Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2026, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Fatos Lulo, për rishikimin e vendimit (JR) nr. 3, datë 17.07.2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Mimoza Tasi

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.