Ditën e mërkurë, më datë 28.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.61/2019 datë 10.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.