
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr. 55 – 4/ 2018, datë 24.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Fatos Lulo për rishikimin e vendimit (JR) nr. 3, datë 17.07.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Fatos Lulo për rishikimin e vendimit (JR) nr. 3, datë 17.07.2018 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 11.03.2026.
