
Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2026, ora 09:30, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Luan Kaloçi, për rishikimin e vendimit (JR) nr. 8, datë 23.10.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
