Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

< 2025 >
October
«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Shtator
Shtator
1
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.10.01

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 748, datë 27.03.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Ndryshimin e vendimit nr. 748, datë 27.03.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, më datë 01.10.2025.

  • Njoftime
    All day
    2025.10.01

    Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

    *********************

     

    Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

2
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.10.02

    Ditën e enjte, më datë 02.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 652, datë 28.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

3
4
5
6
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.06

    Ditën e hënë, më datë 06.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.10.06

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, për subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e aftësive profesionale, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ndryshe nga sa ka vendosur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, provat në dosje janë të pamjaftueshme për të vlerësuar nëse subjekti i rivlerësimit arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, si dhe se është i nevojshëm verifikimi në burim, pranë agjencive ligjzbatuese, i këtyre të dhënave. Duke iu referuar procedimeve penale të trajtuara nga subjekti i rivlerësimit, z. Klodian Braho deklaroi se mbetet e paargumentuar qartë ndërmarrja e veprimeve hetimore prej tij dhe i kërkoi Kolegjit që në mënyrë alternative, në rezultat të provave të reja që do të administrohen gjatë këtij procesi gjyqësor, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023 ose lënien në fuqi të tij. Lidhur me denoncimet e publikut, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se ato nuk përmbajnë rrethana me ndikim për çështjen.

    Në prapësim të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit deklaroi se pretendimet e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në provat e ndodhura në fashikujt penalë të çështjeve të trajtuara. Z. Hysenaj dha shpjegime të detajuara lidhur me veprimet hetimore të ndërmarra për secilin prej procedimeve penale të përfshira në ankim dhe paraqiti akte të reja, të cilat kërkoi të pranohen si provë nga trupi gjykues. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ndan të njëjtin qëndrim me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me denoncimet.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi:

    1. Të çelë hetimin gjyqësor dhe të pranojë në cilësinë e provës aktet e sjella nga subjekti i rivlerësimit, sipas inventarit të seancës së sotme dhe shkresën e sapo sjellë prej tij nga SPAK, të datës 12.09. 2025.
    2. Të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur edhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.
    3. Lidhur me denoncimet, trupi gjykues, duke u mbështetur në qëndrimet e palëve për to, si dhe aktet e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, vlerësoi të mos vijojë me hetim të mëtejshëm, pasi nuk ndodhemi në kushtet e nenit 53 të ligjit nr. 84/2016.

    Në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 06.10.2025, në orën 13:00, duke i ftuar palët të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

7
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.07

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 17.09.2025, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 711, datë 01.11.2023.
    Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 51, pika 1, shkronja “b” e ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi vijimin e gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, për konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e realizuara nga personi i lidhur (bashkëshorti) i subjektit të rivlerësimit.
    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e martë, më datë 07.10.2025, ora 09:30.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

8
9
  • Dhomë Këshillimi
    All day
    2025.10.09

    Ditën e enjte, më datë 09.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 16/2024, datë 14.05.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pranvera Stafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 740, datë 08.03.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

10
11
12
13
14
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, për subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se analiza financiare e kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk mbështetet në aktet në dosje dhe se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë bindshëm burimet e ligjshme të pasurisë në përdorim dhe mbulimin e investimeve të kryera. Sa i përket kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, z. Xholi deklaroi se arsyetimi i subjektit të rivlerësimit për veprimet hetimore të ndërmarra është i një cilësie të dobët, në të mungon argumentimi logjik dhe ligjor, si dhe nuk është i mbështetur në aktet e fashikullit hetimor. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Gjatë paraqitjes së prapësimeve, subjekti i rivlerësimit deklaroi se shkaqet e ankimit nuk qëndrojnë, ato bien ndesh me provat në dosje dhe se konkluzionet e nxjerra u janë referuar në mënyrë të pjesshme fakteve dhe dokumentacionit në dispozicion. Subjekti i rivlerësimit dha shpjegime të detajuara për secilin shkak ankimi që lidhet me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë profesional dhe deklaroi se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është i drejtë, i bazuar në hetim të thelluar dhe duhet të lihet në fuqi. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, të cilat u pranuan në cilësinë e provës nga trupi gjykues.

    Në vijim, relatorja e çështjes i drejtoi disa pyetjeve palëve në funksion të shqyrtimit të çështjes. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se do t’u japë përgjigje në konkluzionet përfundimtare, ndërsa subjekti i rivlerësimit dha shpjegime rreth tyre.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimti gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Për t’u lënë kohë palëve për përgatitjen e tyre, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 14.10.2025, ora 10:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

15
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.15

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29.09.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, për subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë dhe gjendet në kushtet e pamundësisë financiare për të justifikuar ligjshmërinë e të ardhurave, në shkallë të tillë që nuk mund të gjejë zbatim parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit. Në kuadër të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale, z. Klodian Braho deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e barrës së provës për gjetjet e përfshira në ankim sa i përket veprimeve hetimore të ndërmarra prej tij. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi shkaqet e ankimit duke dhënë shpjegime të detajuara për secilin prej tyre, ndërsa përfaqësuesja e tij ligjore deklaroi se nuk mund të zerohen të ardhurat e qenësishme të familjes bujqësore, për sa kohë nuk ekziston asnjë rast, qoftë edhe i dyshuar, i ndonjë aktiviteti korruptiv të subjektit të rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit kërkoi çeljen e hetimit gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet bashkëlidhur parashtrimeve, si dhe të një akti rë ri të depozituar gjatë seancës së sotme gjyqësore.

    Lidhur me denoncimet, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk përmbajnë ndonjë  rrethanë me interes për procesin.
    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se ndan qëndrim të njëjtë me përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në këtë kuadër.

    Trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës të gjitha aktet e depozituara sipas procesverbalit të seancës së sotme, përveç një akti, për të cilin, i dha mundësinë subjektit të rivlerësimit ta paraqesë në formën e kërkuar nga ligji para seancës gjyqësore pasuese.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të mos hetojë më tej lidhur me denoncimet, pasi nuk përmbushin kriteret e nenit 53, të ligjit 84/2016.

    Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 15.10.2025, ora 9:00, seancë, gjatë së cilës palët do të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

16
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.16

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 29.09.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 38/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 673, datë 15.06.2023, për subjektin e rivlerësimit Mirela Zavalani.

    Kryesuesi i trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Bazuar në nenin 199, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi kalimin procedural nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, i pranishëm në seancë.

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vlerësoi se deklarimet e subjektit të rivlerësimit, znj. Mirela Zavalani, janë të paqarta e kontradiktore në raport me aktet në dosje, duke e bërë deklarimin e saj të pabesueshëm, të pasaktë, si dhe duke pamundësuar kontrollin e ligjshmërisë së burimeve të pasurisë së saj e personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, duke disponuar çeljen e hetimit gjyqësor për të pranuar prova të reja gjatë këtij procesi, me qëllim arritjen e një konkluzioni të drejtë për çështjen.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit znj. Mirela Zavalani dhe përfaqësuesja e saj ligjore dhanë shpjegime të detajuara për secilin prej shkaqeve të ankimit dhe i kërkuan Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë aktet e reja bashkëlidhur parashtrimeve, për të cilat deklaruan se saktësojnë çdo rrethanë të paqartë të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, si dhe mbështesin bindshëm standardin e besueshmërisë së subjektit të rivlerësimit në deklarim.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi çeljen e hetimit gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës aktet shkresore të individualizuara nga subjekti i rivlerësimit në parashtrimet me shkrim të depozituara si dhe në inventarin e provave që i bashkëlidhet këtyre parashtrimeve.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare në seancën e ardhshme, të datës 16.10.2025, ora 8:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
  • Seancë publike
    All day
    2025.10.28

    Ditën e martë, më datë 28.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 47/2023, datë 19.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 689, datë 24.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ervin Pollozhani.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

29
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.10.29

    Ditën e mërkurë, më datë 29.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 24/2023, datë 05.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besnik Shehu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 641, datë 06.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

30
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.10.30

    Ditën e enjte, më datë 30.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 28/2024, datë 19.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agron Zhukri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 759, datë 19.04.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

31
Nëntor
Nëntor

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI