Kreu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka juridiksion të shqyrtojë shkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe shqyrton ankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.

«
»
Mon
Tue
Wed
Thu
Fri
Sat
Sun
Qershor
1
2
3
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.03

    Ditën e enjte, më datë 03.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.03

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 03.07.2025, ora 15:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës gjyqësore konstatoi prezencën e subjektit të rivlerësimit dhe mosprezencën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, dhe relatoi si vijon:

    Në seancën e datës 18 qershor 2025, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me çështjen.

    Gjatë bisedimeve dhe në funksion të tyre, trupi gjykues u ndal për të analizuar kërkimin përfundimtar të ankuesit, përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, dhe çmoi me rëndësi qartësimin nëpërmjet pyetjeve që do të duhet t’i bëheshin atij në kënndvështrimin procedural lidhur me kërkimin përfundimtar të përcjellë në Kolegj. Për këtë arsye, në seancën në dhomë këshillimi në datën 1.07.2025, trupi gjykues revokoi vendimin e ndërmjetëm të marrë në seancën e datës 18 qershor 2025 për mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe tërheqjen në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit lidhur me çështjen.

    Në kushtet kur çmoi se qartësimi për sa më sipër do të duhet të bëhej nëpërmjet pyetjeve, për shkak të mungesës në seancën e sotme të përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe pamundësisë për të kryer këtë veprim procedural, trupi gjykues, i konsultuar, vendosi që seanca e sotme të shtyhet për në datën 9.07.2025, ora 14:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.03

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 9/2023, datë 27.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 604, datë 21.12.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 604, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andri Ymeri.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 03.07.2025, në Tiranë.

4
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani deklaroi se subjekti i rivlerësimit, znj. Armida Hamiti (Moçka), nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së provës dhe se ndryshe nga sa arsyetohet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifkimit, pamjaftueshmëria financiare e saj dhe personave të lidhur me të është e tillë, saqë nuk mund të gjejnë zbatim parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit. Z. Dumani kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektin e rivlerësimit.

    Në prapësim të shkaqeve të ankimit, subjekti i rivlerësimit deklaroi se ankimi është i pambështetur në ligj, ka kontradikta logjike e faktike dhe se është i bazuar në interpretime formaliste e të pjesshme të provave. Subjekti i rivlerësimit kërkoi riçeljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe pranimin në cilësinë e provës të disa akteve të reja, të cilat i depozitoi në mbështetje të pretendimeve të saj. Znj. Hamiti kërkoi gjithashtu, rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj e në prova dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e ka konfirmuar atë në detyrë.

    Pas disa saktësimeve që relatori i çështjes i kërkoi subjektit të rivlerësimit lidhur me anën formale të akteve të depozituara, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se përveç tri akteve që nuk përmbushnin kriteret ligjore nga ana formale, të tjerat duhet të pranoheshin në cilësinë e provës, pasi do të shërbenin për shqyrtimin objektiv të çështjes.

    Pasi Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i drejtoi disa pyetje subjektit të rivlerësimit në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues vendosi të riçelë hetimin gjyqësor, duke pranuar në cilësinë e provës aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, përveç akteve që rezultuan se nuk janë në formën e kërkuar nga ligji.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato për të paraqitur konkluzionet përfundimtare.  Për t’i dhënë kohë palëve për t’i përgatitur konkluzionet përfundimtare, u vendos shtyrja e seancës për në datën 11.07.2025, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.04

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 04.07.2025, ora 11:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës gjyqësore konstatoi praninë e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho, të subjektit të rivlerësimit z. Kledian Llaho dhe të z. Elis Bilali, që paraqiti aktin e përfaqësimit të avokatit për subjektin e rivlerësimit z. Llaho.

    Përfaqësuesi ligjor i z. Llaho kërkoi shtyrje të seancës me qëllim pasjen e një kohe të arsyeshme në dispozicion për t’u njohur me ankimin dhe çështjen.

    Lidhur me këtë kërkesë, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme u shpreh se avokati ka pasur në dispozicion kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet dhe ankimin, megjithatë, për një mbrojtje efektive, nuk kishte kundërshtime për shtyrjen e seancës gjyqësore.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues konstatoi se nga aktet e fashikullit rezulton se subjekti i rivlerësimit, më datë 05.12.2022, ka marrë dokumentacionin fizik dhe në formë elektronike (CD) të dosjes së hetimit administrativ pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues vendosi se, pavarësisht se subjekti i rivlerësimit ka pasur gjithë kohën e nevojshme për caktimin e një mbrojtësi dhe për t’i vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm, pranoi kërkesën e avokatit, duke shtyrë seancën gjyqësore publike për në datën datën 11.07.2025, ora 13:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2025.07.04

    Ditën e mërkurë, më datë 24.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 12/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 736, datë 31.01.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gentian Habazaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

    ***********************

    Ditën e mërkurë, më datë 17.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 3/2024, datë 18.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Blerina Muço kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 711, datë 01.11.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

5
6
7
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.07

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 07.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, për subjektin e rivlerësimit Flora Çela.
    Kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani, i pranishëm në seancë.
    Gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se evidentohen problematika në kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, të tilla, që nuk mund të korrigjohen me programin e trajnimit të Shkollës së Magjistraturës dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Flora Çela, me veprimet dhe mosveprimet e saj gjatë ushtrimit të detyrës ka cenuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela.
    Subjekti i rivlerësimit, gjatë prapësimeve të saj, deklaroi se ankimi i Komisionerit Publik për kriterin e vlerësimit profesional, jo vetëm nuk mbështetet në elementë objektivë e të dhëna faktike, por edhe bie ndesh me vlerësimet që institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë kanë kryer për znj. Flora Çela sa i përket aftësive profesionale. Subjekti i rivlerësimit kërkoi rrëzimin si të pabazuar në prova të ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024. Bashkëlidhur parashtrimeve, subjekti i rivlerësimit depozitoi akte të reja, duke kërkuar nga Kolegji pranimin e tyre në cilësinë e provës.
    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u shpreh dakord për pranimin e akteve të depozituara në cilësinë e provës.
    Pasi subjekti i rivlerësimit dëgjoi disa opinione të vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe iu përgjigj disa pyetjeve të tij dhe të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues u këshillua dhe vendosi të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar si provë aktet e depozituara në formë shkresore nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit më datë 14.11.2024, si dhe aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, bashkëlidhur parashtrimeve.
    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
    Për t’u dhënë kohë palëve për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 14.07.2025, ora 14:00.
    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

8
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.08

    Ditën e martë, më datë 08.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22.11.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.08

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 4/2023, datë 02.02.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 587, datë 22.11.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 587, datë 22.11.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Teuta Hoxha.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 08.07.2025.

9
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se evidentohen mangësi në vlerësimin e kriterit të aftësive profesionale, sipas indikatorëve të përcaktuar në nenin 73, pika 2 të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por këto mangësi nuk janë të tilla që të kenë cenuar veprimtarinë hetimore dhe mund të korrigjohen nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Elona Alvora dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit të ofruar nga Shkolla e Magjistraturës.

    Subjekti i rivlerësimit, znj. Elona Alvora paraqiti në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e saj lidhur me rrethanat e çështjeve penale të përfshira në ankim dhe përsëriti kërkesën drejtuar Kolegjit për të mos pranuar ankimin lidhur me dy çështjet e transferuara pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Znj. Elona Alvora deklaroi se lidhur me çështjet e tjera, ka pasur aftësinë të ndërmarrë veprime hetimore të logjikshme, në zbatim të ligjit procedural dhe se mangësitë e vërejtura nuk janë të tilla që të kenë shenjuar problematika në veprimtarinë hetimore. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që e ka konfirmuar atë në detyrë.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 16.07.2025, ora 15:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 09.07.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze.

    Fillimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme iu përgjigj pyetjeve që relatori i çështjes i pati drejtuar në seancën e mëparshme, të datës 25.06.2025, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit kërkoi të pranohet në cilësinë e provës një dokument i lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, i cili u refuzua nga trupi gjykues në seancën e datës 25.06.2025, duke i dhënë mundësi subjektit të rivlerësimit ta paraqiste në formën e kërkuar nga ligji, nëse e konsideronte të rëndësishme për çështjen. Trupi gjykues, pasi dëgjoi qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i cili shprehu dakordësinë që ky akt t’i nënshtrohej debatit gjyqësor, vendosi pranimin e kërkesës.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor dhe i ftoi ato të paraqisnin konkluzionet e tyre përfundimtare për çështjen.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se i qëndron shkaqeve të ankimit dhe se subjekti i rivlerësimit, znj. Eranda Laze, gjendet në kushtet e deklarimit të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë e saj dhe të personave të lidhur me të. Z. Adnan Xholi vlerësoi bindëse shpjegimet e subjektit të rivlerësimit lidhur me kriterin e vlerësimit të figurës, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se znj. Laze ka treguar mangësi në tregimin e një kujdesi të shtuar në veprimtarinë jashtëgjyqësore. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Eranda Laze.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se Komisioneri Publik në ankimin e tij nuk ka arsyetuar konform ligjit dhe provave në dosje, se ky ankim ka karakter hipotetik e paragjykues dhe si i tillë, nuk mund të jetë shkak për marrjen e një vendimi shkarkimi nga detyra. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të marrë në konsideratë të gjitha provat në dosje dhe pasi t’i vlerësojë ato, të vendosë rrëzimin e ankimit të Komisionerit Publik si të pabazuar në ligj, si dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 811, datë 08.11.2024.

    Pasi dëgjoi konklzuionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 29.07.2025, ora 15:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.09

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.07.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 8/2023, datë 24.02.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.

    Në vijim të seancës së mëparshme, të zhvilluar më datë 03.07.2025, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pyetur nga trupi gjykues nëse si ankues ka hequr dorë nga ankimi bazuar në dispozitat procedurale, qartësoi kërkimin e tij përfundimtar.

    Ai deklaroi se kërkimi përfundimtar nuk është heqja dorë nga ankimi, por, që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga Kolegji, që prapësimet dhe provat e administruara gjatë procesit të merren në konsideratë dhe të gjykohen prej tij, në mënyrë që të mospamundësohet kontrolli i vendimit të Komisionit nga ana e Kolegjit. Përfundimisht, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 600, datë 19.12.2022 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, duke e vlerësuar një zgjidhje të drejtë të çështjes.

    Pasi dëgjoi kërkimin përfundimtar të ankuesit, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 18.07.2025, ora 09:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

10
11
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.

    Subjekti i rivlerësimit paraqiti dy kërkesa paraprake së bashku me disa akte bashkëlidhur, me objekt:

    • pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023 deri në marrjen e një vendimi përfundimtar lidhur me dy çështje të Juridiksionit Disiplinor që janë të regjistruara po në Kolegj, me kërkues magjistratin Kledian Llaho, me objekt kundërshtimin e dy vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për dhënien e masave disiplinore ndaj tij;
    • pezullimin e shqyrtimit në Kolegj të cështjes së juridiksionit të rivlerësimit (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, deri në zgjidhjen me vendim gjyqësor të formës së prerë të një çështjeje penale të filluar ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

    Pasi dëgjoi edhe qëndrimin e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i cili u shpreh se ankimi nuk përmban shkaqe dhe fakte juridike që lidhen me çështjet e referuara nga subjekti i rivlerësimit, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesave të z. Kledian Llaho si të pabazuara në fakte e në ligj.

    Pas çeljes së shqyrtimit gjyqësor, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme vijoi me paraqitjen e shkaqeve të ankimit., duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit kontradiktor, të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Sa i përket kriterit të figurës, z. Braho deklaroi se, nga informacioni i organeve ligjzbatuese përfitohen indicie se integriteti i subjektit të rivlerësimit duhet të konsiderohej me mangësi, ndërkohë që z. Llaho nuk ka dhënë shpejgime bindëse dhe nuk ka arritur të përmbysë barrën e provës lidhur edhe me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale, duke u gjendur në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkoi përfundimisht ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

    Pasi dëgjoi parashtrimin e shkaqeve të ankimit nga ana e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, për shkak të tejzgjatjes së seancës gjyqësore, trupi gjykues vendosi ta ndërpresë atë, për ta vijuar në datën 23.07.2025, ora 9:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.11

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, z. Adnan Xholi, i autorizuar si përfaqësues i Drejtuesit të Prokurorisë së  Posaçme në këtë seancë, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në Kolegj, bazuar në gjendjen që janë aktet, rezulton se problematikat e evidentuara në kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk janë të tilla që të mund të justifikonin sanksionin e shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë që nuk vërehet asnjë indicie apo dyshimi lidhur me dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe figurën. Z. Xholi deklaroi se, nisur nga sa më sipër, por edhe për shkak të specifikave të këtij rasti, ku rezulton se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë në detyrën e prokurores apo në ndonjë funksion tjetër publik në kohën e krijimi të pasurive të deklaruara dhe nuk ka patur mundësi të ndikojë nëpërmjet abuzimit me detyrën në krijimin e tyre, përfundimisht, i kërkon Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022.

    Subjekti i rivlerësimit vijoi me konkluzionet përfundimtare, duke deklaruar se ka arritur të përmbysë barrën e provës si dhe të provojë bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022.

    Në vijim, vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me sqarimin rreth kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Xholi sqaroi kërkimin përfundimtar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke konfirmuar se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj.

    Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.07.2025, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

12
13
14
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.07.2025, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se neni 179/b, pika 8 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 199paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Civile ka përcaktuar kalimin e kompetencave nga Komisioneri Publik tek Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, i përfaqësuar në këtë çështje me autorizim të veçantë nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho, i pranishëm në seancë.

    Kryesuesja konstatoi mungesën e subjektit të rivlerësimit dhe informoi se në Kolegj nuk ka ardhur asnjë njoftim me arsye apo shkaqe që do ta vendosnin znj. Majlinda Andrea në pamundësi objektive për të qenë e pranishme në seancë; rrjedhimisht trupi vendosi ta vijonte procesin në mungesë të saj.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, gjatë paraqitjes së shkaqeve të ankimit deklaroi se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka hetuar nëse institucionet e juridiksionit të zakonshëm disiplinor kushtetues kanë ushtruar kompetencën e tyre të kryerjes së hetimit dhe procedimit disiplinor me qëllim shkarkimin e subjektit të rivlerësimit dhe humbjen e statusit të magjistratit.

    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i kërkoi Kolegjit të hetojë lidhur me sa më sipër, si dhe pasi të marrë në konsideratë shkaqet e ankimit, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 660, datë 16.05.2023 të Komisionit, që ka shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit dhe të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti ka humbur statusin e magjistratit. Z.Braho vlerësoi se edhe nëse rezulton që këto institucione janë ende në kushtet e mosveprimit, do të duhet që procesi i rivlerësimit të deklarohet i përfunduar, pa një vendim përfundimtar, po për shkak të humbjes së statusit të magjistratit.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe t’i kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor informacion si dhe aktet e nxjerra lidhur me mbarimin e statusit të magjistratit për subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea. Sapo të mbërrijnë në Kolegj, aktet përkatëse do t’u përcillen palëve. Në pritje të tyre, u vendos shtyrja e seancës për në datën 21.07.2025, ora 9:30, gjatë së cilës palët do të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.07.2025, ora 13:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane.

    Pas vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme gjyqësore, kryesuesja bëri me dije se në Kolegj kanë mbërritur përgjigjet e Furnizuesit të Shërbimit Universal Tiranë, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria Rajonale Fier si dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A, dhe u janë përcjellë palëve, të cilat konfirmuan njohjen me to.

    Referuar përgjigjeve, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi deklaroi se institucionet nuk kanë sjellë dokumentet siç u janë kërkuar në shkresën e Kolegjit, ndaj kërkoi që ky i fundit t’u drejtohet dhe njëherë, duke u kërkuar kopje të kontratave të nënshkruara nga abonenti Genci Mane nëse ekzistojnë kontrata të tilla, si dhe aktet bashkëlidhur tyre.

    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se përgjigjet e institucioneve janë shteruese, pasi nuk ka kontrata të tilla të lidhura mes tij dhe enteve të mësipërme.

    Lidhur me një denoncim të ri të ardhur në Kolegj, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, deklaroi se pasi ishte njohur me të, nuk kishte rezultuar se përmbante rrethana për hetime të mëtejshme. Lidhur me këtë denoncim, subjekti i rivlerësimit depozitoi një shkresë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, të cilën kërkoi të pranohet si provë nga trupi gjykues.

    Pasi u konsultua, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke iu drejtuar edhe njëherë institucioneve, si dhe kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të pranuar si provë shkresën lidhur me denoncimin. Trupi gjykues vendosi të mos kryejë hetime të mëtejshme lidhur me denoncimin, bazuar në nenin E të Aneksit të Kushtetutes, si dhe referuar nenit 53 të ligjit 84/2026 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

    Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 24.07.2025, ora 11:00, seancë në të cilën palët duhet të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.14

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 14.07.2025, ora 14:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, për subjektin e rivlerësimit Flora Çela.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani deklaroi se edhe gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit, duke mos përmbushur kriteret kushtetuese për të arritur nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale. Z. Dumani, përfundimisht, i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, znj. Flora Çela u shpreh se masa e shkarkimit nga detyra mund të kërkohej vetëm nëse do të provohej që mangësitë gjatë ushtrimit të funksionit do të ishin sistematike, tepër të rënda, të pakorrigjueshme nga programi i trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, ndërkohë që deklaroi se në çdo rast ka ushtruar detyrën sipas kompetencave ligjore dhe bindjes së brendshme. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit kërkoi mospranimin e ankimit si të pabazuar në prova e ligj dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 802, datë 23.09.2024.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.07.2025, ora 15:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

15
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.15

    Ditën e martë, më datë 15.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Ina Rama

    Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.15

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 734, datë 22.01.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 734, datë 22.01.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, më datë 15.07.2025.

16
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2022, datë 07.09.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Alvora.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenet 44, germa “b” dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 538, datë 07.06.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Elona Alvora.

    Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elona Alvora për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

    Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 16.07.2025.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.16

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 659, datë 12.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.07.2025.

  • Dhomë këshillimi
    16:11
    2025.07.16

    Ditën e mërkurë, më datë 16.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 29/2023, datë 12.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sokol Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 659, datë 12.05.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relatore: Natasha Mulaj

    Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

17
  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.17

    Ditën e enjte, më datë 17.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesues: Sokol Çomo

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftime
    All day
    2025.07.17

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 11.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, z. Adnan Xholi, i autorizuar si përfaqësues i Drejtuesit të Prokurorisë së  Posaçme në këtë seancë, deklaroi se pas shqyrtimit të çështjes në Kolegj, bazuar në gjendjen që janë aktet, rezulton se problematikat e evidentuara në kriterin e vlerësimit të pasurisë, nuk janë të tilla që të mund të justifikonin sanksionin e shkarkimit nga detyra të subjektit të rivlerësimit, ndërkohë që nuk vërehet asnjë indicie apo dyshimi lidhur me dy kriteret e tjera, profesionalizmin dhe figurën. Z. Xholi deklaroi se, nisur nga sa më sipër, por edhe për shkak të specifikave të këtij rasti, ku rezulton se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë në detyrën e prokurores apo në ndonjë funksion tjetër publik në kohën e krijimi të pasurive të deklaruara dhe nuk ka patur mundësi të ndikojë nëpërmjet abuzimit me detyrën në krijimin e tyre, përfundimisht, i kërkon Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022.

    Subjekti i rivlerësimit vijoi me konkluzionet përfundimtare, duke deklaruar se ka arritur të përmbysë barrën e provës si dhe të provojë bindshëm ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurisë. Përfundimisht, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022.

    Në vijim, vëzhguesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pyeti përfaqësuesin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me sqarimin rreth kërkimit përfundimtar. Në përgjigje të pyetjes, z. Xholi sqaroi kërkimin përfundimtar të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, duke konfirmuar se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi i drejtë dhe i bazuar në prova dhe në ligj.

    Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 17.07.2025, ora 09:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

     

    **************************************

     

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 17.07.2025, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Për arsye të mosformimit të trupit gjykues, për shkak të pamundësisë objektive të njërit prej gjyqtarëve për të qenë i pranishëm, kryesuesja deklaroi se shpallja e vendimit përfundimtar për këtë çështje, e planifikuar për seancën e sotme, do të shtyhet për në datën 22.07.2025, ora 9:30.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.17

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 13/2023, datë 17.03.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 597, datë 12.12.2022.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 597, datë 12.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Kudusi Shahu.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.07.2025.

18
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.18

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 600, datë 19.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 8/2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 600, datë 19.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.07.2025.

19
20
21
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.21

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 612, datë 13.01.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.07.2025.

  • Dhomë këshillimi
    All day
    2025.07.21

    Ditën e hënë, më datë 21.07.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 15/2023, datë 14.04.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Bahiti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 612, datë 13.01.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Seancë publike
    All day
    2025.07.21

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 21.07.2025, ora 09:30, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea.

    Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesja e seancës gjyqësore konstatoi prezencën e përfaqësuesit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho dhe mungesën e subjektit të rivlerësimit znj. Majlinda Andrea, e cila nuk ishte e pranishme as në seancën e mëparshme.

    Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të marrë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 14.07.2025, kryesuesja relatoi se në Kolegj ka mbërritur përgjigjja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGj), në të cilën konfirmohet mosnxjerrja e një akti për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea, përgjigje e cila u është përcjellë palëve.

    I pyetur për një qëndrim lidhur me këtë përgjigje, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodian Braho deklaroi se do të shprehet në konkluzionet përfundimtare.

    Trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës përgjigjen e KLGj-së dhe mbylli hetimin gjyqësor të çështjes.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, z. Braho deklaroi se Këshilli i Lartë Gjyqësor është shprehur në përgjigjen e tij se nuk ka një vendim për përfundimin e statusit të magjistratit për znj. Majlinda Andrea, çka do të thotë që institucionet e juridiksionit të zakonshëm disiplinor kushtetues nuk kanë ushtruar kompetencat e kryerjes së hetimit dhe procedimit disiplinor me qëllim shkarkimin e subjektit të rivlerësimit dhe humbjen e statusit të magjistratit. Z. Braho konstatoi se këto institucione janë në kushtet e mosveprimit dhe i kërkoi përfundimisht Kolegjit të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 660, datë 16.05.2023; të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit për znj. Majlinda Andrea pa një vendim përfundimtar, për shkak të humbjes së statusit të magjistratit.

    Trupi gjykues vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 23.07.2025, ora 15:00.

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

22
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.22

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 605, datë 21.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

    Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 605, datë 21.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 22.07.2025, në Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.07.22

    Ditën e hënë, më datë 22.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 22/2023, datë 25.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Kostandini kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 636, datë 15.03.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Rezarta Schuetz

    Relatore: Mimoza Tasi

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.07.22

    Ditën e martë, më datë 23.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 55/2023, datë 24.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 704, datë 09.10.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elidon Hysenaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Mimoza Tasi

    Relatore: Rezarta Schuetz

    Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

23
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.23

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23.07.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho. 

    Në këtë seancë, subjekti i rivlerësimit Kledian Llaho paraqiti parashtrimet e tij lidhur me ankimin e Komisionerit Publik duke mbajtur qëndrim lidhur me shkaqet e ankimit për të tria kriteret e vlerësimit.  Subjekti i rivlerësimit pretendoi se ato nuk bazohen në prova dhe në ligj, por vetëm në dyshime dhe percepetime të gabuara. Subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit të çelë hetimin gjyqësor të çështjes, duke pranuar në cilësinë e provës disa akte që i paraqiti në mbështetje të pretendimeve të tij, bashkëlidhur parashtrimeve. Gjithashtu, subjekti i rivlerësimit i kërkoi Kolegjit t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për të administruar vendimin gjyqësor të një çështjeje penale që është pjesë e ankimit. Sa i përket shkaqeve të ankimit për kriterin e kontrollit të figurës, z. Llaho deklaroi se nëse do t’u jepet peshë informacioneve të organeve ligjzbatuese, ato duhet të ballafaqohen dhe rezultatet të mos nxirren bazuar në dyshime apo informacione të pakonfirmuara dhe të paplota. 

    Në vijim, subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme mbajtën qëndrim lidhur me disa denoncime të publikut, duke i kërkuar trupit gjykues që të mos i hetojë ato. 

    Në vijim trupi gjykues vendosi: 

    -  Të çelë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të administrojë në cilësinë e provës aktet shkresore të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, të cituara sipas procesverbalit të seancës gjyqësore. 

    – Të pranojë kërkesën e palëve për të administruar vendimin gjyqësor të çështjes penale që kanë referuar, vendim i cili, pasi të administrohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, do t’u përcillet palëve. 

    – Të mos hetojë lidhur me denoncimet, bazuar në nenin 53 të ligjit nr. 84/2016, e në konsideratë edhe të qëndrimit të mbajtur lidhur me to nga përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. 

    – Të njihet në mënyrë të drejtpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. 

    Në kuadër të kësaj vendimmarrjeje trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore në datën 30.07.2025, në orën 11:00, duke i ftuar palët të jenë të përgatitura edhe për konkluzionet përfundimtare. 

    Seanca gjyqësore do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.  

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.23

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 43/2024, datë 05.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 802, datë 23.09.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Flora Çela. 

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: 

    Ndryshimin e vendimit nr. 802, datë 23.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Flora Çela. 

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 23.07.2025. 

  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.23

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 27/2023, datë 04.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 660, datë 16.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Majlinda Andrea. 

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 660, datë 16.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Andrea. 

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

    U shpall në Tiranë, sot, më datë 23.07.2025. 

  • Njoftim vendimi
    00:50
    2025.07.23

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 18/2023, datë 09.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 630, datë 03.03.2023. 

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 

    Lënien në fuqi të vendimit nr. 630, datë 03.03.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Ajasllari. 

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. 

    U shpall sot, më datë 23.07.2025, në Tiranë. 

24
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.24
    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.07.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane.
    Kryesuesja e seancës gjyqësore bëri me dije se në Kolegj kishin mbërritur përgjigjet e dyta të Furnizuesit të Shërbimit Universal Tiranë, Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Drejtoria Rajonale Fier si dhe Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve Sh.A, dhe u ishin përcjellë palëve, të cilat konfirmuan njohjen me to.
    Përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Adnan Xholi, në qëndrimin që mbajti lidhur me përgjigjet, konstatoi se nuk ekzistojnë kopje aktesh, në bazë të të cilave të jenë lidhur kontrata mes këtyre enteve dhe subjektit të rivlerësimit.
    Subjekti i rivlerësimit deklaroi se u konfirmua qëndrimi i mbajtur prej tij në seancën e mëparshme, të datës 14.07.2025, se përgjigjet e institucioneve kanë qenë shteruese, pasi kontrata të tilla nuk ekzistojnë.
    Në vijim, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj disa pyetjeve të relatores në funksion të shqyrtimit të çështjes.
    Pasi administroi në cilësinë e provës përgjigjet e institucioneve dhe qëndrimet e palëve të mbajtura gjatë seancës së sotme, trupi gjykues vendosi mbylljen e hetimit gjyqësor të çështjes dhe i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.
    Gjatë paraqitjes së tyre, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme deklaroi se edhe gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e ankimit. Z. Xholi vlerësoi se subjekti i rivlerësimit ndodhet në kushtet e deklarimit të pasaktë dhe të pamjaftueshëm dhe nuk mbulon me burime të ligjshme pasurinë e tij. Sa i përket vlerësimit të aftësive profesionale, z. Adnan Xholi i kërkoi Kolegjit që, mangësitë e përsëritura, të vërejtura gjatë ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, t’i vlerësojë së bashku me problematikat në kriterin e vlerësimit të pasurisë, duke vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.
    Subjekti i rivlerësimit vijoi me konkluzionet përfundimtare, duke dhënë në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e tij në përgjigje të shkaqeve të ankimit e në referencë të provave në dosje, si dhe duke i kërkuar përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 598, datë 13.12.2022.
    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë në datën 29.07.2025, në orën 14:00.
    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
25
26
27
28
29
  • Njoftim vendimi
    All day
    2025.07.29

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 56/2024, datë 27.12.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 811, datë 08.11.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Eranda Laze.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Ndryshimin e vendimit nr. 811, datë 08.11.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eranda Laze.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 29.07.2025, në Tiranë.

  • Njoftim vendimi
    19:09
    2025.07.29

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 598, datë 13.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane.

    Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Ndryshimin e vendimit nr. 598, datë 13.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.

    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

    U shpall sot, më datë 29.07.2025, në Tiranë.

30
  • Seancë publike
    All day
    2025.07.30

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 30.07.2025, ora 11:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 11/2023, datë 10.03.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022, për subjektin e rivlerësimit Kledian Llaho.

    Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme gjyqësore, të zhvilluar më datë 23.07.2025, kryesuesja bëri me dije se trupi gjykues ishte njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të çështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë. Gjithashtu, ajo informoi se në Kolegj kishte mbërritur dokumentacioni i kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë dhe u ishte vënë në dispozicion palëve, të cilat konfirmuan njohjen me të.

    Lidhur me këtë dokumentacion, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme z. Altin Dumani, u shpreh se duhet të administrohet i gjithi dhe t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Sa i përket vlefshmërisë dhe provueshmërisë së tij, z. Dumani rezervoi të drejtën të paraqiste qëndrimin e tij gjatë konkluzioneve përfundimtare.

    Në këtë kuadër, subjekti i rivlerësimit deklaroi se në referencë të ankimit, objekt shqyrtimi duhet të bëhen vetëm vendimmarrjet që përfshijnë periudhën kohore nga data 23.10.2024 deri më datë 25.11.2024, pasi pjesa tjetër e dokumentacionit nuk ka lidhje me çështjen dhe nuk paraqet interes për të.

    Pasi dëgjoi qëndrimet e palëve, trupi gjykues vendosi të administrojë në cilësinë e provës të gjithë dokumentacionin e dërguar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

    Në vijim, referuar informacionit të klasifikuar me të cilin ishte njohur trupi gjykues, subjekti i rivlerësimit paraqiti një kërkesë, nëpërmjet së cilës i kërkoi Kolegjit t’i drejtohej Shërbimit Informativ të Shtetit për të verifikuar objektivitetin dhe vërtëtësinë e këtij informacioni. Trupi gjykues, pasi dëgjoi edhe qëndrimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme lidhur me këtë kërkesë, vendosi të mos e pranojë, si të pabazuar në ligj e në prova.

    Pasi palët deklaruan se nuk kishin kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe i ftoi palët në paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare të çështjes.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se mbetet e provuar që subjekti i rivlerësimit gjendet në kushtet e deklarimit kontradiktor, të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa, sa i përket kriterit të figurës, nga informacioni i organeve ligjzbatuese përfitohen indicie se integriteti i tij duhet të konsiderohet me mangësi. Lidhur me kriterin e aftësive profesionale, z. Dumani deklaroi se subjekti i rivlerësimit nuk ka treguar diligjencë për të shmangur gjendjen në kushtet e konfliktit të interesit dhe rrjedhimisht ndodhet në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i kërkoi përfundimisht Kolegjit ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Kledian Llaho.

    Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, subjekti i rivlerësimit deklaroi se ankimi i Komisionerit Publik, i mbështetur edhe nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, është i pabazuar në ligj e në prova, por vetëm në perceptime subjektive, si dhe është në kundërshtim të plotë me parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Subjekti i rivlerësimit deklaroi se provat në dosje dëshmojnë se ka arritur nivel të besueshëm në të tria kriteret e vlerësimit, të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, si dhe i kërkoi përfundimisht Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 607, datë 22.12.2022.

    Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues vendosi të tërhiqet në dhomë këshillimi për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 01.08.2025, ora 10:00.

    Seanca gjyqësore do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

31
  • Njoftim
    All day
    2025.07.31

    Ditën e enjte, më datë 02.10.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 31/2023, datë 17.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Armand Gurakuqi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 652, datë 28.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.07.31

    Ditën e enjte, më datë 25.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 26/2023, datë 29.06.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 649, datë 24.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Albana Shtylla

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.07.31

    Ditën e hënë, më datë 29.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 37/2023, datë 02.08.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 650, datë 27.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ylli Pjetërnikaj.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Natasha Mulaj

    Relatore: Albana Shtylla

    Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

    Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

  • Njoftim
    All day
    2025.07.31

    Ditën e martë, më datë 30.09.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 647, datë 14.04.2023.

    Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

    Kryesuese: Ina Rama

    Relator: Sokol Çomo

    Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

    Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.

Gusht
Gusht
Gusht

Info për kalendarin


 

 Ditë njoftimi

 

 Ditë seance

 

 Ditë vendimi

 

 Dhomë këshillimi

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2023, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që do të ushtrojë këtë funksion për një mandat 3-vjeçar, duke filluar nga data 27.07.2023. 

Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi i zgjedhur në mënyrë unanime kandidati Sokol Çomo. 

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30.06.2023. 

Z. Sokol Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27.07.2023, kur mbaron mandatin Kryetarja në detyrë, znj. Albana Shtylla.

Gjykata_Kushtetuese_e_Shqipërisë_logo.svg
Gjykata Kushtetuese
Webp.net-resizeimage-3
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Institucioni i Komisionerëve Publikë
small_md
Ministria e Drejtesise
logo
Gjykatat e Republikës së Shqipërisë
kld
Këshilli i Lartë Gjyqësor
ILDKPKI
ILDKPKI