Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 10:40, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Bledar Abdullai për rishikimin e vendimit (JR) nr. 13, datë 20.06.2019, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.