Sot, më datë 10.03.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 1/2020, datë 08.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Kulluri kundër vendimit nr. 202, datë 06.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Albana Shtylla.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 1/2020, datë 08.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:        Sokol Çomo

Relator:          Ardian Hajdari

Anëtarë:          Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz