Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.9/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 318, datë 03.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Kujtim Luli.
Sot, në datën 10.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama