Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.59/2020, datë 16.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Saliko kundër vendimit nr. 284, datë 03.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 21.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:         Natasha Mulaj

Relator:              Ardian Hajdari

Anëtarë:             Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo