Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.10/2021, datë 02.03.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Silvana Pani kundër vendimit nr. 303, datë 05.10.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 10.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo