Ditën e mërkurë, më datë 14.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.52/2019 datë 22.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.