Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.55/2019 datë 29.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Madani.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 173, datë 01.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Artan Madani.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.05.2021.