|
Mon | Tue | Wed | Thu | Fri | Sat | Sun |
---|
Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt | Shkurt | 1 | 2 |
3 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.03 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 20.02.2025, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erjon Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021. Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën gjyqësore me qëllim njohjen e informacionit të klasifikuar, i cili i është vënë në dispozicion trupit gjykues të Komisionit dhe vëzhgueses ndërkombëtare nga organi ligjzbatues. Seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 03.03.2025, ora 13:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.03.03 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 80/2021, datë 16.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 448, datë 21.09.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.03.2025.
| 4 | 5 - Seancë publike
All day 2025.03.05 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.03.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 23/2022, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Në vijim të seancës së mëparshme gjyqësore, kryesuesja informoi se në Kolegj ka mbërritur përgjigjja e AKSIK-së, nëpërmjet së cilës bëhet me dije që ShISh ka rezufuar të kryejë deklasifikimin e raportit të përditësuar për subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Gjithashtu, shoqëria ndërtuese e apartamentit të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur me të, i është përgjigjur kërkesës së Kolegjit, duke bërë me dije se nuk disponon informacion për rastin, pasi është tejkaluar afati 5-vjeçar i ruajtjes së dokumentacionit. Palët konfirmuan njohjen me paketën e plotë të këtyre akteve. Lidhur me sa më sipër, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se në mungesë të informacionit të kërkuar, duhet të procedohet me provat dhe të dhënat që janë administruar në dosje gjatë procesit të zhvilluar në KPK dhe KPA. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit deklaroi se provat që janë pjesë e dosjes gjqësore janë shteruese dhe përcaktojnë qartë të gjitha marrëdhëniet juridike të subjektit të rivlerësimit. Përfaqësuesja ligjore shtoi se ShISh nuk ka dhënë ndonjë shkak ligjor mbi arsyet e përjashtimit nga deklasifikimi të raportit të përditësuar për subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Nëpërmjet një kërkese të paraqitur me shkrim, përfaqësuesja ligjore, i kërkoi Kolegjit që, duke qenë se trupi gjykues, ashtu si dhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, është njohur me raportin e klasifikuar, të bëjë me dije nëse raporti i përditësuar, ka ndryshime krahasuar me të mëparshmin. Në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, ky informacion do të ndihmonte subjektin e rivvlerësimit të mbante një qëndrim të bazuar në rast se do të konsiderohej e nevojshme nga trupi gjykues. Lidhur me këtë kërkesë, në emër të trupit gjykues, kryesuesja deklaroi se Kolegji nuk gjendet në rrethana të tilla që të mund të japë konkluzion lidhur me një raport të hartuar nga një grup pune i ngritur për këtë qëllim, si dhe bëri me dije se trupi gjykues nuk ka konstatuar çështje për të cilat është e domosdoshme që subjekti i rivlerësimit të mbajë një qëndrim. Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues mbylli hetimin gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit mbajti të njëjtin qëndrim me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Pasi dëgjoi kërkimet përfundimtare të palëve, trupi gjykues mbylli shqyrtimin gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 13.03.2025, ora 9:00. Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 6 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.06 Ditën e enjte, më datë 06.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 11/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 489, datë 16.12.2021. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.03.06 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr.11/2022, datë 17.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 489, datë 16.12.2021. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 489, datë 16.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Binas Nina. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 06.03.2025.
| 7 | 8 | 9 |
10 - Njoftim
All day 2025.03.10 Ditën e enjte, më datë 24.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 47/2022, datë 01.11.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bajram Breçani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 558, datë 06.09.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Ina Rama Relator: Sokol Çomo Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Rezarta Schuetz Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 11 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.11 Ditën e martë, më datë 11.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 533, datë 18.05.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.03.11 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 533, datë 18.05.2022. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja“a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: · Lënien në fuqi të vendimit nr. 533, datë 18.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 11.03.2025.
| 12 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.12 Ditën e mërkurë, më datë 12.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Ina Rama Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.03.12 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: · Ndryshimin e vendimit nr. 691, datë 27.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi. · Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 12.03.2025. - Njoftim
All day 2025.03.12 Ditën e mërkurë, më datë 23.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2022, datë 13.07.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 529, datë 09.05.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 13 - Seancë publike
All day 2025.03.13 Ditën e enjte, më datë 13.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2024, datë 18.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 754, datë 05.04.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mirela Mishgjoni. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Natasha Mulaj Relatore: Albana Shtylla Anëtare: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.13 Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 27.02.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 22/2022, datë 09.05.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Violeta Shkurta kundër vendimit nr. 514, datë 28.02.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datën 13.03.2025, ora 13:30, me qëllim përgatitjen nga Njësia e Shërbimit Ligjor të një relacioni ekonomik shtesë. Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë. - Njoftim vendimi
All day 2025.03.13 Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2022, datë 30.05.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 524, datë 08.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elfrida Bregova. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit nr. 524, datë 08.04.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Elfrida Bregova. – Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 13.03.2025.
| 14 | 15 | 16 |
17 | 18 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.18 Ditën e martë, më datë 18.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 18/2022, datë 12.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erind Reovica kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 508, datë 10.02.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 19 - Seancë publike
All day 2025.03.19 Ditën e mërkurë, më datë 19.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 27/2022, datë 17.06.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 521, datë 01.04.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Erjon Shehaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Albana Shtylla Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 20 - Seancë publike
All day 2025.03.20 Ditën e enjte, më datë 20.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 41/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 762, datë 15.05.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Afrim Shehu. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relator: Sokol Çomo Anëtare: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 21 | 22 | 23 |
24 | 25 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.25 Ditën e martë, më datë 25.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 14/2022, datë 09.03.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 496, datë 12.01.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Sokol Çomo Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 26 - Dhomë këshillimi
All day 2025.03.26 Ditën e mërkurë, më datë 26.03.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 44/2022, datë 04.10.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Sharra kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 546, datë 30.06.2022. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Albana Shtylla Relatore: Natasha Mulaj Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 27 | 28 - Seancë publike
All day 2025.03.28 Ditën e premte, më datë 28.03.2025, ora 09:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 744, datë 19.03.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj. Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Mimoza Tasi Anëtare: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
| 29 | 30 |
31 | Prill | Prill | Prill | Prill | Prill | Prill |