Në datë 04.03.2026, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Mimoza Tasi, e caktuar anëtare në çështjen nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023, që i përket kërkesës së kërkueses Entela Prifti, me objekt: Rishikimi i Vendimit nr. 34, datë 02.12.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Mimoza Tasi është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 20, datë 03.03.2026, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Natasha Mulaj (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes nr. 9-3/2019 (JR), datë 06.02.2023, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz