Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 26.02.2021, është paraqitur nga paditësi, kërkuesi Tom Dedaj çështja JD nr.1/2021 me palë të paditur: Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me objekt “Deklarimin të paligjshëm dhe shfuqizimin e vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Tom Dedaj, etj”.
Në datën 05.03.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtar: Ardian Hajdari
Gjyqtare: Ina Rama
Relatore e çështjes: Rezarta Schuetz