Ditën e hënë, më datë 21.06.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.3/2020 datë 14.01.2020 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.