
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 15.12.2025, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 45/2023, datë 12.10.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 682, datë 10.07.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enklid Gjini.
Në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, kryesuesja e seancës bëri me dije se trupi gjykues është njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, të njohur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në kuadër të cështjes, pranë institucioneve ligjzbatuese që e administrojnë atë.
Po në vijim të vendimit të ndërmjetëm të seancës së mëparshme, përfaqësuesi i Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z. Klodjan Braho deklaroi se, në funksion të përgatitjes së një kërkimi përfundimtar të qartë e objektiv, i është drejtuar zyrtarisht organit ligjzbatues për t’u njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me informacionin e klasifikuar, gjë që nuk është mundësuar ende për shkaqe të pavarura prej tij. Për këtë arsye z. Klodjan Braho kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore në një datë të arsyeshme, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues.
Seanca publike e radhës do të zhvillohet në datën 12.01.2025, ora 10:00, në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
