Sot, më datë 04.06.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 58/2019, datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër kundër vendimit nr. 180, datë 18.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Sokol Çomo.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 58/2019, datë 12.11.2019, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo