Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 35/2024, datë 06.09.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Saimir Nazifi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 777, datë 25.06.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 777, datë 25.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Saimir Nazifi.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 18.02.2026, në Tiranë.