
Ditën e martë, më datë 24.03.2026, ora 16:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Madani për rishikimin e vendimit (JR) nr. 12, datë 12.05.2021, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.
