Ditën e enjte, më datë 22.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.58/2019 datë 12.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.