Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2021, datë 14.01.2021, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Gentian Lile, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 320, datë 09.12.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Lile.
  2.  Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.07.2021.