Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 46/2024, datë 11.11.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 803, datë 01.10.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenet 451, shkronja “b” e 463 të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Pushimin e shqyrtimit të çështjes (JR) nr. 46/2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 803, datë 01.10.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit Periand Teta.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 03.02.2026, në Tiranë.