Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2021, datë 21.07.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Evjeni Sinojmeri kundër vendimit nr. 378, datë 30.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 26.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama