Ditën e enjte, më datë 11.02.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.55/2019 datë 29.10.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.