Sot, më datë 20.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Albana Shtylla.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 12/2020, datë 04.03.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:     Rezarta Schuetz

Relator:          Sokol Çomo

Anëtarë:         Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla