 30.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 703, datë 28.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

    ***********

    Ditën e enjte, më datë 03.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 450, datë 22.09.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë

  • Njoftime
    All day
    2024.09.10

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit nr. 758, datë 16.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:    Ina Rama

    Relatore:      Rezarta Schuetz

    Anëtarë:       Natasha Mulaj Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    **********

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 31/2024, datë 30.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petref Asllani kundër vendimit nr. 761, datë 14.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:    Ina Rama

    Relatore:      Mimoza Tasi

    Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    **********

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 32/2024, datë 03.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 756, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Klerona Meçi.

    Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:    Rezarta Schuetz

    Relatore:      Ina Rama

    Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi

    **********

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 33/2024, datë 04.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 766, datë 22.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Aliu.

    Në datën 10.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:    Albana Shtylla

    Relatore:      Natasha Mulaj

    Anëtarë:       Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz

11
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2024.09.11

    Ditën e mërkurë, më datë 11.09.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2022, datë 17.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elina Kombi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 507, datë 03.02.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2024.09.11

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 16/2022, datë 17.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Elina Kombi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 507, datë 03.02.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    – Lënien në fuqi të vendimit nr. 507, datë 03.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Elina Kombi.

    – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.09.2024.

12
  • Seancë publike
    All day
    2024.09.12

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, Komisionerja Publike deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit është i cenueshëm në tërësinë e tij, pasi subjekti i rivlerësimit është në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë dhe nuk arrin të provojë burimin e ligjshëm të krijimit të saj. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.1.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

    Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit paraqiti prapësimet lidhur me shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike, duke i kërkuar Kolegjit që bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit, të vendosë lënien në fuqi të vendimit nr. 729, datë 10.1.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues, i këshilluar në vend, vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 19.09.2024, ora 14:00.

    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2024.09.12

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 34/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 768, datë 31.05.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sonjela Voskopi.

    Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:     Sokol Çomo

    Relatore:      Rezarta Schuetz

    Anëtarë:       Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi

    ********

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 35/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Nazifi kundër vendimit nr. 777, datë 25.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesuese:    Ina Rama

    Relatore:      Albana Shtylla

    Anëtarë:       Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    ********

    Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2024, datë 09.09.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 778, datë 28.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Vjollca Spahiu.

    Në datën 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

    Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

    Kryesues:    Sokol Çomo

    Relatore:      Rezarta Schuetz

    Anëtarë:       Ina Rama, Albana Shtylla, Mimoza Tasi

    ********

    Në datë 12.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit 465, datë 28.10.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore:  Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

13
  • Njoftim
    All day
    2024.09.13

    Ditën e martë, më datë 08.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 46/2021, datë 23.08.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luveda Dardha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 398, datë 11.06.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2024.09.13

    Ditën e martë, më datë 01.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

14
15
16
  • Seancë publike
    All day
    2024.09.16

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisioneri Publik deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës lidhur me gjetjet e konstatuara prej tij lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, atë të pasurisë si dhe me një situatë të mundshme konflikti interesi gjatë ushtrimit të detyrës. Komisioneri Publik kërkoi që shkaqet e tij të ankimit të merren në konsideratë nga Kolegji, duke vendosur ndryshimin e vendimit nr. 693, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Gjatë paraqitjes së prapësimeve të tij, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke depozituar disa akte, të cilat trupi gjykues vendosi t’i pranojë në cilësinë e provës, pas çeljes së hetimit gjyqësor të çështjes. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 693, datë 10.08.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, e pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale shtesë, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

    Duke qenë se Komisioneri Publik kërkoi kohë të mjaftueshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23.09.2024, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

17
  • Njoftim
    All day
    2024.09.17

    Ditën e martë, më datë 22.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 84/2021, datë 29.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermir Lelçi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 465, datë 28.10.2021.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

18
  • Njoftime
    All day
    2024.09.18

    Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit nr. 659, datë 12.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 15, datë 13.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:    Albana Shtylla

    Relatore:      Natasha Mulaj

    Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

    **********

    Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Ina Rama, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Miranda Bushi kundër vendimit nr. 666, datë 25.05.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Zëvendësimi i gjyqtares Ina Rama është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 18, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 41/2023, datë 13.09.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:    Albana Shtylla

    Relator:      Sokol Çomo

    Anëtarë:      Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

    **********

    Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar kryesuese në çështjen (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 703, datë 28.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Suela Salavaçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 16, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Sokol Çomo (kryesues), Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 56/2023, datë 01.12.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:    Albana Shtylla

    Relatore:      Ina Rama

    Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi

    **********

    Në datë 18.09.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 730, datë 10.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Valentin Preçi.

    Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së subjektit të rivlerësimit Valentin Preçi për përjashtimin e gjyqtares Natasha Mulaj nga trupi gjykues, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 17, datë 17.09.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Albana Shtylla (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi (anëtarë).

    Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 19/2024, datë 29.05.2024, do të ketë përbërjen që vijon:

    Kryesuese:    Ina Rama

    Relatore:      Mimoza Tasi

    Anëtarë:      Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla

19
  • Njoftim vendimi
    All day
    2024.09.19

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2024, datë 06.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 729, datë 10.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Zena Lila.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

    1. Ndryshimin e vendimit nr. 729, datë 10.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Zena Lila.

    2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.09.2024.

20
21
22
23
  • Seancë publike
    All day
    2024.09.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 23.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.

    Lidhur me një denoncim të ri, të mbërritur në Kolegj sot, më datë 23.09.2024, Komisioneri Publik, ndërsa i drejtoi një pyetje sqaruese subjektit të rivlerësimit, deklaroi se shkaqet e ankimit dhe provat në dosje janë të mjaftueshme për të dalë në konkluzionet përfundimtare të çështjes.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ky denoncim nuk përmban asnjë rrethanë apo fakt për t’iu nënshtruar hetimit në Kolegj.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik deklaroi se edhe gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale e atë të pasurisë dhe përfundimisht, i kërkoi Kolegjit që pas një vlerësimi tërësor të çështjes, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke i kërkuar përfundimisht Kolegjit, që bazuar në aktet e administruara në dosje, të vendosë lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, si një vendim i drejtë, i bazuar në ligj e prova.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq të dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 25.09.2024, ora 15:00

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2024.09.23

    Ditën e mërkurë, më datë 23.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 30/2022, datë 29.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Matilda Shalla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 526, datë 28.04.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

24
25
  • Njoftim vendimi
    All day
    2024.09.25
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2023, datë 07.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 693, datë 10.08.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Saimir Hysa.
    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    – Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Hysa.
    – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 25.09.2024, në Tiranë.
26
  • Seancë publike
    All day
    2024.09.26
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 26.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2024, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 757, datë 09.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shqarri.
    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, Komisionerja Publike, znj. Irena Nino, deklaroi se ndan gjykim të kundërt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 757, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.
    Ndërsa iu kërkua nga kryesuesi i seancës të mbante një qëndrim lidhur me një denoncim të mbërritur në Kolegj, Komisionerja Publike deklaroi se e lë në çmim të gjykatës, pasi shkaqet e ankimit vlerësohen të mjaftueshme për çështjen.
    Subjekti i rivlerësimit prapësoi shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike, duke i vlerësuar si të pambështetura në ligj e në prova dhe i kërkoi Kolegjit të verifikojë provat shteruese të administruara në dosje, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 757, datë 09.04.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e ka konfirmuar në detyrë.
    Lidhur me denoncimin, subjekti i rivlerësimit paraqiti dy akte, duke ftuar trupin gjykues të njihet me statusin ligjor të çështjes së trajtuar nga denoncuesi.
    Pasi u njoh me aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit që tregonin se çështja është nën shqyrtim në një gjykatë të juridiksionit të përgjithshëm, trupi gjykues, bazuar në nenin E të Aneksit të Kushtetutës, vendosi të mos hetojë mbi denoncimin në kushtet e nenit 53 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
    Në vijim, trupi gjykues ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
    Komisioneri Publik dhe subjekti i rivlerësimit kërkuan nga trupi gjykues që të konsideroheshin konkluzione përfundimtare, parashtresat e paraqitura prej tyre gjatë seancës së sotme gjyqësore.
    Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 03.10.2024, ora 15:00.
    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
  • Njoftim
    All day
    2024.09.26

    Ditën e martë, më datë 15.10.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2022, datë 11.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 497, datë 13.01.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

27
28
29
30
  • Seancë publike
    All day
    2024.09.30
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 30.09.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2023, datë 01.12.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 703, datë 28.09.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Suela Salavaçi.
    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Komisionerja Publike deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e saj në detyrë lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë profesional. Komisionerja Publike i kërkoi Kolegjit që pas një vlerësimi tërësor të çështjes bazuar në nenin 4, pika 2 të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 693, datë 10.08.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike dhe i kërkoi Kolegjit t’i konsiderojë të papranueshme, pasi bien ndesh me ligjin dhe provat. Në mbështetje të pretendimeve të saj, subjekti i rivlerësimit, znj. Suela Salavaçi depozitoi disa akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen në cilësinë e provës nga trupi gjykues.
    Lidhur me këto akte, Komisionerja Publike deklaroi se, sa i përket anës formale, e lë në çmim të gjykatës marrjen ose jo të tyre si provë, ndërsa, sa i përket provueshmërisë së tyre, do të shprehej në konkluzionet përfundimtare.
    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimin gjyqësor të çështjes dhe pranimin në cilësinë e provës të akteve të depozituara gjatë seancës së sotme nga subjekti i rivlerësimit.
    Lidhur me disa denoncime të ardhura pas ankimit, trupi gjykues vendosi të mos hetojë, pasi nuk përmbajnë shkaqe ose rrethana të mjaftueshme për hetime të mëtejshme.
    Pasi subjekti i rivlerësimit iu përgjigj një seksioni pyetjesh sqaruese të vëzhguesit ndërkombëtar të monitorimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
    Duke qenë se palët kërkuan kohë të arsyeshme për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 07.10.2024, ora 10:00.
    Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor
Tetor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI